• Banner

Njeriu eshte nje fazan i madh mbi toke, Herta Muller
  • Njeriu eshte nje fazan i madh mbi toke, Herta Muller

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Njeriu është një fazan i madh mbi tokë
Origjinali: Der mensch ist ein grosser fasan auf der welt
Gjinia: Roman
Autori: Herta Müller
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 176
Pesha: 0.191 kg.
ISBN: 978-99956-847-2-3

Mbi librin

Qëkur mullixhiu Windisch dëshiron të mërgojë, ai e sheh fundin ngado në fshat. Ndoshta nuk e ka gabim. Këngët janë të trishta, vdekja shihet në fund të tasave dhe secili duhet të bëjë kurvën për të jetuar dhe detyrimisht për të mërguar.

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

Më vonë, ata do të rikthehen një ditë vere, për vizitë, të veshur me rroba që vishen në Perëndim, dhe me këpucë të cilat nuk bëjnë dhe aq për hullinë e fshatit të tyre, do të vijnë me sende nga Perëndimi, shenjë e arritjes së tyre shoqërore, dhe "mbi faqen e Windisch, një lot i qelqtë".

Mbi autoren

Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat. Pas shkollës së mesme, Müller studion për letërsi gjermanike dhe rumune në universitetin e Timishoaras.

Më 1976 punon si përkthyese në një uzine mekanike, por pushohet nga puna pas tre vjetësh, pasojë e një mospranimi për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Librat e saj të parë censurohen nga regjimi i Çausheskut, deri në ndalimin e plotë për të mos botuar më në Rumani. Më 1987, mërgon në RFGJ, së bashku me të shoqin, shkrimtar. Që nga 1995, ajo është anëtare e "Akademisë gjermane për gjuhën dhe letërsinë".

Detajet e librit
Tirana Times
SKU001315

Referencat specifike

isbn
9789995684723
ean13
9789995684723
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Pesë qoshet, Mario Vargas Llosa

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001913

Botuesi: Zenit Editions

Dashuria e parë, Samuel Beckett

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve, Olga Tokarczuk

Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, William Blake. Jeta e saj,...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)