• Banner

  • Ka mbaruar
Renia, Alber Camus
  • Renia, Alber Camus

Rënia, Albert Camus

SKU001369

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rënia
Origjinali: La Chute
Gjinia: Roman
Autori: Albert Camus
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 138
Pesha: 0.128 kg.
ISBN: 978-99956-847-54

Mbi librin

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Fragmente nga libri

Mbi urë, kalova prapa një forme të përkulur mbi parmak, dhe që dukej të vështronte lumin. Nga më afër, shqova një grua të re thatime, të veshur me të zeza. Ndërmjet flokëve të zinj dhe jakës së palltos, shihej thjesht një qafë, e freskët dhe e lagur, ndaj së cilës qeshë i ndjeshëm. Por e vazhdova rrugën, pas një ngurimi.

Në fund të urës, mora anash drejt Saint-Michel, ku dhe banoja. Kisha përshkuar tashmë rreth pesëdhjetë metra, kur ndëgjova një zhurmë e cila, megjithëse larg, m'u duk e mrekullueshme ne heshtjen e natës, një zhurmë trupi që bie në ujë. U ndala në vend, por pa u kthyer.  Pothuaj menjëherë, dëgjova një klithmë, të përsëritur disa herë, që zbriste bashkë me lumin, dhe që u shua papritur...

Fragment nga fjalimi në Stockholm

... Por në të gjitha rrethanat e jetës së tij, në terr apo përkohësisht i famshëm, i hedhur në ferret e tiranisë apo i lirë për një kohë për t'u shprehur, shkrimtari mund ta rigjejë ndjenjën e një bashkësie të gjallë e cila do ta justifikojë, me kushtin e vetëm që ai të pranojë, aq sa mundet, dy barrat të cilat përbëjnë madhështinë e zanatit të tij: shërbimin e së vërtetës dhe shërbimin e lirisë.

Ngaqë misioni i tij është që të mbledhë numrin më të madh të mundshëm të njerëzve, ky mision nuk mund të pajtohet me gënjeshtrën dhe me nënshtrimin të cilat, aty ku sundojnë, nuk bëjnë tjetër veçse shumëzojnë vetmitë. Cilatdo qofshin pengesat tona vetjake, fisnikëria e zanatit tonë do të rrënjoset gjithmonë në dy zotime të vështira për t'u mbajtur: të mos gënjesh mbi atë çka di dhe të kundërshtosh shtypjen.

 

Detajet e librit
Tirana Times
SKU001369
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000433

Botuesi: Koha Ditore

I huaji, Albert Kamy

(0)

Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000942

Botuesi: Fan Noli

Miti i Sizifit, Albert Camus

(0)

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000555

Botuesi: OMSCA-1

Budenbroket, Roman 1, Tomas Man

(0)

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit,

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

(0)

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

(0)

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Alfabete, Seamus Heaney

(0)

Mu bë zakon po ashtu të dëgjoja buçitjet e shkurtra të gjuhëve të huaja ndërsa rrotulla e njehsorit shkonte drejt BBC – së deri tek Radio Eireann, prej intonacionit londinez e deri tek ai dublinas dhe megjithë që nuk kuptoja se përse bëhej fjalë në atë murmurimë të parë me atë të folur gryke e fishkëllyese europiane, unë gati kisha filluar udhëtimin në...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

(0)

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Le te ulerijme, Jose Saramago

(0)

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

(0)

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

(0)

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Ura mbi Drin, Ivo Andric

(0)

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

(0)

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Zorba, Nikos Kazantzakis

(0)

Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)