• Banner

  • Ka mbaruar
Komploti kunder Kishes, Volumi i dyte, Maurice Pinay
  • Komploti kunder Kishes, Volumi i dyte, Maurice Pinay

Komploti kundër Kishës, Volumi i dytë, Maurice Pinay

Libri ngre një shqetësim historik për sa i përket historisë së Kishës së Krishterë, duke treguar raportet jo gjithmonë miqësore që hebrenjtë kanë pasur në historinë e njerëzimit, veçanërisht kundrejt Krishtërimit. Kjo na paraqet jo vetëm thellim në ngjarjet e së shkuarës, por tregon gjithashtu se përpiluesit e saj kanë pasur njohje të ngjarjeve që do të ndodhnin, në disa aspekte tepër të rëndësishme”. Mund të thuhet se asnjë vepër e shekullit të shkuar nuk ka qenë objekt i kaq shumë komenteve sa ç’ka qenë ky libër. 

24,77 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Komploti kundër Kishës - Volumi i dytë

Origjinali: Complotto contro la Chiesa

Autori: Maurice Pinay

Shqipëroi: Etleva Sakajeva

Shtëpia botuese: 55

Viti: 2009

Pesha: 0.47 kg

ISBN: 99943-56-64-X

Mbi librin

Kjo vepër është një nga më të rëndësishmet për sa i përket fakteve që mbart, duke u konsideruar si historike dhe nga vetë Vatikani. Libri është përkthyer nga Etleva Sakajeva dhe i quajtur si një nga rrëfimet më të vështira për Kishën, libri mendohet të jetë hartuar nga 12 priftërinj, por me gjithë hipotezat se kush janë emrat që fshihen pas pseudonimit Maurice Pinary, ajo çfarë është e sigurt është fakti se libri është shkruar nga klerikë, për vetë faktet që mbart. Ka nga ata që pohojnë se ata (autorët) ishin prelatë italianë, në bashkëpunim me elementë të katolicizmit anglez; të tjerë flasin për një grup priftërinjsh, duke përfshirë disa peshkopë të një vendi të paidentifikuar në Amerikën e Jugut.

Kjo vepër, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të dokumentacionit të përpiktë, erudicionit, dhe detajimit të imtë, nuk është një prej atyre produkteve të shumta anti-semitike, të bazuara mbi “Protokollet e të moshuarve Drejtues të Zionit” (të cilat nuk janë përdorur në asnjë mënyrë në këtë vepër). Në të gjitha botimet që libri ka pasur në SHBA, Gjermani, apo Spanjë, është shoqëruar nga parathënie të botuesve mbi arsyet pse ata guxonin dhe sillnin para lexuesit të tyre një botim të tillë. Ajo çfarë nënvizohet në të gjitha këto botime është fakti se ky libër është historikisht shumë i rëndësishëm, dhe pse sulmohet si antisemitik. Mbi botimin në gjuhën shqipe, drejtoresha e shtëpisë botuese “55”, Alda Bardhyli thotë se “në botimin shqip, libri nuk është shoqëruar me një parathënie nga botuesi. Vetë publikimi i tij në shqip është një mundësi që kjo shtëpi botuese u jep lexuesve për t’u njohur me një vepër të një erudicioni të shkëlqyer, dhe mbi rolin që hebrenjtë kanë luajtur në historinë e njerëzimit, i cili jo gjithmonë ka qenë i dobishëm, siç del nga faktet e publikuara në këtë libër.

Libri ngre një shqetësim historik për sa i përket historisë së Kishës së Krishterë, duke treguar raportet jo gjithmonë miqësore që hebrenjtë kanë pasur në historinë e njerëzimit, veçanërisht kundrejt Krishtërimit. Kjo na paraqet jo vetëm thellim në ngjarjet e së shkuarës, por tregon gjithashtu se përpiluesit e saj kanë pasur njohje të ngjarjeve që do të ndodhnin, në disa aspekte tepër të rëndësishme”. Mund të thuhet se asnjë vepër e shekullit të shkuar nuk ka qenë objekt i kaq shumë komenteve sa ç’ka qenë ky libër. Ja çfarë shkruante korrespondenti në Romë i gazetës katolike, “Agora” të Lisbonës, botimi i 1 marsit 1963, faqe 7: “Ne do t’i referohemi një publikimi që doli në qarkullim para disa kohësh në Romë. Përveç informacioneve të tjera, ne ishim në gjendje të marrim një kopje të këtij libri, i cili në dy muaj u shndërrua në një rrallësi bibliografike. L

ibri u shtyp nga një shtëpi botuese romane, por kur autoritetet në Itali, kristiandemokratët, favorizues të marksizmit, morën shënim për botimin e tij, kopjet e volumit të trashë prej 617 faqesh ishin shpërndarë tashmë midis Etërve të Këshillit të Përgjithshëm. Ky fakt shkaktoi alarm në qeverinë e Vatikanit, në botën diplomatike, dhe partitë e së majtës. Për ditë me radhë, shtëpia botuese u vizitua nga autoritete të larta policore, të cilat morën vetëm deklaratën që, botimi i librit ishte urdhëruar, dhe se vlera ishte paguar e plotë. Shtypi i majtë sulmoi me tërbim...”. Më tej korrespodenti i “Agoras” vijon: “Ajo çka i jep kësaj vepre vlerë të saktë dhe të provueshme është se, merret me një përpilim të mrekullueshëm dhe madhështor të dokumenteve dhe burimeve të pamohueshme të rëndësisë dhe autenticitetit, që demonstrojnë, pa pikë dyshimi, ekzistencën e një komploti të madh, të cilin armiqtë tradicionalë të Kishës kishin përgatitur kundër Kishës së Shenjtë Katolike, dhe Botës së Lirë. Këta (armiqtë) po përpiqen të konvertojnë katolicizmin në një vegël të verbër në shërbim të komunizmit, masonërisë, për të dobësuar njerëzimin e lirë dhe të lehtësojnë shkatërrimin e tij dhe, me këtë rrënim, vjen fitorja përfundimtare e komunizmit ateist. Instrumenti më i fuqishëm në këtë komplot janë ata klerikë katolikë, të cilët, duke e tradhtuar Kishën e Shenjtë, përpiqen të shkatërrojnë mbrojtësit e saj më besnikë, dhe, në të njëjtën kohë, ata ndihmojnë në çdo mënyrë që të mundin komunistët, masonët dhe hebrenjtë në veprimtaritë e tyre shkatërrimtare”.

Detajet e librit
SKU001214

Referencat specifike

isbn
999435664
ean13
999435664
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2383

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Asgje tjeter nuk ka rendesi, Patrcia St. Jones

Kjo histori e fuqishme dhe prekëse është krijuar në bazë të ngjarjeve reale në konfliktin e hidhur të Libanit. Lamia dhe familja e saj rrëmbehen në luftime, me pasoja tragjike. Lamia lufton kundër urrejtjes që kërcënon ta shkatërrojë, deri sa ta kuptojë që falja dhe dashuria janë gjërat më të rëndësishme. Asgjë tjetër nuk

Çmimi 2,38 CHF
More
Ka mbaruar

Rizbulo Kishën, Collin Hansen, Jonathan Leeman

Përmes referencave biblike dhe historive personale, ata u tregojnë lexuesve synimin e vërtetë të Perëndisë për të mbledhurit bashkë: për t’i forcuar anëtarët nga ana frymërore si individë dhe si trupi i Krishtit. Në një epokë kur njerëzit kalojnë shumë kollaj nga një kishë te tjetra dhe mund të ndjekin shërbesat që transmetohen drejtpërdrejt, zbulo sërish...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001347

Botuesi: Te tjere

Sekreti i drejtimit, F.B. Meyer

Kur pjetri u mbyll në burg, nuk mundte të lironte veten. Atëherë iu dërgua një engjëll për të bërë atë që ai s'mundej ta bënte për veten e tij, por ndërsa kishte kaluar nëpër një a dy rrugë të qytetit, engjëlli e la ta vazhdonte rrugën i vetëm. Zoti vazhdon ta trajtojë kështu.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001212

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI

Në këtë vëllim Autori kufizohet vetëm me analizimin e disa momenteve themelore të jetës së Jezusit, që i korrespondojnë periudhës mes Pagëzimit në lumin Jordan dhe Shndërrimit në malin Tabor. Gjithsej janë dhjetë momente, mbi të cilët Autori reflekton në po aq kapituj: Pagëzimi i Jezusit; tundimet; “predikimi në mal”; lutja e Zotit (Ati Ynë); nxënësit;...

Çmimi 17,84 CHF
More
Ka mbaruar

Bibla

Bibla me shqipërimin e Dom Simon Filipajt. Bibla nuk është vetëm libri i shenjtë i të krishterëve por edhe libri me të cilin ka lindur gjuha shqipe e shkruar, gjuha që na ndihmon ne te ndjejmë dhe të shprehim ndjenja; pa të cilën ne të gjithë do të ishim një karkasë bosh.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2608

Shqiperia, cmimi

Çmimi për t'ia sjellë ungjillin popullit shqiptar ka qenë gjithmonë i lartë. Ky libër shqyrton disa prej njerëzve që e bënë këtë përpjekje, shqiptarë dhe të huaj, si dhe çmimin që iu është dashur të paguajnë.

Çmimi 1,98 CHF
More
Ka mbaruar

Lindja e dytë, Robert Krause

Mirë se erdhe në këtë eksplorim të mrekullueshëm të Perëndisë, jetës dhe besimit! Në këtë udhëtim, do të ecësh përkrah një burri, i cili kishte shumë pyetje dhe dyshime në zemrën e tij. Ai quhet Nikodem. Nikodemi pati mundësinë t’i bënte Perëndisë pyetjet që kishte dhe t’i shprehte dyshimet e tij. Ai mund të ketë pasur ndonjë pyetje të njëjtë me të tuat...

Çmimi 1,98 CHF
More
Ka mbaruar

Ungjilli, Ray Ortlund

Sherlok Holms foli për profesor Moriartin si “Napoleoni i krimit”, dhe ne bëjmë mirë ta konsiderojmë satanin si “Napoleoni i mëkatit”. Satani vazhdon të jetë aktiv dhe po mban të njëjtin ritëm me Perëndinë, duke u përpjekur që me dinakëri të shkatërrojë punën e Perëndis dhe të ndërpresë planet e tij për t’i bërë të mira popullit të tij dhe për t’i dhënë...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2366

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Rikthimi, David Martin Young

Shprehja "shkarje nga besimi" përdoret për gjendjen e një të krishteri të vërtetë, i cili nuk po ecën më me intimitet me Zotin; zjarri shpirtëror i është shuar; ai ndoshta lutet shumë rrallë, Biblën e lexon rrallë, nuk shkon shpesh në kishë dhe rrallëherë kënaqet me bashkësinë e të krishterëve të tjerë.

Çmimi 2,48 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)