Nata e njemije e Nje neteve, Nagib Mahfuz
  • Nata e njemije e Nje neteve, Nagib Mahfuz

Nata e njëmijë e Një netëve, Nagib Mahfuz

SKU001323
Te tjere

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nata e njëmijë e Një netëve
Gjinia: Tregime
Autori: Nagib Mahfuz
Shqipëroi: Hysen Sinani
Shtëpia botuese: Zenit
Viti: 2009
Fq. 256
Pesha: 0.274 kg
ISBN: 978-99956-787-8-4

Mbi librin

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".Shkrimtari egjiptian Nagib Mahfuz (1911-2006) i ka ringjallur të gjithë në një natë të vetme me romanin "Nata e Njëmijë e Një Netëve", botuar për herë të parë më 1982 në gjuhën arabe.

Mbi autorin

Mahfuz është një nga shkrimtarët e parë bashkëkohorë të letërsisë arabe, i njohur për veprat "Trilogjia e Kajros" (1956-'57), "Fëmijët e Gebelawit", "Hajduti dhe qentë", "Miramar" dhe "Lypsari".Ndërsa merrte çmimin më të madh që njeh letërsia, Mahfuz tha: "Unë jam bir i dy qytetërimeve që në një kohë të caktuar kanë bërë një martesë të lumtur. I pari, shtatë mijë vjeçar, është qytetërimi faraonik; i dyti, një mijë e katërqind vjeçar, është ai islamik.

Ishte fati im, zonja dhe zotërinj, të lindja në prehrin e këtyre qytetërimeve, dhe të thithja qumështin e tyre, të ushqehesha me letërsinë dhe artin e tyre.Më pas piva nektarin e kulturës tuaj të pasur e mahnitëse. Nga frymëzimi i gjithë kësaj - si dhe ankthet e mia personale - fjalët rrodhën prej meje".

Një përshkrim për muzat dhe frymën e letërsisë së tij që Mahfuz bëri mbrëmjen e Nobelit më 1988.Ai shpjegon se përkthimi i një vepre nga një gjuhë e dytë kërkon një përkthyes me përvojë. Edhe pse teksti letrar është më i lehtë nga origjinali, nuancat gjuhësore dhe stilistike të veprës, sipas Sinanit, janë më të vështira për t'u kapur pas përkthimit të parë.

Ja ku qëndron e vështira e përkthimit të Mahfuzit: "Subjektet e Lindjes, e traditës perse, arabe, janë figurativisht të vështirë.Gjuha ka vështirësitë e saj, në imazhet, në emërtimet e objekteve ekzotike, në emrat që duhen përshtatur. Duhen marrë parasysh si shqiptohen në gjuhën origjinale. Për këtë arsye është punuar me fjalor Larousse, i cili jep edhe shqiptimin e disa emrave në gjuhën arabe" shprehet përkthyesi.

Sinani është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që duhet të mbajë kur një vepër përkthehet për herë të parë në shqipe. Është ky përkthim i parë që ngulit tek lexuesi karakteristikat, të veçantat dhe stilin e autorit.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001323

Referencat specifike

isbn
9789995678784
ean13
9789995678784
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000851

Botuesi: Te tjere

Tirana In Your Pocket (Guide Qyteti - Anglisht)

"Tirana is growing up fast. After a few prepubescent years of fooling around with the wrong friends, and some petty crime in the 1990s and some half-hearted first attempts at using make-up immediately afterwards, the city is now emerging as a young lady getting ready to show the world what she's all about. 
455 Lekë
More

Botuesi: Toena

Luani i Epirit, Ali Pasha dhe Suli, Spiro Mela

"Shekulli i Tetëmbëdhjetë, mbase dhe ai i nëntëmbëdhjetë, nuk arritën të afirmojnë, nga  Adriatiku deri në Detin e Zi, një figurë historike mbresëlënëse, më të fuqishme, më të komplikuar dhe më enigmatike se ajo e Ali pashë Tepelenës."
1 500 Lekë
More

Referenca: 2287

Botuesi: Te tjere

Libri i bizneseve 2012 - 2013

Titulli: Libri i bizneseveOrigjinali: Libri i bizneseveGjinia: Guidë biznesi 2012 - 2013Shtëpia botuese: Ikub.alViti: 2012Fq. 482Pesha: 0.89 kgISBN: 978-9928-02-163-2
400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000263

Botuesi:

Mbremje e bekuar, Nagib Mahfuz

Titulli: Mbrëmje e bekuarGjinia: NovelëAutori: Nagib MahfuzShqipëroi: Lili BareShtëpia Botuese: ABCViti: 2007Fq. 64Pesha: 0.06 kg  
200 Lekë
More