• Banner

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar kështu vrasjen e Abelit.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kaini
Origjinali: Caim
Gjinia: Roman
Autori: José Saramago
Shqipëroi:Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 143
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-0-256-7

Mbi librin

Njëzet vjet pas "Ungjilli sipas Jezu Krishtit", José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Në qoftë se në të kaluarën fituesi i çmimit Nobel (1998) dha versionin e tij të Dhiatës së Re, tani vihet përballë Dhiatës së Vjetër. Dhe për ta bërë këtë, zgjedh personazhin më negativ, personifikimin biblik të së keqes, të atij që vrau vëllain e vet: Kainin.

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar kështu vrasjen e Abelit.

I dëbuar dhe i dënuar me një jetë endacake, Kaini niset drejt aventurës në hapësirën dhe kohën biblike. Dashnor i Lilithit të panginjur, ai herë është dëshmitar e herë protagonist i ngjarjeve kundër të cilave ngre krye.

Ai ndal krahun e Abrahamit, kur do që të vrasë të birin, Isakun, sheh i tmerruar fëmijët që vdesin në flakët që përfshijnë Sodomën, sheh shembjen e Kullës së Babelit, merr pjesë në zemërimin e Moisiut, i cili shkon në shpatë vetë popullin e tij, vështron masakrat e Jerikos, përpiqet të zbusë vuajtjet e Jobit të gjorë dhe, në fund, kur hipën në Arkën e Noes, merr një vendim të prerë, që u jep fund bëmave të tepruara të Zotit inatçor, mizor dhe të shthurur, ku me një mjeshtëri të përsosur, autori e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë njerëzore.

Romani "Kaini" është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur kurrë kaq e lirë, kaq e kthjellët dhe kaq e mprehtë sa në këtë vepër. Romani "Kaini" tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij.

Mbi autorin

José Saramago u lind në vitin 1922 në Azinhaga, në Portugali. Ai është shkrimtari më i madh i letërsisë portugeze dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë botërore, vepra e të cilit është botuar në mbarë botën. Në vitin 1995 mori çmimin Camõens, vlerësimi më i madh i letrave portugeze, ndërsa në vitin 1998 mori çmimin Nobel të letërsisë. Vdiq në vitin 2010 në Lanzarote.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si une, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2266

Botuesi: OMBRA GVG

Perëndia e mizave, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001369

Botuesi: Tirana Times

Rënia, Albert Camus

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000724

Botuesi: Onufri

Shosha, Isaac Bashevis Singer

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dritë e gushtit, William Faulkner

Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2661

Botuesi: Skanderbeg Books

Udhëtim i mbyllur, Samuel Beckett

Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)