• Banner

Jakov Xoxa, Vepra e plote, vellimi 1-6
  • Jakov Xoxa, Vepra e plote, vellimi 1-6
  • Jakov Xoxa, Vepra e plote, vellimi 1-6
  • Jakov Xoxa, Vepra e plote, vellimi 1-6
  • Jakov Xoxa, Vepra e plote, vellimi 1-6
  • Jakov Xoxa, Vepra e plote, vellimi 1-6
  • Jakov Xoxa, Vepra e plote, vellimi 1-6

Jakov Xoxa, Vepra e plote, vol. 1-6

Vlerësimi 

Në këtë vepër të plotë gjenden vepra që nuk janë ribotuar më që pas viteve '90 dhe që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së Jakov Xoxës.

6 000,00 Lekë
Sasia
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Përshkrimi

Titulli: Jakov Xoxa, Vepra e plotë, vëllimi 1 – 6 (kopertinë e trashë)
Origjinali: Jakov Xoxa, Vepra e plotë, vëllimi 1 – 6
Gjinia: Vepra e plotë
Autori: Jakov Xoxa
Shtëpia botuese: Naim Frashëri
Viti: 1983
Fq. 2824
Pesha: 2.768 kg.

Mbi librin

Vepra e plotë e Jakov Xoxës përfaqëson një botim tepër të rrallë përpara viteve '90. Në këtë vepër të plotë gjenden vepra që nuk janë ribotuar më që pas viteve '90 dhe që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së Jakov Xoxës. Jakov Xoxa njihet si një figurat themeluese të letërsisë moderne shqipe dhe mbetet një nga shkrimtarët më të talentuar të letrave shqipe.

Në vëllimin e parë të veprës së plotë janë paraqitur novelat e shkrimtarit (të cilat janë pak të njohura) si: "Agimi partizan", "Shëmbëllimi", "Arka e thyer", "Frika e xha Llukanit", "Kapedani", "Kurorat e Masar Beut", "Tre pleqtë dhe Mihali katër", "Ai që tallej me urinë e tjetrit", "Njeriu që s'kishte parë diell me sy", "Gjeti ustai ustanë" dhe "Maratonisti".

Gjithashtu në vëllimin e parë janë përfshirë edhe shkrime publicistike të autorit si: "Tri motra, një flamur", "Gëzimi i gjyshes", "Përpara syrit të përjetësisë", "Një bareshë racionalizatore", "Nën ullinjtë e Vlorës", "Beteja nën buzë të detit", "Si iu shtuan krahët e punës Llaz Cimit", "Myzeqeja nën shi, nën ylber dhe nën diell", "Qindvjetori i një qyteti", "Lejlekë dhe ekskavatorë", "Fshikëza dhe flutura", "Kristale kripe", "Elbasani në shtigjet e reja industriale", "Historia e gjembit të hidhur", "Kristale të gjelbra", "Lartësi", "Për vepra të mëdha e të përbashkëta", "Një "premierë" montimi" dhe "Lulja e kripës (vështrimi i autorit në romanin e vet)".

Në vëllimin e dytë është përfshirë romani "Lumi i vdekur".

Në vëllimin e tretë është përfshirë vëllimi i parë i romanit "Juga e bardhë".

Në vëllimin e katërt është përfshirë vëllimi i dytë i romanit "Juga e bardhë".

Në vëllimin e pestë është përfshirë vëllimi i parë i romanit "Lulja e kripës".

Në vëllimin e gjashtë është përfshirë vëllimi i dytë i romanit "Lulja e kripës".

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Përshtypjet

Write your review

Jakov Xoxa, Vepra e plote, vol. 1-6

Jakov Xoxa, Vepra e plote, vol. 1-6

Në këtë vepër të plotë gjenden vepra që nuk janë ribotuar më që pas viteve '90 dhe që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së Jakov Xoxës.

Write your review
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Monumentet, nr. 19, 1980

Përshtypje(t): 0

"Arkitektura e banesës popullore në zonën e Bregut të Detit, Labëri" nga Emin Riza."Banjat e shekujve të parë të erës sonë në Shqipëri" nga Apollon Braçe."Arkitektura pasbizantine në Shqipëri" nga Aleksandër Meksi, Pirro Thomo."Restaurimi dhe arkitektura e dy banesave në fshatin Sopot" nga Leonard Suli.

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Te tjere

Gedichte, Martin Camaj

Përshtypje(t): 0

Në këtë botim janë paraqitur disa poezi të Martin Camajt në gjuhën shqipe dhe gjermane. Lidhja e faqeve të librit është shumë e mirë dhe e qëndrueshme. Faqet e librit janë në gjendje shumë të mirë. Në faqen e parë dhe të fundit të librit janë disa shkrime.

Çmimi 1 800,00 Lekë
More
Ne gjendje