Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9
  • Dhimiter S. Shuteriqi, Vepra e plote, vol. 1-9

Dhimitër S. Shuteriqi, Vepra e plotë, vol. 1-9

Te tjere

Vepra e plotë e Dhimitër S. Shuteriqit përfaqëson një botim tepër të rrallë përpara viteve '90. Në këtë vepër të plotë gjenden vepra që nuk janë ribotuar më që pas viteve '90 dhe që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së Dhimitër S. Shuteriqit.

76,50 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dhimitër S. Shuteriqi, Vepra e plotë, vëllimi 1 – 9 (kopertinë e trashë)
Origjinali: Dhimitër S. Shuteriqi, Vepra e plotë, vëllimi 1 – 9
Gjinia: Vepra e plotë
Autori: Dhimitër S. Shuteriqi
Shtëpia botuese: Naim Frashëri
Viti: 1982
Fq. 3240
Pesha: 3.417 kg.

Mbi librin

Vepra e plotë e Dhimitër S. Shuteriqit përfaqëson një botim tepër të rrallë përpara viteve '90. Në këtë vepër të plotë gjenden vepra që nuk janë ribotuar më që pas viteve '90 dhe që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së Dhimitër S. Shuteriqit.

Në vëllimin e parë të veprës së plotë janë përfshirë vëllimet poetike: "Këngë", "Një poemë e pambaruar" dhe disa poezi të marra nga shtypi periodik si: "Prolog", "Shqipëria sot", "Heroizmi", "Trimëria", "Për ëndrrat e tua", "Shpesh meditoj", "Mbi varrin e Asdrenit", "Në Krujë", "Tomori ngjitet" dhe "36 vjet".

Në vëllimin e dytë të veprës së plotë është përfshirë vëllimi i parë i romanit "Çlirimtarët".

Në vëllimin e tretë të veprës së plotë është përfshirë vëllimi i dytë i romanit "Çlirimtarët".

Në vëllimin e katërt të veprës së plotë janë përfshirë tregimet: "Fyelli i Tanës", "Ditët e sprasme të Gjorg Golemit", "Fletë nga jeta e Marin Barletit", "Kishin kaluar njëqind e pesëdhjetë vjet", "Ura në Tepelenë", "Buka dhe thika", "Viti më 27", "Fllugëza me dyllë", "Mbi të turbulltin Danub", "I dhembshuri Dhembel", "Një ditë te Naimi", "Një turjelë më shumë", "Farë trimash", "Arbania e vogël", "Vdekja e xha Mihalit" dhe "Tundimi i Shnandout".

Në vëllimin e pestë të veprës së plotë janë përfshirë tregimet: "Dajë Musai", "Pendët e gjelit", "Shefert", "Mora del Ebro", "Venusi i Alpeve", "Baltërave të Myzeqesë", "Historia ishte e gjatë", "Një mal me këngë", "Im atë dhe deti", "Nëna", "Ditë prilli", "Usta Xhelali", "Siva jonë", "Si goja, zemra", "Xha Demi", "Dyshimet e Januz Ranxhës", "Natë lufte mbi Shkumbin", "Fluturakja", "Natë shtatori", "Këpucët" dhe "Thimi Arapi".
Në vëllimin e gjashtë të veprës së plotë janë përfshirë tregimet: "Era frynte malit, pylli utërinte", "Kujtim i paharruar", "Një natë në Rrogozhe", "Zot e rob", "Trëndafilat ndër avlli", "Qafëmalit", "Shkallët e gurta", "Tetë letrat e Valtit", "Ndershmërisht", "Dritë", "Një njollë e verdhëreme", "Leksi i Gogos", "Kujtime stanesh", "Dashuri e parë", "Dispeçerja", "Te stacioni në Manas", "Nga Tirana në Valbonë", "Një shfaqje e jashtëzakonshme", "Perdet e rënda të maleve", "Kënga dhe pushka" dhe "Tani, të rroj".

Në vëllimin e shtatë të veprës së plotë është përfshirë vëllimi me tregime "60 tregime në një" ku janë përfshirë tregime si: "Gurnecka", "Kostumi im i parë", "Fletë të tjera shpatarake", "Odiseu, Akili, Enea", "Dështim", "I duruari", "Zambakët në qyp", "Otelloja dhe Robert Guiskardi", "Përmallime", "Mandalina e braktisur", "Fyelli i Marsiasit", "Gurët e sokakut" etj.

Në vëllimin e tetë të veprës së plotë është përfshirë publicistika e autorit si: "Te Buronjat", "Që nga Durrësi në Bulqizë", "Për kujtim të Gani Elmazit", "Gjaku ynë i shprishur", "Pika krahasimi", "Në Orikum dhe në Sazan", "Mbi radar, syri i kapitenit", "Stafeta këngësh", "Në gjurmët e ëndrrave tona", "Shënime udhëtimi", "Tek lind poezia", "Festa e këngës shqiptare", "Kur çel gjethi", "7 prilli", "Shqipëria – besnike e fitores", "Festat binjake", "Në vendin e pirustëve", "Ngjarje në Rubik", "Në gjurmët e pranverës", "Shqipëria që gjë s'e ndal", "Për festën e të korrave", "Për tri korona", "Në muajin e sulmit", "Kur bjeshkët shkundin pluhurin e tyre", "Nga Stebleva në Lurë", "Tre vëllezërit Frashëri", "Malet si fushat", "Nga Hasi në Kurvelesh", "Me flamur në duar", "Vite dhe shekuj", "Nga Qafa e Sinjës te Qafa e Gjarprit", "Çardakët e rinj", "Ditë korrjesh", "Ja si kalitet çeliku" dhe "Tek arbreshët".

Në vëllimin e nëntë të veprës së plotë janë përfshirë vëllimet me tregime: "Kur rendte hëna nëpër re" dhe "Vërshimet e Vjeshtës".

 

Detajet e librit
Te tjere
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Wilhelm Telli, Friedrich von Schiller, 1936

Libri është në gjendje shumë të mirë. Lidhja e faqeve është e qëndrueshme dhe në kushte tepër të mira. Kopertona e librit është zverdhur dhe ka disa pika për shkak të kalimit të kohës, ndërsa faqet e brendshme të librit janë në kushte të mira.
15,30 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Andrra e Pretashit, Anton Harapi

Po mbushen 15 vjet qëse n'atdhe po shkrimbet në gjak çdo shkundi lirijet. Apostujt e pendës u zhdukën dalë – kadalë prej dekës së shpejtuese a prej plumbit vëllavras. Shkrimtarët tjerë, qi pështuen si i mbytuni, të cilin rastësisht e qet vala m'anesh e qi sot bajnë hije, të strukun, në tokë të Parëvet, vuejnë robin fizike e morale nën çekanin e kuq e...
9,35 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Historia e Shqipërisë, vol. 2-4

Vëllimi parashtron historinë e Shqipërisë. Vepra është botuar para vitit 1990 dhe është interesante të shihet mënyra e interpretimit të ngjarjeve historike të popullit tonë nën vijën e partisë – shtet.
29,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gedichte, Martin Camaj

Në këtë botim janë paraqitur disa poezi të Martin Camajt në gjuhën shqipe dhe gjermane. Lidhja e faqeve të librit është shumë e mirë dhe e qëndrueshme. Faqet e librit janë në gjendje shumë të mirë. Në faqen e parë dhe të fundit të librit janë disa shkrime.
15,30 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe