• Banner

Geraldina e shqiptarëve, Gwen Robyns

Kujtimet në librin "Geraldina e shqiptarëve", të autores Gwen Robyns, janë të rrëfyera nga goja e mbretëreshës për ta sjellë këtë biografi -afërmendsh të autorizuar- pasi shkrimtarja ka kaluar orë e orë bisedash për të risjellë të freskëta, të paprekura nga koha, ditarin e "pashkruar" të Mbretëreshës.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Geraldina e shqiptarëve
Gjinia: Biografi, histori
Autori: Gwen Robyns
Shqipëroi: Xhilda Dervishi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2012
Fq. 242
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99956-39-73-0

Mbi librin

Mbreti Zog, gjatë gjithë jetës së tij, ka refuzuar qëllimisht të mbante ditar zyrtar apo personal, duke ia ndaluar këtë gjë edhe mbretëreshës. Kujtimet në librin "Geraldina e shqiptarëve", të autores Gwen Robyns, janë të rrëfyera nga goja e mbretëreshës për ta sjellë këtë biografi -afërmendsh të autorizuar- pasi shkrimtarja ka kaluar orë e orë bisedash për të risjellë të freskëta, të paprekura nga koha, ditarin e "pashkruar" të Mbretëreshës.

"Mëngjesin e 31 janarit 1938, silueta e gjatë dhe e hollë e një vajze të re veshur me një fustan blu stolisur me të bardhë, u shfaq në ballkonin e një vile në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Dielli dimëror rrëzëllente në flokët e saj të verdhë teksa përshëndeste sipas mënyrës shqiptare; dora e djathtë e kthyer nga poshtë, e mbajtur horizontalisht përmbi zemër, për të treguar se ju mbaj në zemrën time. Për herë të parë qytetarët e thjeshtë të Tiranës morën vesh se, më në fund, beqari dyzetedyvjeçar, mbreti Zog, kishte zgjedhur një nuse dhe dukej qartë se vajza e re u kishte hyrë në zemër..."

I njohur si mjaft tërheqës nga të gjitha femrat, mbreti nuk i mbante sekret miqësitë me to, por asnjëra nuk ishte e denjë për t'u bërë mbretëresha e tij. Disa bukuroshe nga Europa Qendrore pranuan ftesën e mbretit Zog për të vizituar Shqipërinë me qëllimin për t'u martuar. Duke qenë se ai ishte mysliman i sertë, një nga kërkesat e tij ishte që mbretëresha e ardhshme të ishte e virgjër dhe, me keqardhje, bukurosheve iu desh të ktheheshin te familjet e tyre, pasi nuk e përmbushnin këtë kusht.

Kontesha njëzetedyvjeçare Geraldinë Aponi vinte nga një familje e shquar hungareze dhe mbahej si një nga vajzat e reja më tërheqëse në fisnikërinë europiane. Prej bukurisë së saj, ajo njihej si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë... Stili vërtet ngjan me një përrallë, ku autorja e përshkruan mbretëreshën Geraldinë të bukur si princeshë përrallash, po ashtu edhe ngjarjet që pasurojnë librin; historia e një monarkie jetëshkurtër e mbushur plot intriga e komplote.

Nuk i është dashur tjetër për ta shkruar veçse kujtimet e rrëfyera nga goja e mbretëreshës për ta sjellë këtë biografi - afërmendsh të autorizuar - pasi shkrimtarja ka kaluar orë e orë bisedash për të risjellë te freskëta, të paprekura nga koha, ditarin e Mbretëreshës. Biografisë i kanë ardhur në ndihmë edhe kujtime nga miq e të afërm me mbretëreshën; si princi Leka, bashkëshortja e tij Suzanë, kontesha Virginia Appony, motra e mbretëreshës, Skënder Zogu nipi i mbretit, e të tjerë të afërm, që e kanë plotësuar tablonë me të gjitha ngjyrat e kujtimeve.

Një mbretëreshë e hijshme, madhështia e së cilës u gërshetua me hidhërimin e pasigurinë. Jo si të gjitha përrallat -edhe pse në të vërtetë nuk ishte përrallë- historia e konteshës hungareze Geraldine Apponyi nuk përfundon me atë frazën "Dhe jetuan të lumtur përgjithmonë". Vetëm sa nis e tillë: me ballot mondane, pritjet mbretërore, pallatin, oborrin, dasmën madhështore, lindjen e princit trashëgimtar për t'u kthyer më pas në një histori udhëtimesh pafund ekzili, një mbretëreshë e destinuar të rrijë larg mbretërisë së saj.

E megjithatë, një historie e mbushur me emocione, detaje mbi një dashuri të madhe që ajo kishte për mbretin, e cila e shoqëroi dhe i dha forcë të përballonte lëngimin nga sëmundja dhe vdekjen e tij. Në libër vijnë të rrëfyera edhe ngjarje nga arena politike, por ajo që ka dashur të theksojë autorja dhe vetë mbretëresha është historia e saj e dashurisë, e cila e lexuar në rreshta bën të ëndërrojë çdo grua.

"Përpjekja ime më e ethshme gjatë rrëfimit të historisë së Hirësisë së saj, mbretëreshës Geraldinë të shqiptarëve, ka qenë 'kapja' e ngjyrimeve të fjalëve dhe të mendimeve të saj. Gjatë shumë bisedave me të, mbetesha vazhdimisht e shtangur nga fakti se, edhe pas pesëdhjetë vjetësh ecejakesh andej-këndej, ajo mbante mend gjithçka. Pamjet përshkruese të njerëzve dhe të ngjarjeve të shumë kohëve më parë, ende ruajnë shkëlqimin si diamant.

Një libër për ta njohur mbretëreshën sipas versionit të saj, me zërin e saj, me kujtimet e saj. Nga autorja Robyns ky libër është ndoshta përmbushja e dorëshkrimit të papërfunduar, të nisur nga vetë mbretëresha. Në libër gjenden të pasqyruara edhe copëza nga letrat që mbretëresha i shkruante nga Tirana dhe Egjipti, mëndeshës së saj, baroneshës Ruling, të cilat u shitën në një ankand publik në Zvicër dhe u blenë nga një shqiptar, mbështetës i monarkisë, i cili i njihte njerëzit që kishin dalë në fotografitë e albumit që shoqëronte këto letra. Dy qind letrat u dhanë falas bashkë me albumin, pasi u cilësuan pa ndonjë vlerë të madhe. "Tani ato gjenden në Bruksel dhe unë pata mundësinë t'i shfletoj"-vijon Robins.

Mbreti Zog, gjatë gjithë jetës së tij, ka refuzuar qëllimisht të mbante ditar zyrtar apo personal, duke ia ndaluar këtë gjë edhe mbretëreshës, të gjitha thëniet që i referohen atij janë marrë nga shënimet që u diktonte mbretëreshës, ministrit të Oborrit, kolonelit Sotir Martini, si edhe adjutantit, kolonel Selmanit.

"Në vorbullën e luftës së Hitlerit, ky vend i vogël por i trazuar kishte mbetur në hije, madje edhe ishte anashkaluar paturpësisht. Këtu, të paktën, shpresoj të korrigjoj disa nga gabimet e historianëve" – shkruan Gwen Robyns. Jeta e mbretëreshës nuk është vetëm historia e ëmbël e një dashurie të qëndrueshme -sipas autores- por edhe një sagë guximi dhe karakteri të fortë përballë pengesash të pakalueshme në një vend të vogël, i cili përdorej si gur shahu në fushën ndërkombëtare të luftës. Libri është shkruar përpara se mbretëresha Geraldinë të rikthehej në Shqipëri pas 63 vitesh ekzil dhe pak muaj më pas ajo do të mbyllte sytë në vendin që e bëri mbretëreshë.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789995639730
ean13
9789995639730
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.

Çmimi 990 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2781

Botuesi: Naimi

Si u be mbret i Shqiperise Ahmet Zogu, Camillo Libardi

Të bëhesh princ, edhe sikur të mos jesh plotësisht princ, por të paktën president republike ose, të paktën, të paktën mbetet të bëhesh diktator. Ky ishte dhe është qëllimi i beut të Matit. Për këtë qëllim, ambicia e tij e pakufi nuk deshi t'ia dijë për mjetet që përdori. Për këtë plan iu desh të sakrifikonte gjithçka, edhe me kusht që Shqipërinë ta...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Pushtimi, Ilir Ikonomi

Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës, dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave, në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga njëfarë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit...

Çmimi 850 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Odiseja arbëreshe, Francesco Caccamo

Ky vëllim përshkruan aventurën njerëzore dhe politike të italo-shqiptarit Terenc Toçi: nga lindja në provincën Shën Kozmo të Kozencës (Kalabri), në angazhimin për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane, nga transferimi në Shqipërinë e pavarur, në bashkëpunimin me mbretin Zog, nga përkrahja e regjimit të pushtimit italian deri në vdekjen e tij...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001052

Botuesi: Dituria

Shqipëria e panjohur, Gabriel Louis Jaray

Nuk kemi se si të mohojmë që edhe nëse Shqipëria nuk ka qenë vetëm një shpikje diplomatike e Austro – Hungarisë dhe e Italisë, këto dy fuqi e kanë shfrytëzuar këtë krijesë të nevojshme për të vënë në jetë qëllimet vetjake të politikës së tyre.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)