• Ka mbaruar
A je me te vertete ti, o Zot? Loren Keninghem
  • A je me te vertete ti, o Zot? Loren Keninghem

A je me të vërtetë ti, o Zot?, Loren Keninghem

SKU001477
Te tjere

Ëndërra e Loren Këninghem-it filloi me një vizion: dallgë të rinjsh që kalonin nëpër kontinente dhe shpallnin lajmin e mirë të Jezu Krishtit në gjithë tokën. Dekada më vonë, vizioni i Lorenit u kthye në një lëvizje ndërdenominacionale e të krishterëve nga e gjithë bota, të cilët janë të përkushtuar për t'i prezantuar ungjillin këtij brezi. Si e ktheu Perëndia ëndrrën e Loren-it nga një vizion në realitet?

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: A je me të vërtetë ti, o Zot?

Origjinali: Is that really you, God?

Gjinia: Letërsi e krishterë

Autori: Loren Keninghem

Shqipëroi: Elvana Kurti

Shtëpia botuese: Vernon Publishing

Viti: 2010

fq. 200

Pesha: 0.27 kg

ISBN: 978-99943-55-94-5

Mbi librin

Një aventurë në dëgjimin dhe bindjen ndaj zërit të Perëndisë. Ëndërra e Loren Këninghem-it filloi me një vizion: dallgë të rinjsh që kalonin nëpër kontinente dhe shpallnin lajmin e mirë të Jezu Krishtit në gjithë tokën. Dekada më vonë, vizioni i Lorenit u kthye në një lëvizje ndërdenominacionale e të krishterëve nga e gjithë bota, të cilët janë të përkushtuar për t'i prezantuar ungjillin këtij brezi. Si e ktheu Perëndia ëndrrën e Loren-it nga një vizion në realitet? Ai e drejtoi Loren-in dhe gruan e tij Darlene-n në një sërë mësimesh të vështira për udhëheqjen. Historia ngazëlluese e "Të Rinjtë me një Mision" ka shumë për të na mësuar për artin e të dëgjuarit nga Perëndia, ndërsa kërkojmë të përdoremi nga Ai.

"A je me të vërtetë Ti, Zot?" nuk është vetëm një udhërrëfyes praktik për dëgjimin e zërit të Perëndisë, por edhe një dëshmi e mahnitshme se si ndjekja e drejtimit të Tij mund të ndikojë jetët tona dhe botën tonë për lavdinë e mbretërisë së Perëndisë.  "U kënaqa pa masë ndërsa e lexova. Është një libër i mirë dhe nuk do të dështojë për të prekur miliona jetë njerëzish." Vëlla Andrea  "Ne të gjithë gëzohemi për mënyrën se si Perëndia e ka bekuar këtë organizatë, duke arritur njerëz në të gjithë botën për Zotin Jezu Krisht. Vazhdoni të bëni një punë të mirë! Keni mbështetjen dhe lutjet e mia." Billi Graham Loren Këninghem është themeluesi i "Të Rinjtë me një Mision" dhe autor i katër librave të tjerë: "Ta bësh Jezusin Zot!", "Të guxosh të jetosh në fije të perit!", "Pse jo gratë?" dhe "Libri që transformon kombet". Loreni është një folës dhe mësues në rang ndërkombëtar. Udhëtimet e tij misionare e kanë çuar atë në çdo vend të botës.  

Detajet e librit
Te tjere
SKU001477

Referencat specifike

isbn
9789994355945
ean13
9789994355945
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Rizbulo Kishën, Collin Hansen, Jonathan Leeman

Përmes referencave biblike dhe historive personale, ata u tregojnë lexuesve synimin e vërtetë të Perëndisë për të mbledhurit bashkë: për t’i forcuar anëtarët nga ana frymërore si individë dhe si trupi i Krishtit. Në një epokë kur njerëzit kalojnë shumë kollaj nga një kishë te tjetra dhe mund të ndjekin shërbesat që transmetohen drejtpërdrejt, zbulo sërish...
500 Lekë
More

Lindja e dytë, Robert Krause

Mirë se erdhe në këtë eksplorim të mrekullueshëm të Perëndisë, jetës dhe besimit! Në këtë udhëtim, do të ecësh përkrah një burri, i cili kishte shumë pyetje dhe dyshime në zemrën e tij. Ai quhet Nikodem. Nikodemi pati mundësinë t’i bënte Perëndisë pyetjet që kishte dhe t’i shprehte dyshimet e tij. Ai mund të ketë pasur ndonjë pyetje të njëjtë me të tuat...
200 Lekë
More

Referenca: 2382

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Kallinj nga duajt e korrur, J. C. Philpot

Më e mira dhe më e sigrurta mbrojtje për shpirtin është dashuria. Njerëzit bien në gabime ngaqë në të vërtetë kurrë nuk e kanë dashur të vërtetën që shpallin me gojë. Duaje të vërtetën një herë dhe atëherë gabimi nuk do të ketë kurrë më vend në zemrën tënde.
250 Lekë
More

Referenca: SKU001212

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI

Në këtë vëllim Autori kufizohet vetëm me analizimin e disa momenteve themelore të jetës së Jezusit, që i korrespondojnë periudhës mes Pagëzimit në lumin Jordan dhe Shndërrimit në malin Tabor. Gjithsej janë dhjetë momente, mbi të cilët Autori reflekton në po aq kapituj: Pagëzimi i Jezusit; tundimet; “predikimi në mal”; lutja e Zotit (Ati Ynë); nxënësit;...
1 800 Lekë
More

Referenca: SKU001346

Botuesi: Te tjere

Ata që thanë jo dhe shkruajtën historinë, S. I. Portinos

Frut i përjetshëm kur drita përzihet me errësirën, e vërteta me gënjeshtrën, mishi me frymën, Perëndia me Belialin, Krishti me mëkatin, Kisha me frymën e botës. Dhe më e habitshmja është se kurrë nuk do të mund ta marrësh vesh se si, kur dhe ku filloi kjo e keqe. Kur e shikon është vonë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2366

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Rikthimi, David Martin Young

Shprehja "shkarje nga besimi" përdoret për gjendjen e një të krishteri të vërtetë, i cili nuk po ecën më me intimitet me Zotin; zjarri shpirtëror i është shuar; ai ndoshta lutet shumë rrallë, Biblën e lexon rrallë, nuk shkon shpesh në kishë dhe rrallëherë kënaqet me bashkësinë e të krishterëve të tjerë.
250 Lekë
More

Zellplotë, David Michael

A ndien një barrë që fëmijët që po rriten në familjet dhe kishat tuaja të besojnë në Krishtin? A e vret mendjen, nëse po bën gjërat e duhura për t’i udhëhequr ata te besimi shpëtues? A të ka lëshuar zemra në përpjekjet e tua për të mësuar dhe drejtuar brezin e ardhshëm?
500 Lekë
More

Bibla

Bibla me shqipërimin e Dom Simon Filipajt. Bibla nuk është vetëm libri i shenjtë i të krishterëve por edhe libri me të cilin ka lindur gjuha shqipe e shkruar, gjuha që na ndihmon ne te ndjejmë dhe të shprehim ndjenja; pa të cilën ne të gjithë do të ishim një karkasë bosh.
2 000 Lekë
More

Ungjilli, Ray Ortlund

Sherlok Holms foli për profesor Moriartin si “Napoleoni i krimit”, dhe ne bëjmë mirë ta konsiderojmë satanin si “Napoleoni i mëkatit”. Satani vazhdon të jetë aktiv dhe po mban të njëjtin ritëm me Perëndinë, duke u përpjekur që me dinakëri të shkatërrojë punën e Perëndis dhe të ndërpresë planet e tij për t’i bërë të mira popullit të tij dhe për t’i dhënë...
500 Lekë
More

Referenca: 2383

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Asgje tjeter nuk ka rendesi, Patrcia St. Jones

Kjo histori e fuqishme dhe prekëse është krijuar në bazë të ngjarjeve reale në konfliktin e hidhur të Libanit. Lamia dhe familja e saj rrëmbehen në luftime, me pasoja tragjike. Lamia lufton kundër urrejtjes që kërcënon ta shkatërrojë, deri sa ta kuptojë që falja dhe dashuria janë gjërat më të rëndësishme. Asgjë tjetër nuk
240 Lekë
More