• Banner

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Duke dhënë shpirt 

Origjinali: As I lay dying

Gjinia: Roman

Autori: William Faulkner

Shqipëroi: Granit Zela

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2019

Fq. 247

Pesha: 0.430 kg

ISBN: 978-9928-261-25-0

Mbi librin

Romani “Duke dhënë shpirt” (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës. Folkneri ka pohuar se koncepti për romanin e tij të pestë përbëhej nga marrja e një familjeje dhe përballja e saj me dy gjëmat më të mëdha me të cilat mund të përballet njeriu: përmbytja dhe zjarri. Duke dhënë rravgimet e Bandrenëve për të përmbushur amanetin e nënës së tyre për t’u varrosur në Xheferson, hulumtohet gjendja ekzistenciale e të bardhëve të varfër në qarkun e Joknapatofës, i cili këtu përmendet për herë të parë. Ndër veprat më të shquara të Folknerit, ky është romani më i lexuar, i përshtatur dhe i vënë në skenë si dramë, dhe i realizuar si film dramatik në vitin 2013.

Titulli është marrë nga thirrja e fantazmës së Agamemnonit, kur i drejtohet Odiseut: “Me krah’t e mi unë desha ta mbuloj,/ po një shpatë në çast më shojti,/ Ah bushtra grua më pa duke dhënë shpirt/ por as u afrua të m’i mbyllte sytë.” Edi, duke folur nga bota e të vdekurve, i bën jehonë gjendjes së Agamemnonit, megjithatë Bandrenët nuk ngjajnë me aventurierë heroikë, megjithëse shfaqin kurajë dhe qëndresë të jashtëzakonshme. Statusi i tyre i ulët shoqëror dhe idengulitjet (obsesionet) egoiste e shndërrojnë udhëtimin e tyre më shumë në farsë tragjike folkneriane, farsë të epikes, ndërsa tragjedinë familjare e përshkon humori i zymtë dhe ironik.

Si gjetkë, në dekadën e madhërishme të Folknerit romancier (1929-1939), vizioni i romancierit u ndesh me tmerret e familjeve dhe jetës në bashkësi dhe paraqiti vlerën e qëndresës stoike. Ironia e Folknerit pranëvë realitetet mospërkuese të unit, prindit, fëmijës, së shkuarës dhe së ardhmes. Trupi që po kalbet i Edi Bandrenit është, natyrisht, imazhi më grotesk. Ndërkohë, të gjithë kanë motive të fshehta për të bërë udhëtimin nga Frençmenbendi në Xheferson. Ensi do të vërë protezën e dhëmbëve, Keshi do të blejë një gramafon, Djui Delli të ndërpresë shtatzëninë dhe Vardamani lakmon një tren lodër. Bërja njësh e guximit me grotesken dhe heroiken, qesharakes dhe hakmarrjes, mëshirës dhe tmerrit, krijon një agoni mes jetës dhe vdekjes. Absurditeti i gjendjes ekzistenciale shoqërohet me një aspekt heroik që bëhet njësh me përqeshjen e heroikes.

Ky roman i çuditshëm, qesëndisës dhe i tmerrshëm, paraqet dramën e një familjeje, ku secili personazh kërkon të tërën që s’mund të krijohet dhe që ndoshta s’ka ekzistuar kurrë. Folkneri e quajti një “tour de force”. Romani rrëfehet me 59 monologë me gjatësi të ndryshme. 7 rrëfimtarët në vetë të parë të së njëjtës familje janë të ndarë në kapituj të shkurtër të kombinuar, duke e bërë romanin të lexohet gati si një dramë, me monologë të njëjtësuar (identifikuar) me emrat e folësve. Shumica e tyre përfaqësojnë mendimet e vetë Bandrenëve: Ensi, burri dhe babai, rrëfen 3 kapituj; Edi, gruaja dhe nëna, 1; Keshi, djali i madh, 5; Darli, djali i dytë, 19; Xhuëlli, djali i tretë, 1; Djui Delli, fëmija i katërt, një vajzë adoleshente shtatzënë, 4; dhe Vardamani, djali më i vogël, 10.

Gjashtëmbëdhjetë monologë rrëfehen nga tetë personazhe që nuk janë pjesëtarë të familjes Bandren: Kora 3, Talli 6, Pibadi 2, Armstidi 1, Samsoni 1, Uitfildi 1, Mekgouëni 1 dhe Moselej 1. Kori prej tetë fqinjësh dhe banorësh të qytezës jep këndvështrimet e të huajve për atë që ngjan si një odiseadë groteske, ngaqë rrugëtimi për përmbushjen e amanetit të Edit për t’u varrosur në Xheferson, afër njerëzve të saj të gjakut, fillon vetëm tri ditë pasi ajo ka vdekur dhe vazhdon gjashtë ditë nëpër vapën e korrikut në Misisipi. Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm. Informacioni i fshehur përfshin sekrete që personazhet përpiqen t’i ruajnë dhe ne si lexues marrin pjesë në dinamikën familjare të së fshehtës, duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë nuk na është treguar.

Granit Zela

(Pjesë nga parathënia)

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261250
ean13
9789928261250
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000310

Botuesi: Botimet Dudaj

Nje trendafil per Emiline, William Faulkner

Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit.

Çmimi 5,45 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritë e gushtit, William Faulkner

Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Teze Mikelina, Luigi Pirandello

Përmbledhja me tregime, që i ofrohet lexuesit shqiptar nga autori i mirënjohur Pirandelo, përfshin pesëmbëdhjetë tregime, që përshkruajnë copëza të jetës italiane, botën e vogël të familjeve provinciale. Ai mjedis i diktuar nga thashethemnajat e kohës, përcakton dhe jetën e karakteret e personazheve.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001488

Botuesi: IDK

Kronikat e Travnikut, Ivo Andric

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Xhevdet beu dhe të bijtë, Orhan Pamuk

"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 12,88 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000977

Botuesi: Dituria

Foleja e neperkave, Francois Mauriac

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë nderi në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja...

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Asketika, Nikos Kazanxaqis

Si brenda dy trikëndëshash barabrinjës të mbivendosur: Guxim, Qëndresë, Dyluftim. Arma mjet: dinamit kundër padijes, nënshtrimit, shkrehjes, lëshimit, bindjes së verbër, si dhe shpërfilljes ndaj epidemisë që shfaros kulturën, kudo ku simptoma shfaqet. Tipari themelor përmbajtësor: kundërvënia e të kundërtave, por: nën finalitetin për t’i bërë bashkë ato...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000556

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001068

Botuesi: Dituria

Perënditë kanë etje, Anatol Frans

Ngjarjet zhvillohen në çastin më dramatik të Revolucionit Frëng të 1793, në periudhën e diktaturës jakobine. Ringjallet jeta e Parisit revolucionar dhe vizatohen personazhe të paharruara.

Çmimi 7,43 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)