• Banner

Dy Libra, me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Lavdi Katalonisë nga George Orwell dhe Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.

1 900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Lavdi Katalonisë -  Vuajtjet e tij nga i ftohti në llogore të mbushin trupin me drithërima ndërsa sikleti i mungesës së duhanit në mes të stresit të luftës të hedh në këmbë dhe të bën të ndezësh edhe ti një cigare sa për t’u siguruar se nuk të mungon. Shpresa e tij për një shoqëri të barabartë të mbush me shpresë edhe ty. Lexo më shumë:

Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur - Pará nafte, korrupsion dhe oligarkë që vrasin shansin për një shtet të së drejtës dhe krijojnë një vend të keq për të jetuar. Një popullsi që ushqehet me një recetë të bollshme propagande dhe dizinformimi, të përzier me emisione cilësore; art modern, spektakle banale dhe një botë teknologësh politikë, që janë në gjendje të krijojnë një realitet joekzistues përmes kontrollit të televizioneve. Lexo më shumë:

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000906

Botuesi: Dituria

Habia Filozofike, Zhane Hersh

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

DY LIBRA, ME ULJE 20%

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Flush një biografi nga Virginia Woolf dhe Zhurma e kohës nga Julian Barnes . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1400 lekë. Ofrohen me 20% ulje.

Çmimi 1 120 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Xhevdet beu dhe të bijtë, Orhan Pamuk

"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Armëpushimi, Primo Levi

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)