• Banner

  • Baulja e babait, Orhan Pamuk
  • Baulja e babait, Orhan Pamuk

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

4,44 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Baulja e babait
Origjinali turqisht: Babamin bavulu
Gjinia: Roman
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Urim NergutiHysen Voci
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2014
Fq. 80
Pesha: 0.099 kg.
ISBN: 9789928424112

Mbi librin

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, përveçse duke e ndryshuar. Shkruaj që mbarë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë, në Stamboll, në Turqi.

Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë.

Shkruaj sepse më pëlqen të më lexojnë. Shkruaj sepse besoj si një fëmijë në pavdekësinë e bibliotekave dhe në vendin që do të zënë aty librat e mi. Shkruaj sepse jeta, bota, gjithçka, është pabesueshmërisht e bukur dhe mahnitëse. Shkruaj sepse është argëtuese të përkthesh në fjalë tërë këtë bukuri dhe pasuri të jetës. Shkruaj jo për të rrëfyer histori, por për të ndërtuar histori. Shkruaj për t'i shpëtuar ndjenjës së pamundësisë së kapjes së një vendi që e dëshirojmë, sikurse në ëndrra. Shkruaj sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj për të qenë i lumtur.

 

Detajet e librit
SKU001593

Referencat specifike

isbn
9789928424112
ean13
9789928424112
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.

Çmimi 17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Baudelaire, Jean - Paul Sartre

Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire – i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm moral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën a të Keqen.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Goditje dielli, Ivan Bunin

Ivan Bunini ishte mjeshtër i fjalës, i përshkrimit të natyrës, shkrimtari që krijoi tablo të ashpra dhe të vërteta të jetës së fshatit në të kaluarën, krijoi një sërë figurash të Rusisë së pararevolucionit. Mjeshtëria e fjalës, përsosmëria e formës së tregimeve, pasuruan thesarin e letërsisë ruse.

Çmimi 2,44 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)