• Banner

  • Ka mbaruar
Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll
  • Portret grupi me nje zonje, Heinrich Boll
  • Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Portret grupi me një zonjë
Origjinali: Gruppenbild mit Dame
Gjinia: Roman
Autori: Heinrich Böll
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 424
Pesha: 0.445 kg.
ISBN: 978-9928-175-82-3

Mbi librin

"Portret grupi me një zonjë" të mban frymën pezull falë historisë së një prej personazheve më intrigues, të autorit nobelist: tërheqëses, sensuales, dhe enigmatikes Leni Pfaifer. Böll – i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton.

Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi. Një rrëfim me tensione të forta morale, me një aftësi të rrallë për të kaluar nga tragjikja te groteskja e pastaj te lirikja, "i ndërtuar mirë me koherencë të qartë strukturore e stilistike."

Komente mbi librin

"Romani i tij më mrekullisht i konceptuar... magnum opus-i që kurorëzon gjithë veprën e tij. Për veprën e tij që, përmes bashkimit të një tabloje të gjerë të kohës së vet me një ndjeshmëri të madhe në përshkrime, ka ndihmuar në përtëritjen e letërsisë gjermane."

Komiteti i Çmimit Nobel

"I jashtëzakonshëm... një vepër e fuqishme e përfytyrimit."

Los Angeles Times

"Vepra e tij arrin nivelet më të larta të origjinalitetit krijues dhe përsosmërisë stilistikore."

The Daily Telegraph

"Te Böll – i pajtohen zgjuarsia e mprehtësia me një qëndrim letrar unik dhe mjeshtëror."

Joseph Heller

Mbi autorin

Heinrich Böll konsiderohet si një prej shkrimtarëve gjermanë më të spikatur, që u përpoqën të ballafaqohen me kujtesën e luftës, me nazizmin dhe Holokaustin, si dhe me ndjenjat përkatëse të fajit. Në romanet e tregimet e veta, përpos kritikës së hapur ndaj Gjermanisë naziste ai polemizon edhe me autoritetet e politikës, të ekonomisë dhe të kishës, që ai i akuzon, herë ashpërsisht, herë ironikisht, për konformizëm, mungesë guximi dhe abuzim me pushtetin.

Letërsia e tij u quajt Trümmerliteratur (letërsia e gërmadhave), duke iu referuar gërmadhave të shkaktuara nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1972, ai nderohet me çmimin Nobel për letërsinë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175823
ean13
9789928175823
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 1, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000556

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, Roman 2, Tomas Man

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2513

Botuesi: Te tjere

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.

Çmimi 14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 9,41 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.

Çmimi 9,41 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Nekrassov, Jean - Paul Sartre

Farsë ose satirë, pjesa e Jean – Paul Sartre – it, është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga faqja e parë e gazetës.” Kjo batutë i jep tonin pjesës “Nekrassov”. Ky është “toni i madh” i teatrit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Me syrin e një klouni, Heinrich Boll

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)