• Banner

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk
  • Muzeu i pafajesise, Orhan Pamuk
  • Muzeu i pafajesise, Orhan Pamuk
  • Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Muzeu i pafajësisë
Origjinali: Mosumiyet Muzesi
Gjinia: Roman
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Drita Çetaku-Turdiu
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2011
Fq. 656
Pesha:0.75 kg
ISBN: 9789994351756

Mbi librin

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional. Besnik i zhanrit të tij rrëfimtar, Pamuk përmes një linje të qartë me një vijueshmëri detajesh dhe sentimentesh, nuk lodhet së përsjelli lexuesin në një ëndërr të gjatë nanuritëse, por njëherësh edhe ankthsioze.

Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".

Në qendër të romanit është një djalosh i ri, i pasur, Kemali, i cili në zenit të lumturisë së tij, i rrethuar nga mirëqënia, nga jeta aristokrate, dashuria dhe klasi i gruas me të cilën do të fejohet, prej një takimi të beftë me një vajzë të re të bukur, një kushërira e tij e largët, që tashmë është rritur dhe punon si shitëse, do të hyjë në një spirale ndjenje e pasioni të verbër, të një robërimi shpirtëror e fizik, që do të jenë qerthulli i tetë viteve të ardhshëm të tij.

E gjithë bota e tij përmbyset dhe djaloshi ynë Kemal, shumë i përngjashëm me vetë Pamukun e ri, do të ecë mes përpjekjesh, vuajtjesh, ëndërrimesh ku e shpie "verbëria" e dashurisë së tij të parrokshme, që e lëkund mes shpresës dhe ëndërrimit. A do të lidhet Kemali me Fysunin? Lexuesit do t'i duhet të ndjekë hap pas hapi fatin e këtyre personazheve për të zbuluar një Turqi që po zhvillohet, evropianizohet dhe që përpëlitet mes dukurive të tranzicionit.

Ky roman është një dedikim ndaj "pafajësive" të mëdha të turkut të fundshekullit te kaluar dhe të sotëm, që përpiqet mes civilizimit evropian dhe traditës orientale. Të gjitha detajet që shpesh duken tejet të hollësishme, s'janë veçse piketa dhe shenja që autori dëshiron t'i bëjë me dije për të zbërthyer jo thjesht një histori dashurie, por vetë Turqinë, historinë, kulturën, mentalitetin, modernitetin, traditën, bashkë me peizazhin e patjetërsueshëm, aq të njohur nga lexuesi shqiptar përmes korpusit letrar të Pamuk, i cili prej vitit 2006 është botuar në vijim në shqip.

"Muzeu i pafajësisë" është përkthyer mjeshtërisht në shqip nga përkthyesja Drita Çetaku, e cila ka përkthyer një pjesë të mire të veprës së Orhan Pamuk për lexuesin shqiptar. Orhan Pamuk ka vizituar Shqipërinë në maj të vitit 2010, dhe mori pjesë në prezantimin e veprës së tij në shqip "Stambolli-qyteti dhe kujtime". Në shqip nga Orhan Pamuk janë botuar nga Skanderbeg Books, botuesi i tij ekskluziv, veprat:   Unë jam e kuqja, roman Bora, roman Kështjella e bardhë, roman Jeta e re, roman Shtëpia e heshtjes, roman Baulja e babait, ese Stambolli, kujtime Muzeu i pafajësisë, roman   Në vjeshtë të këtij vitit do t'i prezantohet lexuesit shqiptar romani "Libri i zi".Në pranverë të vitit 2012 do të prezantohet romani "Xhevdet beu dhe të bijtë", që do të përmbyllë botimin e plotë të veprës së Orhan Pamuk në gjuhen shqipe.

 

Detajet e librit
SKU001673

Referencat specifike

isbn
9789994351756
ean13
9789994351756
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.

Çmimi 950 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kosherja, Camillo José Cela

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)