Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Me qëllim që të shmangni frikën, e cila vjen nga emocionet e provimeve, duhet ta kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t’ju bjerë në provimin e maturës shtetërore.
Titulli: Çelësi i letërsisë dhe gjuhës shqipe për maturën shtetërore
Origjinali: Çelësi i letërsisë dhe gjuhës shqipe për maturën shtetërore
Gjinia: Tekst Shkollor
Autori: Rita Petro, Edlira Gugu, Linda Mëniku, Dhurata Shehri, Kreuza Bardhi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2021
Fq. 452
Pesha: 0.660 kg
ISBN: 978-9928-332-45-5
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Me qëllim që të shmangni frikën, e cila vjen nga emocionet e provimeve, duhet ta kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t’ju bjerë në provimin e maturës shtetërore. E rëndësishme është që të keni siguruar çelësin e njohurive bazë me të cilat jeni pajisur gjatë këtyre viteve. Kështu, p.sh., nëse ju keni përvetësuar veçoritë që e bëjnë poemën Çajld Harold një vepër romantike apo heroin e saj një hero romantik, atëherë me këto njohuri ju mund të zbërtheni çdo lloj fragmenti të kësaj vepre.
Po kështu ju duhet të rikujtoni njohuritë gramatikore (nga morfologjia e sintaksa) nga fusha e leksikut, nga drejtshkrimi, pasi ato do të jenë baza e një analize gjuhësore të çdo lloj teksti (letrar ose joletrar) si dhe treguesi kryesor gjatë procesit tuaj të të shkruarit.
Duhet të mësoni strukturat e llojeve të ndryshme të teksteve joletrare me qëllim që, mbi bazën e tyre, të ushtroheni për shkrimin e teksteve të ndryshme. P.sh., në shkrimin e esesë duhet të ushtroheni të zbuloni dhe të shkruani sa më tepër argumente pro dhe kundër tezave të caktuara. Në këtë lloj teksti duhet të “shtrydhni” mirë trurin që të aftësoni logjikën; ndërsa në një tekst përshkrues duhet të mprihni të vëzhguarin për ta parë objektin nga këndvështrime të ndryshme. Për tekstin informues duhet të mblidhni sa më shumë informacione dhe të dalloni informacionin e rëndësishëm nga ai më pak i rëndësishmi.
Për këtë qëllim është shkruar dhe ky libër, që t’ju vijë në ndihmë në këtë prag sezoni. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar që t’ju fiksohen çështjet bazë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive në provime.
Referencat specifike
Botuesi: QTAL
Referenca: SKU001672
Botuesi: UET Press
Botuesi: QTAL
Botuesi: Redona
Botuesi: Redona
Botuesi: QTAL
Botuesi: UEGEN
Referenca: 2274
Botuesi: Camaj – Pipaj
Botuesi: Albas
check_circle
check_circle