Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Nasho Jorgaqi
  • Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Nasho Jorgaqi
  • Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Nasho Jorgaqi
  • Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Nasho Jorgaqi

Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Nasho Jorgaqi

Te tjere

Artin në tërë historinë e tij të lashtë e ka shoqëruar gjykimi dhe mendimi i shoqërisë. Pa lindur akoma shkenca letrare, populli, në forma të ndryshme, ka ditur t'i shprehë gjykimet e veta, të manifestojë konceptet e tij estetike, të tregojë se ç'është për të e bukur apo e shëmtuar.

13,32 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504 – 1944 (kopertina e trashë)
Origjinali: Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504 – 1944
Gjinia: Antologji, letërsi, art
Autori: Nasho Jorgaqi
Shtëpia botuese: Naim Frashëri
Viti: 1979
Fq. 508
Pesha: 0.635 kg.

Mbi librin

Artin në tërë historinë e tij të lashtë e ka shoqëruar gjykimi dhe mendimi i shoqërisë. Pa lindur akoma shkenca letrare, populli, në forma të ndryshme, ka ditur t'i shprehë gjykimet e veta, të manifestojë konceptet e tij estetike, të tregojë se ç'është për të e bukur apo e shëmtuar.

Veç kësaj, vetë arti dëshmon se gjatë ecurisë së tij ka ndier nevojën e përgjithësimit të praktikës krijuese, të zbulimit të ligjeve dhe të parimeve që e udhëheqin dhe e përcjellin krijimtarinë artistike.

Të gjitha këto kanë qenë të lidhura ngushtë me kërkesat e shoqërisë, të kushtëzuara nga rrethanat historike dhe prej kësaj, s'është zor të kuptohet se kjo ka qenë dhe rruga përmes së cilës ka kaluar nga një epokë në tjetrën mendimi estetik i çdo vendi.

S'ka dyshim se mendimi estetik është pjesë e pandarë e kulturës dhe e jetës shpirtërore të popullit, tregues kuptimplotë i vitalitetit dhe individualitetit të tij. Këtë tregues e gjejmë të pranishëm dhe në jetën dhe historinë e popullit shqiptar.

Detajet e librit
Te tjere
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Konkursi për Hymnin e Flamurit, 1937

Në këtë libër janë renditur një sërë këngësh të propozuara për himnin e flamurit. Libri është në gjendje shumë të mirë. Lidhja e faqeve është e fortë dhe e qëndrueshme. Faqet nuk janë të njollosura nga koha.
99,90 
More

Botuesi: Te tjere

Monumentet, nr. 19, 1980

"Arkitektura e banesës popullore në zonën e Bregut të Detit, Labëri" nga Emin Riza."Banjat e shekujve të parë të erës sonë në Shqipëri" nga Apollon Braçe."Arkitektura pasbizantine në Shqipëri" nga Aleksandër Meksi, Pirro Thomo."Restaurimi dhe arkitektura e dy banesave në fshatin Sopot" nga Leonard Suli.
11,10 
More

Botuesi: Te tjere

Arithmetika praktike, 1941

Lidhja e faqeve të librit nuk është shumë e qëndrueshme. Në faqet e para të librit është shkruar emri i një personi.
19,98 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001341

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 2, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
17,76 
More

Referenca: SKU001901

Botuesi: OMBRA GVG

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj, ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë i thjeshtë.
13,32 
More