• Banner

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez
  • Per dashurine dhe demone te tjere, Gabriel Garcia Marquez
  • Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Për dashurinë dhe demonë të tjerë
Origjinali: Del amor y otros demonios
Gjinia: Roman
Autori: Gabriel García Márquez
Shqipëroi: Erion Karabolli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 191
Pesha: 0.286 kg.
ISBN: 978-9928-261-10-6

Mbi librin

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.

Sierva Maria duket krejt e padëmtuar – por, ndërsa thashethemet për sëmundjen e tërbimit përhapen, markezi dhe gruaja e tij, habiten me shëndetin e saj që vijonte të ishte mirë. Në një qytet të mbërthyer nga supersticioni, nuk do të kalojë shumë kohë derisa ata apo kushdo tjetër, ta shohin mbijetesën e saj si të pushtuar nga djalli dhe fuqitë e saj të mbinatyrshme, si shkaktaret e fatkeqësive të qytetit.

Vetëm një prift i ri në moshë, i ngarkuar me detyrën për të përzënë shpirtin e keq, kupton shëndetin e mirë të vajzës. Por a mund ta bindë ai qytetin se nuk është vajza ajo që ka nevojë për shërim?

Komente mbi librin

"Një vepër krejt magjepsëse dhe e mprehtë ... García Márquez ruan një zë energjik dhe të jashtëzakonshëm, si dhe penën e një engjëlli."

Los Angeles Times Book Review

"I shkëlqyer dhe një lexim intensiv."

Time Out

"Njëkohësisht nostalgjik dhe satirik, një fabul brilante."

Sunday Times

"Një kryevepër e dhembshme, e mprehtë dhe e paharrueshme."

Daily Telegraph

"Një arritje e shkëlqyer dhe prekëse."

The New York Times Book Review

"Magjepsës ... Evokon ndjenjën e qytetë- rimit, ndërsa gama e emocioneve, që nga komikja e deri te mistikja, paraqet një arritje që rrallëherë gjendet në letërsi."

The Boston Globe

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261106
ean13
9789928261106
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2266

Botuesi: OMBRA GVG

Perëndia e mizave, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.

Çmimi 126,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000255

Botuesi:

Nate, Eli Vizel

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”

Çmimi 23,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mali magjik, vëllimi i parë dhe i dytë, Thomas Mann

Arena e veprimit në romanin e Manit është sanatoriumi Berghof, i cili jo vetëm gjeografikisht gjendet në male, por që, sikundër Mali magjik në veprat e vjetra, përfaqëson një botë të mbyllur hermetikisht. Izolimi i tij krijon kushte për një përqendrim karakteresh përfaqësues, veprimtaria e të cilëve pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore...

Çmimi 575,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)