• Banner

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 1
  • Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 1

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 1

Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çfiligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mirë.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gusht 1914, vëllimi i parë
Origjinali: Август 1914
Gjinia: Roman
Autori: Aleksandër Sollzhenjicin
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 656
Pesha: 0.818 kg.
ISBN: 978-9928-251-27-5

Fragment nga libri

Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çfiligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mirë.

Duke i ndërprerë turbullirat fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kërkojnë llogari.

Ne do të përgjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat.

Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshirë në rutinën e shërbimit, ku çifligarët bënin jetë të shthurur dhe mungonte detyrimi.

... Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbë të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbët... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251275
ean13
9789928251275
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001068

Botuesi: Dituria

Perënditë kanë etje, Anatol Frans

Ngjarjet zhvillohen në çastin më dramatik të Revolucionit Frëng të 1793, në periudhën e diktaturës jakobine. Ringjallet jeta e Parisit revolucionar dhe vizatohen personazhe të paharruara.

Çmimi 7,43 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Flokëkuqja, Orhan Pamuk

Është Stambolli i viteve '80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t'i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gitanjali, flijime kënge, Rabindranat Tagora

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Baudelaire, Jean - Paul Sartre

Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire – i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm moral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën a të Keqen.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)