• Banner

  • Ka mbaruar
Njeqind vjet vetmi, Gabriel Garsia Markes
  • Njeqind vjet vetmi, Gabriel Garsia Markes

Njeqind vjet vetmi, Gabriel Garsia Markes

Është një roman plot me teprime gjeniale, me një fantazi moskokëçarëse e me një potencë figurative marramendëse - një vepër detajesh madhështore dhe e një kompozimi të rrallë.

7,81 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Njëqind vjet vetmi
Gjinia: Roman
Autori: Gabriel Garsia Markes
Përkthyer nga: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Botimet Enciklopedike
Viti: 2000
Fq. 400
Pesha: 0.409 kg

Mbi librin

Është një roman plot me teprime gjeniale, me një fantazi moskokëçarëse e me një potencë figurative marramendëse - një vepër detajesh madhështore dhe e një kompozimi të rrallë. Markesi shkroi një roman që në Europë nuk është shkruar dot deri tani dhe që ndoshta as që mund të shkruhet ndonjëherë: letërsi si reportazh i Krijimit, si rikujtesë magjike dhe si rebelim.

Ky libër të jep përshtypjen sikur është zanafilla e vetë natyrës. Makondoja dhe fisi i Buendiave janë kthyer në një simbol të realizmit magjik në Amerikën Latine dhe në një pasqyrë të jetës së këtij kontinenti. Krijuesi i këtij simboli fitoi famë botërore dhe Çmimin Nobel në vitin 1982.

 

Detajet e librit
Te tjere
SKU000594
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kosherja, Camillo José Cela

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Baudelaire, Jean - Paul Sartre

Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire – i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm moral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën a të Keqen.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Shalli i zi e tregime të tjera, Luigi Pirandello

Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes "Shalli i zi e tregime të tjera" konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të shkruara në fillim shekullin e XX, ato janë një radiografi e pamëshirmshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000556

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dita e mbetur, Kazuo Ishiguro

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)