Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
I nderruari i shejtanit, Kenzaburo Oe
  • I nderruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

I nderruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Vlerësimi 

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.

1 000,00 Lekë
Sasia
Në gjendje

  • Security policy (edit with Customer reassurance module) Security policy (edit with Customer reassurance module)
  • Delivery policy (edit with Customer reassurance module) Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
  • Return policy (edit with Customer reassurance module) Return policy (edit with Customer reassurance module)
Përshkrimi

Titulli: I ndërruari i shejtanit
Origjinali: The changeling
Gjinia: Roman
Autori: Kenzaburo Oe
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 480
Pesha: 0.617 kg.
ISBN: 978-9928-06-155-3

Mbi librin

Ndërsa Kogito po kërkonte kuturu, duke u rrekur të fuste fishën e kufjes në folenë e duhur, krejt pamendje duhet të ketë shtypur butonin PLAY ose ndoshta mjeti e kishte atë aftësi të niste automatikisht playback sa herë që merrte kasetën.

Sidoqoftë, pasagjerët e tjerë brenda vagonit të trenit të mbushur ngushtë e ngushtë, u duk se u alarmuan jashtëzakonisht shumë, kur një zë i lartë i një femre që të binte në vesh si e pacipë, befas nisi të buronte aty poshtë nën prehrin e Kogitos.

"Aaah!" klithi gruaja përmes altoparlantit të vogël. "Oh Zot! Më duket se po më del jashtë uterusi! Oh, jo, unë do të prishem! Oh perëndi! Po prishem! Aaah!". Siç e mësoi Kogito më vonë, kjo kasetë ishte një prej njëzetë regjstrimesh të ngjashme, sensacionale, kryer me një pajisje elektronike përgjimi të paligjshme.

Goros, të cilit ia kishte ënda gjëra të tilla, i qe mbushur mendja të blinte kasetat nga një koleg, njëfarë studio filmike diku, edhe po vriste mendjen si t'i hiqte qafe. Përderisa ai duket e kishte marrë përsipër se të shkundte Kogiton nga pak, ishte një nga misionet e jetës së tij.

Goro me djallëzi vendosi t'ia linte trashëgim koleksionin e "kasetave blu" kunatit, një tip librash si natyrë.

Komente mbi autorin

"Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen."

The Guardian

"... Historia japoneze ka hyrë në një fazë ku ne duhet ta shikojmë atë përmes syve të viktimave të energjisë bërthamore, të burrave dhe grave që kanë provuar guximin e tyre nëpërmjet vuajtjeve. Mësimi që nxjerrim nga katastrofa do të varet nga fakti nëse të mbijetuarit nuk do të përsërisin gabimet e të tjerëve."

The New Yorker

"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm."

The Paris Review

Mbi autorin

Kenzaburo Oe u lind në Ose – Uchiko më 31 janar 1935. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes ndërsa të mesmen në Matsuyama. Mbaroi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë, dega e Letërsisë Franceze, në Universitetin e Tokios. Filloi të botojë në vitin 1957, duke qenë nën ndikimet e letërsisë franceze dhe amerikane.

U martua në vitin 1960 me vajzën e një regjisori të njohur. Po këtë vit udhëtoi në Kinë ku u takua me Mao Ce Dunin. Një vit më pas në udhëtimin që bëri në Europë, u takua në Paris me Sartrin. Në vitin 1961, botoi novelat "Seventeen" dhe "The death of a Political Youth", frymëzuar nga vrasja politike e shtatëmbëdhjetë vjetarit Yamaguchi Otoya.

Ka tre fëmijë. Djali i madh, Hikari, që u lind me aftësi të kufizuara në vitin 1963, ka qenë personazh dhe lajtmotiv në shumë vepra të tij. Në vitin 1994, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Po këtë vit iu dha nga perandori "Urdhri i Kulturës së Japonisë", të cilin e refuzoi duke u deklaruar se: "Unë nuk njoh asnjë autoritet, asnjë vlerë, më të lartë se demokracia".

Kenzaburo Oe është mbajtës i nëntë çmimeve dhe urdhrave. Ka botuar pesëdhjetëepesë vepra të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Është tetëdhjetëenjë vjeç dhe jeton në Tokio.

Detajet e librit
OMBRA GVG
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Përshtypjet

Write your review

I nderruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

I nderruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.

Write your review
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Nje jete e qete, Kenzaburo Oe

Përshtypje(t): 0

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

Përshtypje(t): 0

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdises, Haruki Murakami

Përshtypje(t): 0

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Çmimi 1 600,00 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Përshtypje(t): 0

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 1 400,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Përshtypje(t): 0

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.

Çmimi 900,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: LIRA

Shenime për Hiroshimen, Kenzaburo Oe

Përshtypje(t): 0

Shënimet e Kenzaburo Oe – së për jetën e viktimave të shumta dhe përpjekjet e guximshme të mjekëve që përkujdeseshin për to, menjëherë pas bombardimit atomik dhe për shumë vite më vonë, zbulojnë përmasat e jashtëzakonshme të këtij shkatërrimi.

Çmimi 1 100,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Përshtypje(t): 0

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Në gjendje
16 produkte të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Përshtypje(t): 0

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.

Çmimi 960,00 Lekë Çmimi i rregullt 1 200,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Ne lindje te Edenit, John Steinbeck

Përshtypje(t): 0

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.

Çmimi 1 200,00 Lekë Çmimi i rregullt 1 500,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andric

Përshtypje(t): 0

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...

Çmimi 880,00 Lekë Çmimi i rregullt 1 100,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Përshtypje(t): 0

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 720,00 Lekë Çmimi i rregullt 900,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000255

Botuesi: ABC

Nate, Eli Vizel

Përshtypje(t): 0

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”

Çmimi 160,00 Lekë Çmimi i rregullt 200,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU001369

Botuesi: Tirana Times

Renia, Albert Camus

Përshtypje(t): 0

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.

Çmimi 560,00 Lekë Çmimi i rregullt 700,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Skanderbeg Books

Pese qoshet, Mario Vargas Llosa

Përshtypje(t): 0

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.

Çmimi 720,00 Lekë Çmimi i rregullt 900,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2266

Botuesi: OMBRA GVG

Perendia e mizave, William Golding

Përshtypje(t): 0

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

Çmimi 640,00 Lekë Çmimi i rregullt 800,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU001370

Botuesi: Tirana Times

Malone vdes, Samuel Beckett

Përshtypje(t): 0

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

Çmimi 640,00 Lekë Çmimi i rregullt 800,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Aksident naten, Patrick Modiano

Përshtypje(t): 0

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.

Çmimi 760,00 Lekë Çmimi i rregullt 950,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbroket, Roman 1, Tomas Man

Përshtypje(t): 0

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,

Çmimi 560,00 Lekë Çmimi i rregullt 700,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Përshtypje(t): 0

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.

Çmimi 480,00 Lekë Çmimi i rregullt 600,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok