Armik, mik, i dashur, Alice Munro
  • Armik, mik, i dashur, Alice Munro

Armik, mik, i dashur, Alice Munro

Botimet Dudaj

Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar. Fabulat e shtrira dhe shtjellimi i personazheve në shtresëzime të shumta afirmojnë kompleksitetin e pathjeshtëzueshëm të natyrës njerëzore.

126,50 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Armik, mik, i dashur ...
Origjinali: Hateship, Friendship, Courtship, Loveship, Marriage
Gjinia: Tregime
Autori: Alice Munro
Shqipëroi: Pranvera Xhelo
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2017
Fq. 364
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-176-26-4

Komente mbi librin

"E patëmetë dhe e pakrahasueshme... Një përmbledhje plot me perla... Kur është fjala për të evokuar pasigurinë e jetës dhe paparashikueshmërinë e dashurisë dhe dëshirës së ndaluar, Munro është klas më vete... Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar. Fabulat e shtrira dhe shtjellimi i personazheve në shtresëzime të shumta afirmojnë kompleksitetin e pathjeshtëzueshëm të natyrës njerëzore."

Houston Chronicle

"Disa ngjarje... mund ta ndryshojnë krejtësisht perceptimin se si duhet jetuar jeta. Për mbi 30 vite, Alice Munro ka prodhuar volume rrëfenjash të kësaj cilësie... Ky libër bart plot befasi, bashkë me ndjesinë e pakursyer të urtësisë se, ashtu si gjithë elikzirët, dashuria ngërthen në vetvete barabar ujë e zjarr."

The Wall Street Journal

"Këto nëntë tregime të befasojnë aq fuqishëm dhe të emocionojnë aq shpejt, saqë, si me çdo vepër të madhe arti, joshesh të mendosh se mund të arrihet të përshkruhen a të përmblidhen..., por ato assesi nuk mund të perifrazohen... Nganjëherë ato janë mrekullisht të gjalla... Kjo autore mund të na hipnotizojë me strukturën dhe ngjyrën e diçkaje po aq të rëndomtë sa keçapi."

Ann Beattie, "The Globe and Mail"

Mbi autoren

Alice Munro është rritur në Uingem, Ontario, dhe ka ndjekur Universitetin e Ontarios Perëndimore. Ka botuar mbi dhjetë përmbledhje me tregime, si dhe një roman, "Jetët e grave dhe të vajzave".

Gjatë karrierës së saj të spikatur është nderuar me shumë çmime dhe trofe, përfshirë tre Çmime Letrare të Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, Çmimin "Giller", Çmimin "Rea" për Tregimin e Shkurtër, Çmimin Letrar "Lannan", Çmimin "W.H. Smith" për Librin, që jepet në Angli, Çmimin e Rrethit Kombëtar të Kritikës Letrare të Shteteve të Bashkuara dhe një Çmim Ndërkombëtar "Man Booker". Tregimet e saj janë botuar në "The New Yorker", "The Atlantic Monthly", "The Paris Review".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176264
ean13
9789928176264
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Vintage

Green Hills of Africa, Ernest Hemingway

From the thrill, frustration and excitement of the hunt for big game to whisky and soda, fresh butter and Viennese dessert with friends, Hemingway articulates a zest of life, brilantly capturing the landscape of the African continent and its wildlife.
167,90 SEK
More

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.
172,50 SEK
More

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU000256

Botuesi:

Tonio Kregeri, Tomas Man

TitulliTonio KrëgeriNovelëAutoriTomas ManPërktheuDonika OmariShtëpia botueseABC, 2007f. 96Pesha: 0.1 Kg.
23,00 SEK
More

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.
109,25 SEK
More

Referenca: SKU000440

Botuesi: Koha Ditore

Muri, Zhan Pol Sarter

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.
102,35 SEK
More

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
230,00 SEK
More

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.
80,50 SEK
More

Botuesi: Onufri

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.
172,50 SEK
More

Botuesi: Zenit Editions

Udhëtim në Malin e Shenjtë, Nikos Kazanxaqis

"Je dhi"- i thosha, shpesh, shpirtit dhe mundohesha të qeshja për të mos ia plasur vajit, "je dhi o shpirt i ngratë; ke uri dhe, në vend që të hash mish e bukë e të pish verë, merr një letër të bardhë dhe shkruan: mish, bukë , verë. Dhe ha letrën".
57,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000324

Botuesi: Ideart

Virgjëresha shqiptare, Alice Munro

Seksualiteti, faktori gjinor dhe roli i tyre në përcaktimin e pozitës shoqërore të femrës që e ngacmoi autoren të shkruajë tregimin Virgjëresha shqiptare. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit për revistën Queen's Quarterly, në 22 qershor 2005, ajo thotë: "Dikur shkrova një tregim rreth Shqipërisë, i cili më ka pëlqyer shumë."
34,50 SEK
More