• Banner

Udhëtim i mbyllur, Samuel Beckett

Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtim i mbyllur
Origjinali: Mercier et Camier
Gjinia: Roman
Autori: Samuel Beckett
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Skanderbeg books
Viti: 2007
Fq. 112
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-99943-51-16-9

Mbi librin

Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit, një peizazh aq i shtrenjtë për Samuel Beckett dhe aq shpesh i pranishëm, si fill i kuq në tërë veprën e tij.

Qëllimi i udhëtimit të Mercier dhe Camier nuk është aspak i përcaktuar. Bëhet fjalë për "të shkuar përpara". Ata janë në kërkim të një gjetke që, nga vetë natyra e saj, zhduket sapo mbërrihet. Përgatitjet e tyre kanë qenë tejet të kujdeshme por asgjë nuk ndodhi siç u parashikua. Fillimisht duhet nisur, por kjo nuk është kurrsesi një çështje e vogël.

Do të duhet pastaj kthim nga rruga për të marrë forca e për t'u vënë përsëri në ecje. Do të bjerë shumë shi gjatë udhëtimit. Ata kanë vetëm një mushama për të dy, dhe pas disa përpjekjesh, çadra e tyre do të refuzojë të hapet më. Biçikleta e tyre e vetme do të kthehet shpejt në pakogjë: ia vjedhin të dyja rrotat. Mercier dhe Camier do të na çojnë rreth e përqark nëpër bare dhe kafene ku uiski të jep zemër. Sepse duhet ca zemër për të përballur takimet e tyre shpesh të rrezikshme me personazhe të çuditshëm, tërheqës ose shqetësues, madje armiqësorë, deri kur do të ndodhë një vrasje.

Nga ngatërrime në keqkuptime, nga grindje në pajtime, kështu vazhdon dialogu i vazhdueshëm mes Mercier dhe Camier, të cilët flasin dhe përçartin në ecje e sipër. Ata janë të bashkuar përballë vështirësive, dhe sado të ndryshëm të jenë në karaktere, duken të pazgjidhshëm nga njëri - tjetri. Kjo lidhje, a do t'i mbijetojë peripecive të udhëtimit? Ku do të mbërrijnë ata? Dhe, a do të mund të mbeten ata të pandryshuar edhe pas një endjeje kaq të trazuar?

 

Detajet e librit
2661

Referencat specifike

isbn
9789994351169
ean13
9789994351169
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001370

Botuesi: Tirana Times

Malone vdes, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001913

Botuesi: Zenit Editions

Dashuria e parë, Samuel Beckett

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Kafsha e zemrës, Herta Muller

Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t'u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Në lindje të Edenit, John Steinbeck

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001488

Botuesi: IDK

Kronikat e Travnikut, Ivo Andric

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pesë qoshet, Mario Vargas Llosa

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Letër e shkurtër, lamtumirë e gjatë, Peter Handke

Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Plot atmosferë noir dhe e ngarkuar me një ajër deliri të përgjithshëm, libri filloi me paraqitjen e një të riu gjerman pa emër, i cili sapo ka mbërritur në Amerikë, ku shpreson të gjejë paqe pas rrënimit të martesës. Nuk shkoi gjatë dhe ai zbulon se...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)