Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man
  • Budenbroket, Roman 2, Tomas Man
  • Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

SKU000556
OMSCA-1

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Budenbrokët, historia e rënies së një familjeje, vëllimi ll
Origjinali: Buddenbrooks, Verfall einer familie
Gjinia: Roman
Autori: Tomas Man
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Omsca-1
Viti: 2004
Fq. 344
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-99927-40-96-5

Mbi librin

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit, pronarit të firmës tregtare "Johan Budenbrok".

Johani është gjyshi, themeluesi i firmës në shekullin XVIII. Ai ishte furnizues i ushtrisë prusiane dhe firma e tij ishte një nga sipërmarrjet më të mëdha të Lybekut, qytetit ku zhvillohen ngjarjet. Tomasi i ngjan të atit, i cili kishte talent ne fushën tregtare.

Familja e Budenbrokëve është tepër e nderuar në qytetin e tyre dhe përfaqëson ajkën e aristokracisë. Por, problemet për familjen nisin me revolucionin e 1848. Një klasë e re individësh shfaqen, "pasanikët e rinj" që janë të etur për të zënë një rang të lartë shoqëror dhe në këtë mënyrë u bëjnë një konkurrencë më të ashpër firmave te vjetra tradicionale. Pikërisht në këto momente shfaqen dështimet e para ne tregti: spekulimet gëlojnë, një partner i vjetër falimenton.

Kur Tomasi merr në dorë firmën, pas vdekjes së të atit, duket sikur ajo e merr veten. Ai i mbërthen me vendosmëri frenat e drejtimit, por në jetën e tij nisin dyshimet dhe ligështimet. Djali i tij, Hano, trashëgimtari i dëshiruar për një kohë të gjatë, nuk duket aspak i priru për tregti: ai është një fëmijë tepër i ndjeshëm dhe ka apsion muzikën. Kur Hanoi vdes nga tifoja në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, i ati nuk e përballon dot jetën pa të. Më pas ai shet firmën dhe dinastia e Budenbrokëve shuhet.

 

Detajet e librit
SKU000556

Referencat specifike

isbn
9789992740965
ean13
9789992740965
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Kronikat e Forsajtëve, Shoqëruesja, John Galsworthy

Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 1, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
800 Lekë
More

Botuesi: IDK

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
950 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kosherja, Camillo José Cela

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000255

Botuesi:

Nate, Eli Vizel

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”
200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Teze Mikelina, Luigi Pirandello

Përmbledhja me tregime, që i ofrohet lexuesit shqiptar nga autori i mirënjohur Pirandelo, përfshin pesëmbëdhjetë tregime, që përshkruajnë copëza të jetës italiane, botën e vogël të familjeve provinciale. Ai mjedis i diktuar nga thashethemnajat e kohës, përcakton dhe jetën e karakteret e personazheve.
600 Lekë
More

Botuesi: Albas

Komediania, Wladyslaw Stanislaw

 Pagesa që merr, nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Roli i madh që i ishte premtuar, i hiqet. Si rezultat i dështimeve, ajo arrin një pikë kritike: e sëmurë, e vetmuar, e lodhur nga lufta për mbijetesë, e privuar nga shpresa për një ndryshim të fatit, ajo përpiqet t’i japë fund jetës. 
1 050 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000256

Botuesi:

Tonio Kregeri, Tomas Man

TitulliTonio KrëgeriNovelëAutoriTomas ManPërktheuDonika OmariShtëpia botueseABC, 2007f. 96Pesha: 0.1 Kg.
200 Lekë
More

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 1, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,
700 Lekë
More

Referenca: 2209

Botuesi:

Lumturia, Tomas Man

Titulli: LumturiaGjinia: TregimeAutori: Tomas ManShqipëroi: Gëzim HalilajShtëpia botuese: ABCViti: 2007Fq. 137Pesha: 0.14 kgISBN: 978-99943-890-7-0  
200 Lekë
More