• Banner

Gitanjali, flijime kenge, Rabindranat Tagora
  • Gitanjali, flijime kenge, Rabindranat Tagora

Gitanjali, flijime kënge, Rabindranat Tagora

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

12,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gitanjali, flijime kënge (kopertinë e trashë)
Origjinali: Gitanjali – Song Offerings
Gjinia: Poezi
Autori: Rabindranat Tagora
Shqipëroi: Ukë Buçpapaj
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2016
Fq. 120
Pesha: 0.408 kg.
ISBN: 978-9928-02-702-3

Mbi librin

Fjala "Gitanjali" e gjuhës burimore, bengalisht, në kuptimin "flijime kënge", është titulli i përmbledhjes me prozë poetike të Rabindranat Tagorës (1861 – 1941), e cila u botua më 1913. Po në të njëjtin vit, për shkak të madhështisë së kësaj vepre letrare të përkthyer në anglisht nga vetë autori, ky i fundit fitoi çmimin "Nobel".

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

Begatia e mendimit dhe thjeshtësia e gjuhës së kësaj poezie të shkakton përtëritje shpirtërore dhe mendore të pareshtur. Aty gjendet gjithë frymëzimi i njerëzimit. Kështu, duke lexuar këtë poezi, përjeton ndjesinë e bukurive dhe të domethënieve të dukshme, sheh zogjtë që zbresin nga pemët dhe të ulen në duar, sepse ndërtimi i saj përputhet me doktrinën e Niçes, që thotë se nuk duhet besuar në ato bukuri morale apo intelektuale, të cilat, me kalimin e kohës, nuk arrijnë të lënë vulën e vet në gjera të prekshme. Për këtë arsye, nuk ke se si të mos biesh përjetë në dashuri me këtë poezi që në leximin e parë.

Megjithëse i përket një kulture të epërme, kjo poezi shfaqet si bari dhe lulet që mbijnë në një tokë të zakonshme. Aty sheh se tradita, ku poezia dhe feja shkrihen në një, ka rrjedhur nëpër shekuj, duke u pasuruar me metaforën dhe emocionin e të shkolluarit dhe të pashkolluarit, për të sjellë te njerëzimi mendimin e dijetarit dhe të të fismit.

Rabindranat Tagora është tejet i pasur në shprehje, tejet i vetvetishëm, tejet guximtar në pasqyrimin e pasioneve të veta, tejet i ngarkuar me befasi shpërthyese, sepse shkruan për diçka që nuk është e çuditshme, që nuk është e panatyrshme, që nuk ka nevojë të mbrohet.

Në çdo çast, poezia e këtij poeti rrjedh duke t'u derdhur në shpirt pa rrëmbim dhe pa drojë, sepse mishëron thelbin e jetës njerëzore. Një qytetërim i tërë, jashtëzakonisht i panjohur për ty, merr trajtë përfundimtare në imagjinatën e këtij poezi.

Por ty nuk të prek kjo e panjohur, përkundrazi, ty të prek takimi me imazhin vetjak, madje të duket se ke dëgjuar zërin tënd si në ëndërr, gjë që mbase ndodh për herë të parë në letërsi.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928027023
ean13
9789928027023
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Letër e shkurtër, lamtumirë e gjatë, Peter Handke

Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Plot atmosferë noir dhe e ngarkuar me një ajër deliri të përgjithshëm, libri filloi me paraqitjen e një të riu gjerman pa emër, i cili sapo ka mbërritur në Amerikë, ku shpreson të gjejë paqe pas rrënimit të martesës. Nuk shkoi gjatë dhe ai zbulon se...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Misteret, Knut Hamsun

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.

Çmimi 12,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Peter Camenzind, Hermann Hesse

Ky është një roman për rrënjët e njeriut (origjinën), për vetminë e artistit, natyrën, primitiven, por më shumë për jetën dhe artin e të jetuarit, të cilin duhet ta mësojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000440

Botuesi: Koha Ditore

Muri, Zhan Pol Sarter

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.

Çmimi 9,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000310

Botuesi: Botimet Dudaj

Nje trendafil per Emiline, William Faulkner

Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit.

Çmimi 6,11 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)