• Banner

Me syrin e nje klouni, Heinrich Boll
  • Me syrin e nje klouni, Heinrich Boll

Me syrin e një klouni, Heinrich Boll

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.

9,35 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Me syrin e një klouni
Origjinali: Ansichten eines Clowns
Gjinia: Roman
Autori: Heinrich Böll
Shqipëroi: Ardian Klosi
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2016
Fq. 240
Pesha: 0.236 kg.
ISBN: 978-9928-176-04-2

Mbi librin

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.

Klouni kthehet në qytetin amtar, Bon, pa asnjë të ardhur, i vetmuar dhe i dëshpëruar. U shpall luftë këtu gjithë personazheve shtinjakë rrotull tij, të cilët ia mohojnë lirinë e dashurisë dhe të krijimit. Mungesa e Maries i është kthyer në një vuajtje gati-gati fizike. Përmes armës së tij kryesore, telefonit, zbulon karakteret e personazheve përreth vetes dhe i vë para fytyrës pasqyrën një shoqërie që është shumë më tepër se Gjermania e viteve '60.

Fragment nga libri

Këtë mungesë të tmerrshme të Maries, monogaminë time, miqtë e saj katolikë e quajnë dëshira e mishit... Ç'emër që i kanë gjetur: dëshira e mishit! Ta quanin të paktën dëshirë për një grua. Kurse kështu, e mishit, të duket sikur je te kasapi.

Janë po ata zotërinj klerikë që mbrojnë me aq zjarr monogaminë e njeriut dhe martesën, por kur u rrëfehet se vuan tmerrësisht nga mungesa, ta bëjnë me shenjë të shkosh në ato vende ku, siç mendojnë ata, dashuria mund të blihet, domethënë në bordello.

Koment nga Ardian Klosi

"Me syrin e një klouni" është një nga romanet e mëdha të Heinrich Böll-it dhe të letërsisë gjermane të viteve '60. Është shpërthimi i artistit rebel që sfidon normat e ngurta të shoqërisë për hir të dashurisë së humbur.

Njëkohësisht përballja me hipokrizinë e protagonistëve të shoqërisë, që edhe pse më parë patën mbështetur regjimin totalitar nazist, në shoqërinë e sotme predikojnë moralin e krishterë dhe tolerancën, pa i ushtruar dot vetë këto. Ishte i kuptueshëm suksesi i këtij libri në vitin 1984. Sot ai vjen i plotë me të gjitha pjesët e censuruara në atë kohë.

Mbi autorin

Heinrich Böll (1917-1985) është ndër shkrimtarët kryesor të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Lindi dhe u rrit në Këln. Ishte 6 vjet ushtar dhe pas lufte punoi si ndihmës në një librari. Iu kushtua shpejt krijimtarisë. Ishte një nga themeluesit e Grupit '47, i cili bashkoi autorët më të rëndësishëm të letërsisë së re gjermane, që fillonte nga e ashtuquajtura orë zero.

Pas një numri romanesh e tregimesh, në vitet '60 e deri në vdekje fitoi autoritetin e "instancës morale të kombit". Një nga frymëzuesit e lëvizjes ambientaliste në Gjermani. Më 1972 mori çmimin Nobel për letërsinë. Veç "Me syrin e një klouni" përmendim, ndër romanet më të njohura të tij, "Ku ishte ti, Adam?", "Dhe nuk tha asnjë fjalë", "Portret grupi me zonjë", "Nderi i humbur i Katerina Blumit" etj.

Detajet e librit
Fjala

Referencat specifike

isbn
9789928176042
ean13
9789928176042
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000596

Botuesi: Dituria

Tre shokët, Erih Maria Remark

Tre shokët portretizon madhështinë e shpirtit njerëzor të manifestuar përmes personazheve që kërkojnë burimet e tyre të brendshme për të jetuar në një botë të vështirë që nuk u krijua nga ta, por në të cilën ata duhet të mbijetojnë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andriç

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...

Çmimi 9,35 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000977

Botuesi: Dituria

Foleja e neperkave, Francois Mauriac

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë nderi në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja...

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.

Çmimi 9,35 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.

Çmimi 8,08 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

E paemërtueshmja, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: LIRA

Shënime për Hiroshimën, Kenzaburo Oe

Shënimet e Kenzaburo Oe – së për jetën e viktimave të shumta dhe përpjekjet e guximshme të mjekëve që përkujdeseshin për to, menjëherë pas bombardimit atomik dhe për shumë vite më vonë, zbulojnë përmasat e jashtëzakonshme të këtij shkatërrimi.

Çmimi 9,35 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)