• Banner

Perëndia e mizave, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

8,88 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Perëndia e mizave
Origjinali: Lord of the flies
Gjinia: Roman
Autori: William Golding
Shqipëroi: Shpëtim Myshketa
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2009
Fq. 336
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-99956-38-11-5

Mbi librin

Romani "Perëndia e mizave" u botua në vitin 1954. Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull tropikal gjatë një konflikti planetar.

Pas përpjekjeve të para të kurorëzuara me sukses për t'i dhënë jetë një shoqërie të organizuar dhe demokratike (më të vegjlit për të luajtur, më të mëdhenjtë të ndarë në gjahtarë dhe rojtarë të zjarrit, që tymi të dallohej nga larg), mjet i domosdoshëm për të shpëtuar, tensionet brenda grupit shpërthejnë në mënyrë dramatike dhe përkeqësohen me shpejtësi deri në rrjedhoja skajore.

Mbi autorin

William Golding ishte profesor në vitet 1961 – 1962 në kolegjin Hollings në Virxhinia. Në 1982 u nderua me diplomën "ad honorem" në Sorbonë. Në tetor 1983 fitoi Çmimin Nobel me motivacionin: "Për romanet e tij me qartësi rrëfimi realist. Për larminë e përgjithësimit dhe miti duke hedhur dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme".

Studiuesit e veprës së tij, Ian Gregor dhe Mark Kinkead – Weeks, kanë shkruar se: "Romani i Golding – ut, "Perëndia e mizave", ka vlerë të çmuar jo pse ai na tregon errësirën e zemrës së njeriut, por ngaqë e nxjerr në pah atë, sepse është një vepër arti, e cila na mundëson që të hyjmë thellë brenda botës së tij.

Vegimet e tij bëhen vegimet tona dhe ky sinjal na bën të kuptojmë vërtetësinë e thënies së Shellit që "imagjinata është instrumenti kryesor për shëndoshjen morale". William Golding ndërroi jetë më 19 korrik 1993 në Wilthshire në Angli.

 

Detajet e librit
2266

Referencat specifike

isbn
9789995638115
ean13
9789995638115
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Faber and faber

Lord of the Flies, William Golding

By day, they discover fantastic wildlife and dazzling beaches, learning to survive; at night, they are haunted by nightmares of a primitive beast. Orphaned by society, it isn't long before their innocent childhood games devolve into a savage, murderous hunt ...

Çmimi 17,32 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000444

Botuesi: Koha Ditore

Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave.

Çmimi 10,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kaligula, Albert Camus

Kaligula është një dramë e shkrimtarit të shquar francez, Alber Kamy, që është bërë manifest krijues origjinal i letërsisë ekzistencialiste franceze e që deri në ditët tona vazhdon të shfaqet në skenat e gjithë botës. Sipas fjalëve të J. P. Sartrit, ajo është një dramë në të cilën "liria shndërrohet në dhembje, kurse dhembja të çliron".

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000977

Botuesi: Dituria

Foleja e neperkave, Francois Mauriac

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë nderi në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)