Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki
  • Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Toena

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.

1 100 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More
Origjinali: Journeying: Travels in Italy, Egypt, Sinai, Jerusalem and Cyprus
Gjinia: Shënime udhëtimi
Autori: Nikos Kazantzaki
Shqipëroi: Maklena F. Nika
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 336
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-1-964-0

Koment nga përkthyesja

Ashtu siç mbaron një udhëtim, dhe ti trishtohesh dhe nuk do të kthehesh më në realitetin e përditshëm, monoton, ashtu trishtohesh edhe kur mbaron së lexuari një libër të bukur, edhe kur përkthen një libër të bukur, dhe aq më tepër akoma kur libri që ti përkthen të çon në vende të panjohura që ti nuk ke pasur mundësinë të shkosh dhe të cilat mbeten në ëndrrat e tua si sfida për të ardhmen. Të udhëtosh me Kazantzaki-n është një eksperiencë e papërsëritshme dhe e rrallë për këdo...

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe - Shpirti i tij duhet të përballej me të gjitha shpirtrat e botës, dhe me gjasa, ashtu siç shprehen surrealistët, të gjente korrespondenca...

Ai i gjeti këto korrespondenca, jo të gatshme, por duke i gërmuar ato në tokat që shkeli, duke përpirë sytë që pa, duke prekur gurët ku shkeli, duke ndier aromat që e dehën dhe njëkohësisht e ndërgjegjësuan më tepër për shumëllojshmërinë e botës ku jetojmë. Ai nuk do të ishte një shkrimtar i madh e i padiskutueshëm nëse dora e tij nuk do të shkruante e ndikuar nga vendet ku shkoi.

Mendja njerëzore, sado e mprehtë dhe e formuar qoftë, ka nevojë të zgjerojë horizontet e saj. Përplasja me realitete të ndryshme, me kultura e qytetërime të ndryshme, me histori e zhvillime të ndryshme, e ndihmon mendjen të çikë horizonte të reja ngacmuese... Këtë Kazantzaki e dinte mirë, se besimi i tij nuk do të konsolidohej nëse ai nuk do të nisej për udhë...

Ne, njerëzit e thjeshtë, nuk jemi si ai, në këndvështrimin praktik, të sakrifikojmë jetën tonë, përditshmërinë tonë, për të kuptuar sadopak veten. Sepse udhëtimet e shkrimtarit grek nuk kishin qëllim tjetër përveç se Kazantzaki të vihej përballë Kazantzaki-t, por jo në tokën helene, por tekdo... Dhe Kazantzaki të kuptonte përfundimisht se nuk besonte në asgjë, nuk kishte frikë nga asgjë dhe ishte i lirë...

Po ne, çfarë do të kuptojmë duke lexuar udhëtarin Kazantzaki? Në gjuhën shqipe e kemi lexuar dhe bashkë me të jemi gjendur në njëfarë mënyre në Kinë dhe Japoni, në Malin e Shenjtë. Tani, ndodhemi në Itali, Egjipt, Jerusalem, Sinai, More... Udhëtimi është i gjatë, i vështirë, kërkon përqendrim dhe durim. Por në fund të fundit, ia vlen.

Cili do të jetë përfundimi ynë? Do të ndihemi të lirë, duke mohuar frikën dhe shpresën, apo do të ndihemi të lirë duke i pranuar ato, por me kushtin e vetëm që rruga jonë drejt Itakës të jetë e realizueshme deri në fund?

Fragment nga libri

Krijuesi lufton kundër një substance të fortë, të padukshme, e cila ndodhet më lart se ai. Dhe fitimtari më i madh del i humbur; sepse sekreti ynë më i madh - i vetmi që ia vlen të thuhet - mbetet gjithmonë i pathënë. Ai nuk i nënshtrohet asnjëherë kontureve materiale të artit. Çdo fjalë kërkon nga ne një përpjekje të konsiderueshme.

Kundrojmë një pemë të lulëzuar, një hero, një grua, yllin e agimit dhe arrijmë të nxjerrim vetëm një "ah!" të admirueshme. Dhe kur duam që këtë "ah", duke e analizuar, ta kthejmë në mendim, në vepër arti, t'ua transmetojmë njerëzve, ta shpëtojmë nga rrënimi i vetes sonë, atëherë e shohim sesi poshtërohet në fjalë të paturpshme, të lyera plot ajër dhe imagjinatë!

Një natë pashë një ëndërr: Isha përkulur mbi një grumbull letrash dhe shkruaja, shkruaja, shkruaja... Gulçoja si të isha duke ngjitur një mal; luftoja të shpëtoja, të shpëtoja veten, luftoja me fjalët, luftoja t'i zbusja, i ndieja të kërcenin rreth meje të egra, të kundërshtonin si pela. Papritmas, i përkulur siç isha, ndjeva të më përshkonte kokën një vështrim.

I trembur, ngrita sytë dhe pashë: Përpara meje një xhuxh, me mjekër të zezë që prekte tokën, qëndronte, tundte me ngadalë, me mospërfillje, kokën e rëndë dhe më vështronte. I trembur u zhyta sërish në punë, vazhdova të shkruaja. Por vështrimi vazhdonte të shponte tejpërtej kokën time. I ngrita sërish sytë me ngadalë, me frikë, dhe pashë xhuxhin që vetëm tundte kokën me trishtim dhe mospërfillje.

Dhe papritmas, për herë të parë në jetën time, ndjeva neveri në rropullitë e mia, zemërim për këto letra, libra dhe bojëra ku humbisja veten, për luftën time të kobshme për ta mbyllur brenda kontureve të bukurisë shpirtin tim. Kështu, u zgjova me këtë krupë brenda meje. Brenda meje u ngrit një zë i ashpër. Si të ishte ende përpara meje xhuxhi dhe të fliste:

- Jeta jote u tret në eksperimente. Në fundin e çdo rruge qëndron Fitorja dhe pret. Por ti, gjithmonë nxiton, druhesh dhe kthehesh mbrapsht. Turma nuk sheh Sirena, nuk dëgjon këngë në ajër; e verbër, e shurdhët vozit e përkulur në hambarët e tokës. Por më dialektikët, kapitenët, dëgjojnë brenda tyre një Sirenë - shpirtin e tyre - dhe e shkapërderdhin si mbretërit jetën me të. Ç'vlerë tjetër, mendon ti, se ka jeta? Por të mjerët i dëgjojnë Sirenat dhe nuk besojnë, janë plot urtësi dhe drojë, peshojnë Po-në dhe Jo-në me peshore të florinjta gjatë gjithë jetës së tyre. Dhe vdesin. Dhe Zoti, duke mos ditur ku t'i hedhë - që të mos zbukurojnë Ferrin, që të mos ndotin Parajsën - urdhëron t'i varin mes zvetënimit dhe përjetësisë.
- Je i mjerë, dhe më vjen turp të të mbaj me vete!

Unë tunda kokën dhe iu përgjigja:
- Kam arritur deri në fund; dhe në fund të çdo rruge kam gjetur humnerën.
- Ke gjetur paaftësinë tënde për të ecur përpara! Themi humnerë kur nuk mundemi të ndërtojmë ura. Humnera nuk ekziston, fundi nuk ekziston; ekziston vetëm shpirti i njeriut, dhe ai i emërton të gjitha sipas burrërisë apo paburrërisë së tij. Krishti, Buda, Muhameti e gjetën humnerën; por hodhën një urë dhe kaluan. Dhe bashkë me ta kalojnë edhe kopetë njerëzore. Ata janë çobanët. Ata janë heronjtë.
- Dikush bëhet hero nga Zoti, dikush tjetër me luftën e tij të veçantë. Unë po luftoj!

- Hero? Por hero do të thotë disiplinë kundrejt një rregulli më të epërm se personi. Dhe ti ende je i shqetësuar dhe i revoltuar. Nuk mund ta nënshtrosh kaosin brenda teje dhe të krijosh fjalën e plotë. Dhe justifikon veten duke qarë si fëmijë: "Nuk më nxënë format e vjetra!" Por, duke depërtuar në art, do të mund të prekësh kufijtë heroikë, ku do të ketë vend të punojnë dhjetëra shpirtra si yti! Duke kërkuar të vërtetën, qoftë edhe e mjerë e njerëzore, do të mund të nënshtroje forcat fizike, të gjeje dhe të formuloje ligje që të shpërndanin mbi tokë ciklin e lirisë sonë. Madje duke u nisur edhe nga simbolet e rrënuar të fesë, të turresh përpjekjeve të tua, derisa t'u japësh trajtë bashkëkohore pasioneve të përjetshme të Zotit dhe të njeriut.

- Je gabim. Zemra jote nuk njeh mëshirë. Të kam dëgjuar sërish, o zë i urryer, i pamëshirshëm, në çdo udhëkryq ku qëndroja për të zgjedhur drejtimin që do të merrja.
- Gjithnjë do të më dëgjosh në çdo arratisje tënden.
- Nuk jam arratisur kurrë. Gjithmonë eci përpara, duke hequr dorë nga çka kam dashur, duke shqyer zemrën time.

- Deri kur?
- S'e di. Sa të arrij majën time. Atje do të prehem.
- Maja nuk ekziston. Ka vetëm lartësi. Prehje nuk ekziston. E urrej trupin tënd, shpirtin tënd, mendjen tënde. Nuk mundem më, nuk dua më të rrugëtoj me ty.

Ky zë i pamëshirshëm - bashkërrugëtari im Tigri - më shoqëronte, edhe pse më urrente, në të gjitha udhëtimet e mia. Gjithçka e pamë bashkë. Hëngrëm dhe pimë të dy në tryezat e mërgimit, u lënduam të dy, të dy shijuam male, gra, ide.

Dhe kur të ngarkuar me trofe, e të mbushur me plagë, kthehemi në qelinë tonë të freskët, të qetë, në mendjen time ky tigër i heshtur kthehet në gjigant. Atje është strofka e tij. Mbështillet rreth kafkës sime, i fut thonjtë e tij në mendjen time dhe reflektojmë për ato që pamë dhe që kemi ende për të parë.

Gëzohemi të dy që kjo botë, e dukshme dhe e padukshme, është një mister i patjerrshëm; i thellë, i pakuptueshëm, përtej mendjes, dëshirës, sigurisë. Bisedojmë të dy - bashkërrugëtari im Tigri dhe unë - dhe qeshim që jemi kaq të fortë, të dashur dhe të pangopur dhe që sigurisht, një mbrëmje, do të hamë një grusht dhé për t'u ngopur. Dhe kur jemi shumë në qejf ose ndiejmë një pikëllim të padurueshëm, luajmë dhe e bëjmë Zotin t'i psalë, duke u dridhur, himne patetikë njeriut fatkeq.

O Zot, ç'gëzim është ky, të jetosh, të shohësh dhe të luash me Tigrin e madh e të mos kesh frikë! Dhe një mëngjes të ngrihesh dhe të thuash: "Fjalët! Fjalët! Shpëtim tjetër s'ka! S'kam në pushtetin tim veçse 24 ushtarë prej plumbi, do të shpall mobilizimin, do të ngre ushtrinë, do të fitoj mbi vdekjen!"

Dhe e di mirë se vdekjen nuk e mund dot; por vlera e njeriut nuk është Fitorja, është lufta për Fitoren. Dhe di edhe më të vështirën: Nuk është kjo lufta për Fitore. Vlera e njeriut është një e vetme: të jetojë dhe të vdesë me nder, pa pritur shpërblim. Dhe kjo e treta, akoma më e vështira: siguria se nuk ekziston shpërblimi, të të mbushë me gëzim, krenari dhe burrëri.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319640
ean13
9789994319640
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Vintage

Green Hills of Africa, Ernest Hemingway

From the thrill, frustration and excitement of the hunt for big game to whisky and soda, fresh butter and Viennese dessert with friends, Hemingway articulates a zest of life, brilantly capturing the landscape of the African continent and its wildlife.
1 460 Lekë
More

Referenca: SKU000597

Botuesi: Skanderbeg Books

Unë jam e kuqja, Orhan Pamuk

Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Terezë Deskeiru, Fransua Moriak

Novela guximtare dhe trullosëse e François Mauriac është një portretizim i paharrueshëm i gruaje të komplikuar dhe magjepsëse, e cila është zënë në kurthin e jetës së provincës.
220 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaq shumë lumturi, Alice Munro

Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
400 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Zëra nga Çernobili, Svetllana Aleksieviç

Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar.
680 Lekë
More

Botuesi: IDK

Misteret, Knut Hamsun

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000861

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta e re, Orhan Pamuk

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000062

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, Niko Kazanxaqis

Qëllimi im nuk është të bëj art për art. Duhet të gjej një kuptim të ri në jetë dhe të shprehem. Për të arritur aty, ka tri rrugë: rruga e Krishtit - e paarritshme; rruga e Shën Palit; rruga e artit dhe e filozofisë - Tolstoi, Niçe. Zgjodha të tretën, ndaj ajo që shkruaj s'do të jetë kurrë e përsosur nga pikëpamja artistike, pasi imagjinata ime i kalon...
700 Lekë
More

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.
1 200 Lekë
More