• Banner

Principata e Shqipërisë dhe mbretëria e Greqisë 1913-1914, Romeo Gurakuqi

Trajtesa e mëposhtme është pjesë e një monografie kërkimore në dorëshkrim, në pritje të botimit, që synon të ndriçojë mbi një bazë dokumentare arkivore një problem të diskutuar në mënyrë përgjithësisht fragmentare, së fundmi në shtypin shqiptar, gjegjësisht problemin e vendosjes së vijës kufitare në mes shtetit helen dhe shtetit shqiptar më 1913-1914.

8,85 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Principata e Shqipërisë dhe mbretëria e Greqisë, 1913-1914, çështja e Shqipërisë së Jugut ose e “Vorio Epirit”
Origjinali: Principata e Shqipërisë dhe mbretëria e Greqisë, 1913-1914, çështja e Shqipërisë së Jugut ose e “Vorio Epirit”
Gjinia: Histori
Autori: Romeo Gurakuqi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2011
Fq. 258
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99956-39-41-9

Koment nga autori

Trajtesa e mëposhtme është pjesë e një monografie kërkimore në dorëshkrim, në pritje të botimit, që synon të ndriçojë mbi një bazë dokumentare arkivore një problem të diskutuar në mënyrë përgjithësisht fragmentare, së fundmi në shtypin shqiptar, gjegjësisht problemin e vendosjes së vijës kufitare në mes shtetit helen dhe shtetit shqiptar më 1913-1914.

Punimi është një përpjekje për të shqyrtuar një pjesë të historisë së vendosjes së një vije ndarjeje politike në mes shtetit të fundit ballkanik të lindur nga shpërbërja e Turqisë evropiane, Principatës Shqiptare, me Mbretërinë e Greqisë. Punimi nuk merr përsipër në këtë fazë të shqyrtojë rrjedhën e ballafaqimeve mes Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve, (trajtuar me një kujdes të veçantë në veprën e prof. Arben Putos), dhe rrugën që ka ndjekur diskutimi i ndërlikuar i përcaktimit definitiv të parimeve dhe pikave orientuese të kufirit të Shqipërisë së Jugut dhe Juglindjes, por përqendrohet në periudhën vijuese që pason vendimin e datës 11 gusht 1913 të Konferencës së Ambasadorëve.

Ky përkufizim politik është një nga pjesëzat e historisë së dhimbshme të krizave ballkanike 1912-1914, kriza të cilësuara si kriza rritjeje dhe të përparimit të pjekurisë së shteteve të Ballkanit bashkëkohor. Në këndvështrimin tonë, mund të themi se kriza greko-shqiptare 1912-1914 ka qenë edhe një krizë e shkaktuar nga tejkalimi i pamotivuar i procesit natyral rritës të Mbretërisë së Greqisë, në dëm të një kombi me rilindje të vështirë e të ndërlikuar.

Trajtesa merret me shqyrtimin e një pjesëze të caktuar të problemit të trashëgimisë otomane në sferën politike, në segmentin më të epërm të periudhës së dezintegrimit dhe largimit të kësaj perandorie nga Evropa Juglindore. Kjo, sepse problemi i Shqipërisë së Jugut dhe caktimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë probleme të mirëfillta të fushës së politikës së jashtme, që kanë implikuar jo vetëm palët e interesuara, por para së gjithash Fuqitë e Mëdha në tërësi.

Periudha që ndjek punimi ynë është e fokusuar në procesin e implementimit në terren të vendimeve të Fuqive të Mëdha mbi vijën kufitare në mes Shqipërisë dhe Greqisë, me procesin e vështirë dhe të ndërlikuar të zbrazjes së padëshiruar të Shqipërisë së Jugut nga trupat pushtuese greke, që asnjëherë nuk u plotësua konform vendimit të Fuqive të Mëdha, me lindjen e një lëvizjeje autonomiste e separatiste, të dirigjuar nga Athina në këtë pjesë të vendit, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mjaft të rënda për kujtesën shqiptare dhe greke, dhe në fund fare, me misionin e pamundur të shtetit shqiptar dhe të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit për ta shtrirë integritetin shtetëror në të gjithë hapësirën e njohur ndërkombëtarisht.

Punimi ka si datë përmbyllëse rivendosjen e pushtimit grek mbi Shqipërinë e Jugut, më 31 tetor 1914, në rrethanat e precipitimit të Luftës së Parë Botërore dhe dezintegrimit të autoritetit shtetëror të Principatës Shqiptare, justifikuar ky ripushtim me nevojën e vendosjes së një autoriteti publik mbi këtë krahinë.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789995639419
ean13
9789995639419
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi

Libri i Romeo Gurakuqit është një monografi studimore kushtuar historisë politike e sociale në Shqipëri dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë, nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000355

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.

Çmimi 104,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi

Libri i Romeo Gurakuqit është një monografi studimore kushtuar historisë politike e sociale në Shqipëri dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë, nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Kujtime 1939-1944, Mustafa Greblleshi

Një shkrimtar, gazetar dhe përkthyes përballet me dy diktatura që mbërthyen Shqipërinë njëra pas tjetrës: diktatura e qeverive të krijuara gjatë pushtimit të nazistëve gjermanë të Shqipërisë dhe diktaturës komuniste. Mustafa Greblleshi na paraqet detaje nga jeta e përditshme e Tiranës, Selanikut dhe Athinës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret, Blendi Fevziu

Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...

Çmimi 10,93 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.

Çmimi 10,31 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)