• Banner

  • Ka mbaruar
Personazhi i gruas ne letersine shqipe mes dy lufterash, Resmije Kryeziu
  • Personazhi i gruas ne letersine shqipe mes dy lufterash, Resmije Kryeziu

Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftërash, Resmije Kryeziu

Idealet e rilindësve që atdheun e tyre ta shohin të lirë dhe të qytetëruar nisën të sendërtohen pas pavarësisë. Me formimin e shtetit të ri shqiptar formohen institucionet e para që kanë në program emancipimin e përgjithshëm shoqëror.

1 100 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftërash
Origjinali: Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftërash
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Resmije Kryeziu
Shtëpia botuese: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Viti: 1988
Fq. 352
Pesha: 0.349 kg.

Mbi librin

Idealet e rilindësve që atdheun e tyre ta shohin të lirë dhe të qytetëruar nisën të sendërtohen pas pavarësisë. Me formimin e shtetit të ri shqiptar formohen institucionet e para që kanë në program emancipimin e përgjithshëm shoqëror.

Inteligjenca e re shqiptare në periodikun e kohës dhe në veprat letrare e shkencore u mundua t'i shquajë problemet më me rëndësi në planin social, etik dhe historiko – shoqëror. Në kuadër të këtyre preokupimeve vend me rëndësi zë edhe problemi i emancipimit të gruas.

Për këtë arsye, problemi i emancipimit të gruas është me rëndësi të studiohet edhe në letërsinë shqiptare. Ky problem ngërthen në vete të gjitha kundërthëniet që ishin të pranishme në shoqërinë e kohës e cila kishte trashëguar prapambeturi të madhe si pasojë e organizimit patriarkal e fisnor dhe të marrëdhënieve feudale të shoqërisë që ishin ruajtur gjatë shekujve të sundimit të Perandorisë Osmane.

Problemet sociale dhe etike janë shprehur në mënyrë më të plotë në personazhin e gruas, sepse familja si institucion shoqëror i kishte ruajtur dhe i kishte konservuar disa raporte që zanafillën e tyre e kishin që nga errësira e mesjetës.

Për dallim nga shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare, ku problemi i gruas u shikua në mënyrë të përgjithësuar, si problem iluminist dhe nga aspekti idealizues, pa u thelluar në implikimet e thella sociale të zhvillimit të shoqërisë, shkrimtarët që krijuan mes dy luftërave këtë problem e përimtuan duke e vënë gruan në raport më të drejtpërdrejtë me problemet e shoqërisë në tërësi.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Monumentet, nr. 5-6, 1973

Gjurmë të trashëgimisë ilire në toponiminë e sotme të vendit tonë, Hasan Ceka.Arkitektura dhe restaurimi i kishës së Perondisë, Aleksandër Meksi.Kalaja e Vlorës, Apollon Braçe.Kështjella e Bashtovës, Gjerak Karaiskaj.Të dhëna mbi kasollet fshatare në vendin tonë dhe gjurmët e tyre në lashtësi, Koço Zheku.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Poetët e mëdhenj t'Italis, vol. 1+2

Në dy vëllimet e pozive italiane janë paraqitur disa poezi të shqipëruara nga Ernest Koliqi. Kjo i bën këto vëllime tepër interesante dhe të rralla. Vëllimet kanë lidhje pak të konsumuar nga koha dhe faqet janë të zverdhura, por në tërësi botimi i ka qëndruar kalimit të kohës.

Çmimi 16 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)