• Banner

Pushtimi, Ilir Ikonomi

Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës, dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave, në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga njëfarë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit.

8,42 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pushtimi
Origjinali: Pushtimi
Gjinia: Histori
Autori: Ilir Ikonomi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 192
Pesha: 0.307 kg
ISBN: 978-9928-4181-9-7

Mbi librin

Pasioni për historinë nuk duket të jetë i rastësishëm për gazetarin Ilir Ikonomi. Pas librit “Faik Konica, jeta në Uashington”, ku gazetari përmes dokumenteve arkivore zbulon aspekte të jetës personale të Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, dhe librit “Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. Ku sërish përmes dokumenteve arkivore, rrëfehen prapaskenat e atij udhëtimi, gazetari Ilir Ikonomi vjen për lexuesin me një tjetër rrëfim historik.

“Pushtimi” titullohet libri i tij që prezantohet në stendën e UET-Press në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor. Libri nisi të projektohej në mendjen e gazetarit kur gjatë kërkimeve të tij në vitin 2010 në Arkivin Kombëtar Amerikan, hasi në dy dokumente që pasqyronin me detaje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill të vitit 1939. “Ishin rreth 120 faqe të daktilografuara, përmes të cilave ministri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Hugh Gladney Grant i raportonte sekretarit të Shtetit, Cordelll Hull, pushtimin e Shqipërisë.

Gjithashtu, aty shpjegohej se në çfarë mënyre pushtuesit impononin tek shqiptarët regjimin e tyre fashist. Ishte një përshkrim që më tërhoqi menjëherë vëmendjen”, – thotë autori i librit, Ilir Ikonomi. Siç rrëfen autori dhe në librin “Pushtimi”, Granti ishte diplomati i fundit në Shqipëri që u takua me mbretin Zog para se ky të largohej nga Shqipëria. Takimi u bë më 6 prill pak pas mesditës, në një çast mjaft dramatik për mbretin, kur ai ishte nën trysninë e italianëve, të cilët kërkonin ta kthenin Shqipërinë në protektorat. Me fjalë të tjera, ata i kërkonin mbretit t’u dorëzonte çelësat e vendit.

Historiografia është marrë shumë me këtë fakt. Gjatë këtyre 23 viteve kanë dalë në dritë dokumente të ndryshme, ku jepen këndvështrime të ndryshme për periudhën e pushtimit fashist. Ndaj libri i Ilir Ikonomit është një dëshmi më shumë, mbase siç shprehet ai, dëshmia më e sinqertë që një diplomat amerikan jep për 7 prillin e vitit 1939.

Koment nga Hugh G. Grant, ministër i SHBA – së në Shqipëri 1935 – 1939

Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës, dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave, në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga njëfarë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit.

Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”.

Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun, ky ishte një rreth vicioz.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928418197
ean13
9789928418197
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...

Çmimi 19,82 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Personazhet kryesore të Shqipërisë

Kush ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916? Është gjithnjë interesante ta vështrosh historinë, ngjarjet, personazhet e saj nga një këndshikim i kohës dhe, pastaj, t'i marrësh t'i krahasosh me versionin e tyre të pranuar të historisë. Është po ashtu, interesante të shohësh se si largësia në kohë e ndryshon perceptimin dhe vlerën e gjërave.

Çmimi 8,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kujtime 1939-1944, Mustafa Greblleshi

Një shkrimtar, gazetar dhe përkthyes përballet me dy diktatura që mbërthyen Shqipërinë njëra pas tjetrës: diktatura e qeverive të krijuara gjatë pushtimit të nazistëve gjermanë të Shqipërisë dhe diktaturës komuniste. Mustafa Greblleshi na paraqet detaje nga jeta e përditshme e Tiranës, Selanikut dhe Athinës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Shqipëria 1911 – 1914, Romeo Gurakuqi

Libri i Romeo Gurakuqit është një monografi studimore kushtuar historisë politike e sociale në Shqipëri dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë, nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.

Çmimi 24,77 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000355

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.

Çmimi 99,09 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Esat Pashë Toptani, Ilir Ikonomi

Më së fundi një libër i vërtetë historie. Nga ata më të mirët. Që gjatë leximit të jep ndjesinë se po e sheh me sytë e tu qiellin nën të cilin po luftohet, po dëgjon zërat e protagonistëve, gjëmimin e topave, urdhërat e komandantëve, thirrjet e luftëtarëve, krrokamën e korbave mbi kufomat, po nuhat erën e barutit dhe aromën e pyllit aty pranë.

Çmimi 15,85 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)