Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Atë natë e pashë, Drago Jančar
  • Atë natë e pashë, Drago Jančar

Atë natë e pashë, Drago Jančar

Dituria

Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubljana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj - kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo “do thjesht të jetojë, të gëzojë” jetën.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atë natë e pashë
Gjinia: Roman
Autori: Drago Jančar
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 216
Pesha: 0.350 kg
ISBN: 978-9928-292-22-3


Mbi librin

Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri çarmatuese”, siç e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni.

Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubljana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj - kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo “do thjesht të jetojë, të gëzojë” jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, “thjesht” të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët.

Libri i D. Jančar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijeshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292223
ean13
9789928292223
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Erik Botime

Njeriu i padukshëm, Herbert G. Wells

 Po, kur, më në fund, i panjohuri përballet me ta, ka më shumë pyetje sesa përgjigje, terror nga më i paimagjinueshmi, ndërsa mizoria dhe vrasja e vënë fshatin e qetë në sundimin e një të çmenduri të papërmbajtshëm. 
500 Lekë
More

Referenca: SKU000173

Botuesi: Ideart

Harpa e barit, Truman Capote

Truman Capote është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX. Krijimtaria e tij e gjerë përfshin tregime, novela, vepra të ndryshme skenike, publicistikë, skenarë filmash, libra me temën e dashurisë dhe të krimit etj, dhe në to shpaloset më së miri i ashtuquajturi "gotiku tradicional i Jugut amerikan".
500 Lekë
More

Peter Camenzind, Hermann Hesse

Ky është një roman për rrënjët e njeriut (origjinën), për vetminë e artistit, natyrën, primitiven, por më shumë për jetën dhe artin e të jetuarit, të cilin duhet ta mësojmë në mënyrë të vazhdueshme.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Orët e para, Marmaduk Piktholl

Ky roman dashurie dhe gjakderdhjeje, ngjarjet e të cilit zhvillohen në ditët dramatike të fundit të Perandorisë Osmane, përshkruan botën e zënë si në kurth mes Islamit dhe epokës moderne. Kamrudini është një ushtar i thjeshtë nga Maqedonia, i gjendur pa dashje mes konspiracionit të turqve të rinj për të rrëzuar Sulltanin.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Mëkate dimri, Lisa Kleypas

Të kalonte më shumë se një minutë në shoqërinë e viskontit do ta shkatërronte emrin e çfarëdolloj vajze, por jo atë të Evit, e sigurt që nuk donte të hynte në koleksionin e tij të zemrave të thyera.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Fuqia e Pussy-t, Kara King

“Fuqia e Pussy-t” përmban 12 sekrete që do ta shndërrojnë çdo grua në një lloj femre të fortë e të dëshirueshme që mund të marrë pa mundim atë që dëshiron nga meshkujt, përfshi dashurinë, respektin dhe marrëdhënien që ajo synon.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 
1 400 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Zjarr-ngrënësi, Ted Hughes

Një botë e tërë ndën ngricë. Unë beha sipër pyjesh, Frymëmarrja ime linte në dritën e hekurimtë statuja fryme. Veç luginat kullonin errësirën...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Fizika e trishtimit, Georgi Gospodinov

Një mënyrë e jashtëzakonshme lëvizjeje, siç është historia e gjyshit të tij që mbetet aksidentalisht  në një mulli, – një histori jashtëzakonisht gazmore, ‒ apo paragrafi mbi tmerrin e pyetjes “si jeni?” .
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Marrëveshja, Elle Kennedy

Hana Uellsi, më në fund, ka gjetur dikë që e ndez. Ndërkohë që ajo ka vetëbesim në çdo fushë tjetër të jetës, ky i mungon kur bëhet fjalë për seksin dhe joshjen.
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Kushtrimi i të parëve, Xhek London

Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... 
600 Lekë
More