Titulli: Në bregun tjetër të lumit
Origjinali: Poezije
Gjinia: Poezi
Autori: Czeslaw Milosz
Shqipëroi: Pandeli Çina, Ben Andoni
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2013
Fq. 226
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-4069-7-2
Mbi autorin
Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.
I gjithë korpusi i veprës së tij, ku përfshihen poezi, ese, prozë dhe gjini të tjera u shkruan në polonisht, kurse në periudhën e fundit të jetës së tij edhe në anglisht, përshtatur dhe përkthyer nga ai vetë në këtë gjuhë. Milosz u lind në hapësirën që sot është Lituania, për t'i shpëtuar katrahurës në Poloni.
Ai shkroi në polonisht dhe ky produkt ishte e vetmja pasuri që mori me vete, kur e la vendin e tij, Poloninë, si reagim ndaj pushtetit të ashpër komunist ardhur në fuqi pas Luftës së Dytë Botërore. U shpërngul në SHBA, duke i dhënë një frymëmarrje talentit të tij dhe hapësirë të vërtetës.
Ajo që nuk e braktisi asnjëherë në talentin e vet natyral ishte ndjesia e peshës së madhe të historisë mbi qenien, të cilën e ndjek gjithë kohën mallkimi i fatit të keq. Megjithatë, nga ajo botë, që nuk e dinte asfare historinë e vendit të tij, përcolli si askush europian tjetër mesazhet e fuqishme të veprës së vet...