Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Koha e dores se dyte, Svetllana Aleksievic
  • Koha e dores se dyte, Svetllana Aleksievic

Kohë e dorës së dytë, Svetllana Aleksievic

Fan Noli

Kërkoj një gjuhë. Njeriu ka shumë gjuhë: gjuha me të cilën flet me fëmijët e vegjël; gjuha me të cilën flet për dashurinë... Veç këtyre është edhe gjuha me të cilën i flasim vetes, ajo e bisedave me veten.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kohë e dorës së dytë
Origjinali: Время сэконд хэнд
Gjinia: Roman
Autori: Svetllana Aleksieviç
Shqipëroi: Xhimi Lazri
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 572
Pesha: 0.718 kg.
ISBN: 978-9928-251-09-1

Fragment nga libri

Kërkoj një gjuhë. Njeriu ka shumë gjuhë: gjuha me të cilën flet me fëmijët e vegjël; gjuha me të cilën flet për dashurinë... Veç këtyre është edhe gjuha me të cilën i flasim vetes, ajo e bisedave me veten.

Çfarë dëgjon në rrugë është ndryshe nga çfarë dëgjon në punë apo nëpër udhëtime. Fjalët, po e po që ndryshojnë, por seç ka edhe diçka tjetër. Njeriu, madje, ndryshe flet në mëngjes e ndryshe në mbrëmje.

Puna është se ajo për çfarë bisedojnë në mbrëmje me njëri – tjetrin dy njerëz, fshihet krejtësisht nga historia. Ne merremi vetëm me historinë e qenies njerëzore gjatë ditës. Vetëvrasja është temë mbrëmësore, ajo ndodh kur njeriu gjendet në kufijtë e qenies e të mosqenies.

Mes realitetit dhe ëndrrës. Jam përpjekur të kuptoj me përpikmërinë më të madhe ç'do të thotë të jesh njeri i ditës.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251091
ean13
9789928251091
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2295

Botuesi: Zambaku

Uri, Knut Hamsun

Knut Hamsun me romanin e tij "Uri" ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1920. Vepra ka hyrë në kolanën e klasikëve të artë norvegjezë edhe me paralelizmin që bën mes jetës së shkrimtarëve të tjerë.
550 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Dita e mbetur, Kazuo Ishiguro

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Asketika, Nikos Kazanxaqis

Si brenda dy trikëndëshash barabrinjës të mbivendosur: Guxim, Qëndresë, Dyluftim. Arma mjet: dinamit kundër padijes, nënshtrimit, shkrehjes, lëshimit, bindjes së verbër, si dhe shpërfilljes ndaj epidemisë që shfaros kulturën, kudo ku simptoma shfaqet. Tipari themelor përmbajtësor: kundërvënia e të kundërtave, por: nën finalitetin për t’i bërë bashkë ato...
500 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Endacaku Knulp, Herman Hes

Në një epokë të trazuar, vepra e Hesit sugjeron të bashkojë etikën me estetikën, traditën dhe modernitetin në një vizion të botës së hapur drejt së ardhmes.  
220 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2

Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Alfabete, Seamus Heaney

Mu bë zakon po ashtu të dëgjoja buçitjet e shkurtra të gjuhëve të huaja ndërsa rrotulla e njehsorit shkonte drejt BBC – së deri tek Radio Eireann, prej intonacionit londinez e deri tek ai dublinas dhe megjithë që nuk kuptoja se përse bëhej fjalë në atë murmurimë të parë me atë të folur gryke e fishkëllyese europiane, unë gati kisha filluar udhëtimin në...
900 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Flokëkuqja, Orhan Pamuk

Është Stambolli i viteve '80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t'i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Buzuku

Zëra nga Çernobili, Svetllana Aleksieviç

Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar.
680 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.
1 500 Lekë
More