Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Dora Bruder, Patrick Modiano
  • Dora Bruder, Patrick Modiano

Dora Bruder, Patrick Modiano

Buzuku

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dora Bruder
Origjinali: Dora Bruder
Gjinia: Roman
Autori: Patrick Modiano
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2015
Fq. 128
Pesha: 0.181 kg.
ISBN: 978-9951-08-186-3

Fragment nga libri

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë. Nuk mund të mos mendoj për Dorën dhe të mos kem një jehonë të pranisë së saj në disa lagje. Një mbrëmje tjetër, kjo ishte fare pranë stacionit të Veriut.

Nuk do ta di kurrë si i kalonte ditët, ku fshihej, me kë gjendej në ata muaj dimri të arratisë së parë dhe gjatë atyre pak javëve pranverore kur është arratisur sërish. Këtu është sekreti i saj. Një sekret i vogël e i vyer që xhelatët, urdhëresat, autoritetet e ashtuquajtura të pushtimit, Kaushi, kazermat, kampet, historia, koha – gjithçka që ju ndot dhe ju shkatërron – nuk kanë mundur t'ia vjedhin kurrë.

Mbi autorin

Patrick Modiano (1945) është një nga romancierët më të njohur francezë, edhe pse ai ka krijuar në qetësi dhe paimponueshëm. Çmimi Nobel për vitin 2014, konfirmoi veprën e tij madhore: rreth dyzet tituj, kryesisht romane të shkurtër por me një stil dhe poetikë pikante.

Është fitues edhe i një varg çmimesh letrare: Grand Prix të Akademisë Franceze (1972), Goncourt (1978), Grand Prix të fondacionit Princi Pierre de Monaco (1984), Prix Mondiali të fondacionit Simone dhe Cino del Duca (2010), Çmimin e Shtetit të Austrisë për Letërsi Europiane (2012) etj. Vepra e Modianos është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951081863
ean13
9789951081863
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Turni, Luixhi Pirandelo

Një baba i kursyer, don Ravi; një vajzë pa prikë dhe një kandidat i mundshëm, i shkëlqyer por i varfër. Lind kështu një planifikim okult për vijimësinë e rolit martesor: në fillim një burrë i pasur e i moshuar dhe pastaj, pas vdekjes së tij (mundësisht të shpejtë), një dashnor i ri.
700 Lekë
More

Botuesi: Morava

Më e ëmbla ëndërr, Doris Lessing

Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Kaligula, Albert Camus

Kaligula është një dramë e shkrimtarit të shquar francez, Alber Kamy, që është bërë manifest krijues origjinal i letërsisë ekzistencialiste franceze e që deri në ditët tona vazhdon të shfaqet në skenat e gjithë botës. Sipas fjalëve të J. P. Sartrit, ajo është një dramë në të cilën "liria shndërrohet në dhembje, kurse dhembja të çliron".
800 Lekë
More

Botuesi: Redona

Plaku dhe deti, Ernest Heminguei

“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.
300 Lekë
More

Referenca: SKU000277

Botuesi: Cabej

Duke pritur Godonë, Oh ato ditë të bukura, Samuel Beckett

Samuel Beketi shkon tek më e mira. Nuk dua të dëgjoj filozofira, trakte të shkëputura, dogma, të vërteta të imponuara apo gjëra të tilla. Unë dua vetëm gjëra të bazuara në diçka. Dhe këtë e ka bërë mjaft mirë Beketi në veprat e tij.
590 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andriç

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Në lindje të Edenit, John Steinbeck

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2653

Kolonelit s'ka kush t'i shkruaje, Gabriel Garcia Markez

Koloneli hapi kutinë e kafesë dhe pa se kishte mbetur vetëm një lugëz. Hoqi xhezvenë nga zjarri, derdhi gjysmën e ujit në dyshemenë prej dheu dhe me një thikë kroi kutinë sipër xhezves deri kur ranë dhe grimcat e fundit të kafesë të përziera me leskra ndryshku.
200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Gusht 1914, Aleksander Sollzhenjicin, vol. 2

Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.
700 Lekë
More