Kategoritë

Botuesit

Autorët

Shalli i zi e tregime te tjera, Luigi Pirandello Shihe të plotë

Shalli i zi e tregime te tjera, Luigi Pirandello

Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes "Shalli i zi e tregime të tjera" konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të shkruara në fillim shekullin e XX, ato janë një radiografi e pamëshirmshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Shalli i zi e tregime të tjera
Origjinali: Novelle per un anno
Gjinia: Tregime
Autori: Luigi Pirandello
Shqipëroi: Mustafa Greblleshi
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2018
Fq. 176
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99956-35-82-2

Mbi librin

Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes "Shalli i zi e tregime të tjera" konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të shkruara në fillim shekullin e XX, ato janë një radiografi e pamëshirmshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot.

Një ndër lajtmotivet dominuese të këtyre novelave qëndron pikërisht në darën morale që pengon secilin prej nesh nga të jetuarit në mënyrë të shpenguar jetën dhe maskat që çdo individ është i detyruar të veshë për të qenë pjesë e shoqërisë.

Të ardhura në shqip me përkthimin mjeshtëror të Mustafa Greblleshit, këto novela ruajnë një shqipe të bukur.

Përmbajtja e librit

• Shalli i zi
• Nata e parë
• Tymi
• Erashka
• Djali tjetër
• Fraku i ngushtë
• Disa detyrime
• Dje dhe sot
• Bekimi

Mbi autorin

Luigi Pirandello është një ndër tregimtarët, dramaturgët, romancierët më në zë të letërsisë italiane. Fitues i çmimit Nobel më 1934, ai mbetet një ndër autorët më të dashur në Shqipëri. Novela të tjera nën titullin "Jeta lakuriq", janë botuar gjithashtu nga Botime ÇABEJ.