• Ka mbaruar
Qiell i lene pergjysme, Tomas Transtromer
  • Qiell i lene pergjysme, Tomas Transtromer

Qiell i lene pergjysme, Tomas Transtromer

SKU001914
Aleph

Tranströmer mbetet një poet stoik, i fuqishëm nëpërmjet të cilit ne kuptojmë sesi poezia, në kushtet më të pamendueshme, e vesh kaq butë ndërgjegjen me një "kapelë të butë leshi të ndritur" me formë të besueshme.

4,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Qiell i lënë përgjysmë
Gjinia: Poezi
Autori: Tomas Tranströmer
Shqipëroi: Natasha Lako
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2011
Fq. 114
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-99956-819-9-4

Komente mbi veprën

"Më vjen vërtet keq që nuk mundem ta lexoj në origjinal këtë poet të vërtetë, të fuqishëm, të errët, meditativ. Shpresoj që një ditë ta kujtoj sërish atë goditje, atë thes vërtitës sipër koke. Nëse do të më mbeten sytë tek ato lëkundje dhe gjethet mbi fletë , kjo do të jetë falë Tranströmer - it dhe poezisë së tij. Dhe ka kaq shumë lirika që mund t'i kesh me vete në kohë të këqija: "Merr varrin tënd dhe shko", thotë një poezi, që përkthen Jezusin në një prej thënieve të paharrueshme të tij. Tranströmer mbetet një poet stoik, i fuqishëm nëpërmjet të cilit ne kuptojmë sesi poezia, në kushtet më të pamendueshme, e vesh kaq butë ndërgjegjen me një "kapelë të butë leshi të ndritur" me formë të besueshme."

Helen Vendler

"Tomas Tranströmer është një prej poetëve të mëdhenj të epokës sonë me një inteligjncë të pashembullt."

Josif Brodskij

"Askush si Tranströmer nuk ëhtë zhytur kaq thellë në psiqikën njerëzore dhe të ketë dalë në sipërfaqe me këto mrekulli lirike."

Seamus Heaney

Mbi autorin

Tomas Tranströmer ka lindur në vitin 1931 në Stokholm. I ati, Gosta Tranströmer, ka punuar si gazetar. Prindërit Gosta dhe Helmy divorcohen kur Tomas është në moshë të re dhe poeti i ardhshëm e takon shumë rrallë të atin.

Në moshën 20 - vjeçare fillon studimet në universitetin e Stokholmit dhe diplomohet në psikologji. Që nga viti 1956 deri në vitin 1960 punon në universitetin e Stokholmit në fakultetin e psikologjisë, kohë kur fillon botimet e para. Për një periudhë të shkurtër ka qëndruar si psikolog pranë Qendrës së Rehabilitimit të të Rinjve të Kriminalizuar.

Për një kohë të gjatë ka jetuar në qytetin Vesteros, prej nga emri i tij merr përmasat e një poeti të madhe botëror. Ka fituar disa çmime letrare. Më 28 Nëntor 1990, pas një paralize të pjesshmë cerebrale, Tomas Tranströmer ka humbur të folurën, por nuk ka reshtur së botuari me ndihmën e bashkëshortes, Monika.

Është domethënës fakti që kompozitorë të njohur suedezë, përveçse kanë kompozuar vepra mbi krijimtarinë e Tranströmer - it, kanë shkruar edhe shumë pjesë që luhen me dorën e majtë, enkas për të. Sot, poezitë e tij janë përkthyer në mbi pesëdhjetë gjuhë të botës. Tomas Tranströmer është fitues i çmimit "Nobel" në 2011.

 

Detajet e librit
SKU001914
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.
10,90 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Baudelaire, Jean - Paul Sartre

Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire – i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm moral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën a të Keqen.
6,94 CHF
More

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.
14,86 CHF
More

Botuesi: Botime Nazarko

Endacaku Knulp, Herman Hes

Në një epokë të trazuar, vepra e Hesit sugjeron të bashkojë etikën me estetikën, traditën dhe modernitetin në një vizion të botës së hapur drejt së ardhmes.  
2,18 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 
8,92 CHF
More

Referenca: 2209

Botuesi:

Lumturia, Tomas Man

Titulli: LumturiaGjinia: TregimeAutori: Tomas ManShqipëroi: Gëzim HalilajShtëpia botuese: ABCViti: 2007Fq. 137Pesha: 0.14 kgISBN: 978-99943-890-7-0  
1,98 CHF
More

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
11,89 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.
8,92 CHF
More

Referenca: SKU000607

Botuesi: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
12,88 CHF
More

Referenca: SKU000252

Botuesi:

Tereze Deskeriu, Fransua Moriak

Titulli: Terezë DeskeriuGjinia: RomanAutori: Fransua MoriakShqipëroi: Donika OmariShtëpia botuese: ABCViti: 2007Fq. 126Pesha: 0.15 kg.  
1,98 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Nekrassov, Jean - Paul Sartre

Farsë ose satirë, pjesa e Jean – Paul Sartre – it, është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga faqja e parë e gazetës.” Kjo batutë i jep tonin pjesës “Nekrassov”. Ky është “toni i madh” i teatrit.
9,91 CHF
More

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU000059

Botuesi: Botimet Dudaj

Perëndia dorace, Jose Saramago

"Perëndia dorace" është pa dyshim kryevepra e Josè Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime mes të cilëve edhe Çmimin e Madh të Romanit të Pen Klubit."
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001567

Botuesi: Poeteka & Ideart

Baladë për Metka Krasovec, Tomaz Salamun

Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit, dhe përpara se të niste t'i përkushtohej tërësisht poezisë, ka punuar si lëvrues i artit konceptual.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
6,94 CHF
More

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
29,73 CHF
More

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
6,94 CHF
More