Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Klani i Sorgumit te Kuq, Mo Yan
  • Klani i Sorgumit te Kuq, Mo Yan

Klani i Sorgumit të Kuq, Mo Yan

Onufri

Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për Letërsi me motivacionin: "Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Klani i Sorgumit të Kuq (kopertinë e trashë)
Origjinali: Hong gaoliang jiazu
Gjinia: Roman
Autori: Mo Yan
Shqipëroi: Iljaz Spahiu
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 544
Pesha: 0.988 kg.
ISBN: 978-9928-226-13-6

Mbi autorin

Mo Yan u lind më 17 shkurt të vitit 1955 në Gaomi të Provincës Shandong, Republika Popullore e Kinës. Është autor i njëmbëdhjetë romaneve, ku më të njohurit janë: "Bretkosa", "Klani i Sorgumit të Kuq", "Balada e hudhrës", "Gjoksplota dhe vithegjera", "Republika e Verës", "Lodhur deri në vdekje", si dhe i më shumë se njëqind novelave, si "Karota e tejdukshme", "Vajza e komandantit" etj.

Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze.

Mo Yan është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë, "Laure Batailin", çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali, "Nanino", çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze "Niuman" në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë, "Çmimi për letërsi Mao Dun" etj.

Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për Letërsi me motivacionin: "Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226136
ean13
9789928226136
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000607

Botuesi: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Murtaja, Albert Camus

E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë po aq dëme sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, po në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tonio Krëgeri, Tomas Man

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.
220 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andriç

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001993

Botuesi: Dituria

Tregime e novela, Luigi Pirandello

Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000310

Botuesi: Botimet Dudaj

Nje trendafil per Emiline, William Faulkner

Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit.
550 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Të drejtët, Albert Camus

Kam pranuar të vras për të përmbysur despotizmin. Por pas asaj që ti thua, unë shoh paralajmërimin e një despotizmi i cili, nëse vendoset ndonjëherë, do të më bëjë mua një vrasës, ndërsa unë përpiqem të jem një mbrojtës i së drejtës.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
1 000 Lekë
More