• Banner

Gjuha e shpetuar, histori e nje rinie, Elias Canetti
  • Gjuha e shpetuar, histori e nje rinie, Elias Canetti

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

103,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie
Origjinali: Die Gerettete Zunge, Geschichte einer Jugend
Gjinia: Kujtime
Autori: Elias Canetti
Shqipëroi:Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Elena Gjika
Viti: 2004
Fq. 432
Pesha: 0.533 kg.
ISBN: 978-99927-793-3-0

Mbi librin

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

Me një stil të kthjellët, interesant e prekës gjer në hollësitë më të vogla, Kaneti trajton këtu kujtimet e veta më të hershme, duke na dhënë kështu atë histori unike që për secilin prej nesh është më e fshehta e më enigmatikja: historia e jetës vetjake. Në hartimin e kësaj autobiografie, që sikurse thekson shtypi i huaj, përbën një mozaik episodesh të fuqishme dhe shumë interesante, të përshkruara me një gjuhë poetike plot ngrohtësi e dritë, Kaneti ka pasur si kredo: "Frikacak, me të vërtetë frikacak, ai që trembet nga kujtimet e veta!".

Autorit nuk i duket pa rëndësi asnjë personazh, ai skicon për secilin një portret letrar plot dashuri, pa e bërë të mërzitshëm tregimin as edhe në një faqe të vetme. Çdo baba e çdo nënë, çdo gjysh e çdo gjyshe duhet të lexojë se çfarë thotë vogëlushi Kaneti për babanë e për nënën, për gjyshin e për gjyshen e vet, çdo mësues duhet të lexojë me vëmendje se çfarë panorame jep për mësuesit vogëlushi Kaneti gjatë orëve të mësimit, dhe të shikojë se ç'vend zë ai vetë në këtë univers.

Në librin "Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie", i cili është përkthyer në më se 25 gjuhë të ndryshme të botës, nuk ka faqe që të mos e shtyjë lexuesin t'i bëjë veten pyetje të tilla.

Mbi autorin

Elias Kaneti lindi më 1905 në Rusçuk të Bullgarisë (sot ruse), në një familje të lashtë e të pasur hebraike me prejardhje spanjolle. Në vitin 1911, prindërit e tij shkuan së bashku me tre fëmijët e tyre në Mançester të Anglisë, kurse më 1913, pas vdekjes së parakohshme të babait të Kanetit, familja u shpërngul përfundimisht në Vjenë e më pas në Cyrih të Zvicrës.

Në kryeqytetin austriak, Kaneti studioi gjer më 1929 në fakultetin e shkencave të natyrës, ndërsa më pas mori edhe titullin e doktorit të shkencave filozofike. Në vitin 1938, u largua nga Austria dhe jetoi e punoi si shkrimtar i lirë në Londër e në Cyrih, ku edhe vdiq në vitin 1994.

Si romancier, dramaturg, eseist e sociolog, ai është nderuar me çmime të larta në vende të ndryshme të Europës dhe i janë dhënë tituj nderi nga disa universitete europiane. Elias Kanetit, të cilin kritika e ka quajtur si një "klasik të gjallë" dhe si një prej humanistëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, iu dha Çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1981.

Detajet e librit
Elena Gjika

Referencat specifike

isbn
9789992779330
ean13
9789992779330
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 1, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000556

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.

Çmimi 184,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 46,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000721

Botuesi: Onufri

Certifikata, Isaac Bashevis Singer

Davidi ngjan sikur të ishte vëllai binjak i Singerit. Në moshën 19 vjeçare, pa një lek në xhep, ai vjen në Varshavë të provojë fatin. Tek ai ka dy pasione të forta: gratë dhe letërsia. Tragjik, komik, tërheqës, brengosës ai na çon gjithë kohës nga e qeshura në lot.

Çmimi 103,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)