Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kronikat e Travnikut, Ivo Andric
  • Kronikat e Travnikut, Ivo Andric

Kronikat e Travnikut, Ivo Andric

SKU001488
IDK

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të Perandorisë Osmane.

11,90 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kronikat e Travnikut
Origjinali: Travnicka hronika
Gjinia: Roman
Autori: Ivo Andriç
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
fq. 480
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-99956-810-0-5

Mbi librin

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të Perandorisë Osmane.

Rrëfimi nis pikërisht në çastin kur në këtë qytet të humbur të Perandorisë, ku në një atmosferë dyshimi dhe mosbesimi reciprok, prej shekujsh bashkëjetojnë njerëz të besimit musliman, katolik, otodoks e hebre, vjen konsulli francez, e menjëherë pas tij ai austriak.

Dhe kështu befas ky cep i humbur i Perandorisë, deri atëherë krejtësisht i izoluar, tronditet thellësisht kur e sheh veten të detyruar të hapet ndaj botës, duke u shndërruar njëkohësisht në një teatër të vogël të diplomacisë, rivalitetit dhe intrigave të fuqive të mëdha të kohës.

Në këtë kryevepër të tij, Ivo Andriç ka aftësinë e rrallë që jo vetëm të na sjellë një tablo epike të jetës dhe atmosferës së një periudhe të historisë së qytetit të tij të lindjes, por arrin të krijojë mjeshtërisht një galeri të pasur personazhesh mbresëlënës që formojnë një mikrokozmos të mbarë një shoqërie që mban brenda vetes gjithë potencialin për keqkuptime e konflikte me karakter fetar, kombëtar apo kulturor, duke krijuar kësisoj ato barriera që ndajnë vetë individët.

Komente mbi librin

"I shkruar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, në sfondin e dhunës që shpërtheu atë kohë mes bashkësive të ndryshme që jetonin në ish-Jugosllavi, romani "Kronikat e Travnikut"  përbën një çelës për të kuptuar më mirë nga rrënjët e dramës së përgjakshme që u shpalos në ish-Jugosllavinë e viteve 90' të shekullit që shkoi. Sërish, historia që na rrëfen Andriç hedh dritë tek udha e errët në të cilën jeta na çon aq shpesh."

New York Times

"Andriç ka talentin e rrallë ndër romancierët me temë historinë, që jo vetëm ia del të krijojë një tablo të kohës, të mbushur me koloritin lokal, por dhe të na sjellë karaktere të cilët fare mirë mund të jetonin edhe sot."

Times Literary Supplement

Mbi autorin

Ivo Andriç lindi në vitin 1892 në Travnik, Bosnje, nga prindër katolikë, por një pjesë të madhe të fëmijërisë e kaloi në Vishegrad. Studimet i kreu në Zagreb, Krakov dhe Vienë, aso kohe pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze.Deri në vitin 1941 shërbeu si diplomat i Mbretërisë Jugosllave. Më pas iu kushtua krejtësisht letërsisë. Në vitin 1961, Andriç ishte fitues i çmimit "Nobel" për letërsinë. Ndër veprat e tij kryesore mind të përmenden: "Ura mbi Drin", "Oborri i mallkuar", "Elefanti i vezirit", "Udhëtimi i Alija Gjergjelezit" etj. Vdiq në vitin 1975.

 

Detajet e librit
SKU001488

Referencat specifike

isbn
9789995681005
ean13
9789995681005
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001942

Botuesi: Argeta LMG

Renia, Alber Kamy

Rënia nuk është as novelë, as roman, as pjesë teatrale, e megjithatë, është të gjitha nga këto, qëndron, ndoshta, si kryevepra e shkrimtarit.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000186

Botuesi: Ideart

Nje kenaqesi e vetmuar, Albert Camus

Unë nuk mund të jetoj pa artin tim. Por asnjëherë nuk e kam vendosur këtë art mbi gjithçka. Ai është i nevojshëm për mua, sepse nuk më ndan nga askush dhe më lejon të jetoj ashtu siç jam, bashkë me të gjithë të tjerët. Për mua arti nuk është një kënaqësi e vetmuar.
2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Udhëtim në Europën Lindore, Gabriel Garcia Marquez

Për herë të parë në Shqipëri, në një botim ekskluziv, kronika e udhëtimeve të një Gabriel García Márquez – i në moshë të re në vendet socialiste. Një reportazh po aq i jashtëzakonshëm sa "Rrëfimi i një anijehumburi".
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000861

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta e re, Orhan Pamuk

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000250

Botuesi:

Buka e viteve te hershme, Hajnrih Bel

Titulli: Buka e viteve të hershmeGjinia: NovelëAutori: Hajnrih BëlShqipëroi: Nikolla PireShtëpia botuese: ABCViti: 2007Fq. 96Pesha: 0.10 kg.  
1,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001914

Botuesi: Aleph

Qiell i lene pergjysme, Tomas Transtromer

Tranströmer mbetet një poet stoik, i fuqishëm nëpërmjet të cilit ne kuptojmë sesi poezia, në kushtet më të pamendueshme, e vesh kaq butë ndërgjegjen me një "kapelë të butë leshi të ndritur" me formë të besueshme.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000835

Botuesi: Papirus

Dervishi dhe Vdekja, Mesa Selimovic

Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001584

Botuesi: Poeteka & Ideart

Hotel Grand, Renato Baretic

Rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001589

Botuesi: Poeteka & Ideart

E fshehta e luginës së piramidave, Emir Imamovic Pirke

Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
8,16 GBP
More
Ka mbaruar