• Banner

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.

69,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashnoret
Origjinali: Die Liebhaberinnen
Gjinia: Roman
Autori: Elfriede Jelinek
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Skanderbeg books
Viti: 2006
Fq. 200
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-850-0-3

Koment nga Ben Andoni

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit. Mungon fjalia e rregullt. Fraza. Shenjat e pikësimit harrohen me qëllim.

Kjo ishte zgjidhja direkte e austriakes së njohur, Elfriede Jelinek, tepër të përfolur për karakterin e saj dhe bëmat, që në vitin 2004 iu akordua Çmimi më i madh në letërsi 'Nobel' dhe që zonja nuk denjoi të shkonte as ta merrte in person.

Puna më e rëndë e këtij libri në shqip ka qenë ajo e përkthyesit Afrim Koçi, një nga përkthyesit më të njohur të vendit në gjermanisht, që e ka mundësuar këtë libër të vijë për publikun shqiptar me të gjithë shtrirjen e tij artistike.

Ky roman është nga më të vështirët e viteve të fundit, për shkak se është shkruar tmerrësisht thjesht. Dy jetë të ndryshme femrash gërshetohen ngushtë për të na dhënë pasqyrën e një game jetësh femrash të një brezi, parë nga sytë e shkrimtares së njohur austriake. Në formën se si ajo i ka përshkruar këto jetë, duket sikur janë thjesht sende, krejt pa jetë dhe pa asnjë funksion, ku një qenie njerëzore mund të gjej qoftë edhe një motiv për jetë me qëllime.

Çelësi që i bën të lëvizë këta robotë-njerëz është vetë Jelinek, që me përvojën e gruas, por edhe me talentin e saj, zbulon se çfarë i mban në jetë këto qenie. Fokusi i saj shkon që nga mjedisi rural i jetës së tyre të mjerë e tepër tradicional dhe përzihet me detajet me të cilat këto jetë na bëhen fare të prekshme dhe ku mund të gjykojmë për shtresat e ulëta të vendit të saj.

Në një farë mënyre, në këtë roman, këto figurina flasin përmes një personazhi të tretë, që është vetë ajo, ndaj personazhet tona mbushur me mllefe kanë një njeri pas, që na i rrëfen të gjitha. Kuptohet, falë mjeshtërisë së vet, që këto jetë të vobekta t'i përshtatë si duhet në një roman, i cili ka pasur shumë jehonë në botë.

"Skandërbeg" bëri një nga zgjidhjet e veta potente në momentin kur mori të drejtat e kësaj autoreje, që duhet thënë se është nga më të njohurat sot në Evropë. Është një nga nobelistët e shumtë, që janë pronë e kësaj shtëpie tanimë.

"...dhe ne nuk kemi asgjë. por dashurinë po, e kemi. mbaje, pra, fort lumturinë! ndërkaq erihu këtë çast, sikundër edhe ata para tij, mendon për kandelet, për karburatorin dhe për skapamenton, që ai, sidoqoftë, nuk i ndan dot nga njëra-tjetra, më tej erihu mendon papushim, edhe pse është e lodhshme, për veshjen e gjithë këtyre, për karrocerinë, për timonin dhe për vozitjen.

paula mendon më tej dhe për të dy, thuajse në vazhdim dhe jo më për dashurinë dhe për atë që gjatë saj luhet apo ndryshon në trup, por për banesën e re, për fëmijët dhe për iqindinë me kafe dhe me kajmak, për të Tjerët të cilëve u duhet Treguar diçka.

hera-herë (rrallë) erihu mendon edhe për librat me stil të vështirë për luftën botërore të kaluar. për shumë ngjarje të asaj lufte, sot mbase nuk di asnjëri. Erihun e rreh në fytyrë flladi i historisë. erihu rrallëherë mendon për gratë, asnjëherë erihu nuk mendon për paulën, kur nuk ka nevojë, sepse ajo ndodhet aty...".

E tillë është mënyra e rrëfimit në të gjithë librin tonë. Brigita dhe Paula, dy personazhet tona, janë emrat që ti i has në të gjithë librin dhe ku endesh bashkë me to në kërkim të shpëtimit pa shpresë nga meskiniteti i jetës. Kam përshtypjen se gjuha e thjeshtë e autores ia ka bërë të lehtë detyrën përkthyesit, por nga ana tjetër e ka lënë jo vigjilent për ta humbur disi kadencën e autores, që në disa raste del pavetëdije nga personazhet e veta. Gjithsesi, është një libër që e nderon publikun, kur e lexon...dhe mëson shumë për një stil femëror tepër kontrovers.

Marrë nga Gazeta Shqiptare online, 3 qershor 2013

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994385003
ean13
9789994385003
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Epshi, Elfriede Jelinek

Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Turni, Luixhi Pirandelo

Një baba i kursyer, don Ravi; një vajzë pa prikë dhe një kandidat i mundshëm, i shkëlqyer por i varfër. Lind kështu një planifikim okult për vijimësinë e rolit martesor: në fillim një burrë i pasur e i moshuar dhe pastaj, pas vdekjes së tij (mundësisht të shpejtë), një dashnor i ri.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)