• Banner

  • Ka mbaruar

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

4,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Për dashurinë dhe demonë të tjerë
Origjinali: Del amor y otros demonios
Gjinia: Roman
Autori: Gabriel Garcia Marquez
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2000
Fq. 144
Pesha: 0.201 kg
ISBN: 978-99927-31-74-5

Mbi librin

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Sidoqoftë, real apo fiktiv, ky zbulim është pikënisja e një historie të veçantë dashurie, në kuadrin e gëzueshëm dekadent dhe plot ngjyrime të Kartagjenës së Indisë, në mes të shekullit XVIII. Vajza e vetme e markezit të Casaldueros, Sierva Maria, ishte dymbëdhjetë vjeç, kur u kafshua nga një qen bojë hiri, me një blanë të bardhë në ballë.

E dyshuar si e sëmurë nga tërbimi, apo nën pushtetin e djallit, e mbyllur në një kuvend nga Inkuizicioni, ajo do të jetojë me yshtësin e saj, Don Kajetano Delaura, një pasion të çmendur shkatërrues dhe më se të mallkuar dashurie... Në kryqëzimin e historisë dhe legjendës, misticizmit dhe erotizmit, Gabriel García Márquez, zgjeron në këtë kryevepër të re, kufijtë e realizmit magjik, themelues i të cilit është ai vetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992731745
ean13
9789992731745
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001369

Botuesi: Tirana Times

Rënia, Albert Camus

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve, Olga Tokarczuk

Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, William Blake. Jeta e saj,...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2295

Botuesi: Zambaku

Uri, Knut Hamsun

Knut Hamsun me romanin e tij "Uri" ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1920. Vepra ka hyrë në kolanën e klasikëve të artë norvegjezë edhe me paralelizmin që bën mes jetës së shkrimtarëve të tjerë.

Çmimi 5,45 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Goditje dielli, Ivan Bunin

Ivan Bunini ishte mjeshtër i fjalës, i përshkrimit të natyrës, shkrimtari që krijoi tablo të ashpra dhe të vërteta të jetës së fshatit në të kaluarën, krijoi një sërë figurash të Rusisë së pararevolucionit. Mjeshtëria e fjalës, përsosmëria e formës së tregimeve, pasuruan thesarin e letërsisë ruse.

Çmimi 2,18 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Nekrassov, Jean - Paul Sartre

Farsë ose satirë, pjesa e Jean – Paul Sartre – it, është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga faqja e parë e gazetës.” Kjo batutë i jep tonin pjesës “Nekrassov”. Ky është “toni i madh” i teatrit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Çmimi 2,18 CHF
More
Në gjendje

Zorba, Nikos Kazantzakis

Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)