Pishtari ne veshin tim, historia e nje jete, Elias Canetti, vol. 2
  • Pishtari ne veshin tim, historia e nje jete, Elias Canetti, vol. 2

Pishtari në veshin tim, historia e një jete, Elias Canetti, vol. 2

Elena Gjika

"Pishtari në veshin tim" është vëllimi i dytë i tetralogjisë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti. Vëllimi i parë, "Gjuha e shpëtuar", iu dha lexuesit shqiptar para disa muajsh, çka shënoi edhe fillimin e botimit të veprës madhore të këtij shkrimtarit në vendin tonë.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pishtari në veshin tim, historia e një jete, vëllimi i dytë
Origjinali: Die Fackel im Ohr: Lebensgeschichte
Gjinia: Autobiografi
Autori: Elias Canetti
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Elena Gjika
Viti: 2004
Fq. 452
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-647-0-7

Mbi librin

"Pishtari në veshin tim" është vëllimi i dytë i tetralogjisë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti. Vëllimi i parë, "Gjuha e shpëtuar", iu dha lexuesit shqiptar para disa muajsh, çka shënoi edhe fillimin e botimit të veprës madhore të këtij shkrimtarit në vendin tonë.

Vëllimin e dytë autori ua kushton kujtimeve të veta nga dhjetëvjeçari i tretë i shekullit të kaluar, periudhë që karakterizohet prej një veprimtarie të vrullshme e të ethshme në rrugën e formimit të tij intelektual.

Sfondin e vëllimit në fjalë e përbëjnë temat e mëdha të veprës së këtij klasiku modern, siç janë: masa, pushteti, vdekja, dinjiteti i individit, që autori i shtjellon me një ndjenjë përgjegjësie të lartë morale. Kësisoj, ky libër është njëherazi edhe një vepër letrare me vlerë të madhe instruktive për jetën.

Fragment nga libri

Ndryshe nga shumë njerëz të tjerë, që i nënshtrohen sidomos tundimit të një psikologjie fjalëtërkuzë, unë jam i bindur se kujtimin s'duhet ta torturojmë, ta sfilitim e ta shtrydhim dhe as të përpiqemi ta bëjmë tërheqës duke përdorur karrema joshës; unë përkulem para kujtimit, përkulim para kujtimit të çdo njeriu, dua që këtë kujtim ta lë të paprekur, ashtu siç i takon njeriut që lufton për të jetuar i lirë, dhe nuk e fsheh neverinë ndaj atyre që kanë guxim t'ia nënshtrojnë kujtimin e një njeriu një sërë ndërhyrjesh kirurgjike, gjersa më në fund e bëjnë t'u ngjajë kujtimeve të të gjithë njerëzve të tjerë. Le të operojnë hundë, buzë, veshë, lëkurë e flokë sa t'u dojë qejfi... lë të prekin, të shkurtojnë, të lëmojnë e të rrafshojnë ç'të duan, por vetëm te kujtimi të mos vënë dorë.

Mbi autorin

Elias Kaneti lindi më 1905 në Rusçuk të Bullgarisë (sot ruse), në një familje të lashtë e të pasur hebraike me prejardhje spanjolle. Në vitin 1911, prindërit e tij shkuan së bashku me tre fëmijët e tyre në Mançester të Anglisë, kurse më 1913, pas vdekjes së parakohshme të babait të Kanetit, familja u shpërngul përfundimisht në Vjenë e më pas në Cyrih të Zvicrës.

Në kryeqytetin austriak, Kaneti studioi gjer më 1929 në fakultetin e shkencave të natyrës, ndërsa më pas mori edhe titullin e doktorit të shkencave filozofike. Në vitin 1938, u largua nga Austria dhe jetoi e punoi si shkrimtar i lirë në Londër e në Cyrih, ku edhe vdiq në vitin 1994.

Si romancier, dramaturg, eseist e sociolog, ai është nderuar me çmime të larta në vende të ndryshme të Europës dhe i janë dhënë tituj nderi nga disa universitete europiane. Elias Kanetit, të cilin kritika e ka quajtur si një "klasik të gjallë" dhe si një prej humanistëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, iu dha Çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1981.

Detajet e librit
Elena Gjika

Referencat specifike

isbn
9789994364707
ean13
9789994364707
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Tirana Times

E paemërtueshmja, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Teze Mikelina, Luigi Pirandello

Përmbledhja me tregime, që i ofrohet lexuesit shqiptar nga autori i mirënjohur Pirandelo, përfshin pesëmbëdhjetë tregime, që përshkruajnë copëza të jetës italiane, botën e vogël të familjeve provinciale. Ai mjedis i diktuar nga thashethemnajat e kohës, përcakton dhe jetën e karakteret e personazheve.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...
900 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andriç

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...
1 100 Lekë
More

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Pesë qoshet, Mario Vargas Llosa

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Loja e syve, histori e një jete, Elias Canetti, vol. 3

Pas dy vëllimeve të para, "Gjuha e shpëtuar" dhe "Pishtari në veshin tim", tani lexuesve tanë po u jepet i përkthyer në shqip edhe vëllimi i tretë i veprës së madhe autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, laureat i Çmimit Nobel.
900 Lekë
More