Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
E paemërtueshmja, Samuel Beckett
  • E paemërtueshmja, Samuel Beckett

E paemërtueshmja, Samuel Beckett

Tirana Times

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E paemërtueshmja
Origjinali: The Unnamable
Gjinia: Roman
Autori: Samuel Beckett
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Aiis Tirana Times
Viti: 2012
Fq. 200
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99956-847-4-7

Mbi librin

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

Nga romani në roman, ky rreth shkon gjithnjë e duke u ngushtuar. Në një hapësirë shumë më të ngushtë se Molloy, ja pra Malone i mbërthyer në një dhomë të mbyllur, duke u dergjur pothuaj i palëvizshëm në shtrat, duke pritur vdekjen e afërt. E vetmja ecje e mundshme në dukje është ajo e vështrimit që ai hedh mbi sendet që e rrethojnë. Megjithatë, Malone zotëron një laps dhe fletore: ai do të shkruajë.

Do të përshkruajë gjendjen e vet sipas një menyje, njëkohësisht të këndshme dhe tronditëse, por gjithashtu do të shtegtojë më në fund nga vetja drejt periferisë ku qëndron imagjinarja; ai do të mund të sajojë. "Të jetosh dhe të sajosh. [...] të bësh për të jetuar, të jesh tjetri, tek unë, tek tjetri."

Që këtej, do të ketë vajtje-ardhje të papushueshme nga qendra në periferi, në këtë gjetkë ku marrin jetë personazhet karamboleske që ai krijon. "Dhe dalëngadalë hapësira ime uturoi, sërish. Ju do të thoni se kjo është në kokë, dhe vërtet që shpesh më duket se jam në një kokë, se këto tetë, jo, këto gjashtë faqe janë prej kocke masive, por që këtu e të thuash se kjo është koka ime, jo, këtë kurrë."

Malone futet në këtë nzonë periferike ku herë duket se sajon vetveten, herë shndërrohet në njërin apo tjetrin prej personazxheve të sajuar. A është ende Malone apo do të ishte kthyer në Macmann? Kufinjtë turbullohen, caku ndërmjet shkrimtarit Malone dhe personazheve të tij zhduket, ashtu si dhe, në një mënyrë mjaft të hollë, caku ndërmjet shkrimtarit Samuel Beckett dhe Malones, personazhit të tij.

Malone vdes është vepra në të cilën, me një humor të skajshëm, me një mprehtësi dhe shqisë poetike të pafundme, Samuel Beckett shprehet në mënyrën më të shkoqur mbi aktin e të shkruarit dhe mbi marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet një shkrimtari, krijimit dhe krijesave të tij. Ky është romani i dytë i trilogjisë beckettiane ku përfshihen gjithashtu "Molloy " dhe "L'Innommable (E paemërtueshmja)".

Detajet e librit
Tirana Times

Referencat specifike

isbn
9789995684747
ean13
9789995684747
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001914

Botuesi: Aleph

Qiell i lene pergjysme, Tomas Transtromer

Tranströmer mbetet një poet stoik, i fuqishëm nëpërmjet të cilit ne kuptojmë sesi poezia, në kushtet më të pamendueshme, e vesh kaq butë ndërgjegjen me një "kapelë të butë leshi të ndritur" me formë të besueshme.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.
800 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 
220 Lekë
More

Referenca: SKU000435

Botuesi: Koha Ditore

Kelthitja dhe mllefi, Uiliem Fokner

Romani "Këlthitja dhe mllefi" i Uiliem Foknerit u botua për herë të parë në vitin 1929 dhe përshkruan në disa retrospektiva rënien e familjes dikur të fuqishme Kompson nga shtetet jugore.
800 Lekë
More

Peter Camenzind, Hermann Hesse

Ky është një roman për rrënjët e njeriut (origjinën), për vetminë e artistit, natyrën, primitiven, por më shumë për jetën dhe artin e të jetuarit, të cilin duhet ta mësojmë në mënyrë të vazhdueshme.
900 Lekë
More

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Vintage

Green Hills of Africa, Ernest Hemingway

From the thrill, frustration and excitement of the hunt for big game to whisky and soda, fresh butter and Viennese dessert with friends, Hemingway articulates a zest of life, brilantly capturing the landscape of the African continent and its wildlife.
1 460 Lekë
More

Botuesi: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.
900 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tonio Krëgeri, Tomas Man

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.
220 Lekë
More

Referenca: SKU001369

Botuesi: Tirana Times

Rënia, Albert Camus

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000277

Botuesi: Cabej

Duke pritur Godonë, Oh ato ditë të bukura, Samuel Beckett

Samuel Beketi shkon tek më e mira. Nuk dua të dëgjoj filozofira, trakte të shkëputura, dogma, të vërteta të imponuara apo gjëra të tilla. Unë dua vetëm gjëra të bazuara në diçka. Dhe këtë e ka bërë mjaft mirë Beketi në veprat e tij.
590 Lekë
More

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001370

Botuesi: Tirana Times

Malone vdes, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001913

Botuesi: Zenit Editions

Dashuria e parë, Samuel Beckett

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.
500 Lekë
More

Referenca: 2661

Botuesi: Skanderbeg Books

Udhëtim i mbyllur, Samuel Beckett

Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit.
600 Lekë
More