Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Fjalet e Ajnshtajnit, Daniele Gouthier, Elena Ioli
  • Fjalet e Ajnshtajnit, Daniele Gouthier, Elena Ioli

Fjalet e Ajnshtajnit, Daniele Gouthier, Elena Ioli

SKU000986
Dituria

Të bësh shkencë do të thotë të komunikosh shkencë. Autorët hu-lumtojnë karakteristikat e gjuhës shkencore, duke u ndeshur me problemin e komunikimit të shkencës. Libri ndahet në dy pjesë. Në të parën, gjejmë shtatë rrëfime për shkencëtarë dhe idetë e tyre, nga Lavoiser-i te Gell-Mann-i, nga Claude Shannon-i te Renë Thom-i.

5,53 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fjalët e Ajnshtajnit, gjuha e shkencës midis përpikërisë dhe poezisë
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Daniele Gouthier, Elena Ioli
Shqipëroi: Mariana Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 212
Pesha: 0.281 kg.
ISBN: 978-99943-46-26-4

Mbi librin

Të bësh shkencë do të thotë të komunikosh shkencë. Autorët hu-lumtojnë karakteristikat e gjuhës shkencore, duke u ndeshur me problemin e komunikimit të shkencës. Libri ndahet në dy pjesë. Në të parën, gjejmë shtatë rrëfime për shkencëtarë dhe idetë e tyre, nga Lavoiser-i te Gell-Mann-i, nga Claude Shannon-i te Renë Thom-i.

Fjalët e këtyre protagonistëve të shkencës shërbejnë për t'iu futur temave të mëdha - metafora, ligjërimi, bukuria - të analizuara në pjesën e dytë. Ligjërimi i shkencës nuk mund të përjashtohet nga një nivel ambiguiteti, i quajtur "poetik", që i siguron qëndrueshmërinë.

Një komunikim i efektshëm rifiton referimin me përvojën e përdit-shme dhe me përfytyrimin kolektiv; niveli poetik, në këtë kuptim, është thjeshtëzuar nga metaforat me të cilat shkenca, dhe pra komu-nikimi i saj, është i pasur: vrima të zeza, shije dhe ngjyrë e quark-eve, numra të bollshëm dhe binjakë, sa për të dhënë disa shembuj.

Mbi autorët

Daniele Gouthier është diplomuar në matematikë në Torino dhe ka ndjekur PhD në Sissë të Triestes. Punon në redaksinë e Uliksi - në rrjetën e shkencës dhe në atë të Journal of Science Communication. Ai bën kërkime rreth dinamikave që nxisin imazhin publik të shkencës dhe studkin gjuhën e saj.

Elena Ioli është diplomuar në fizikë teorike në Bolonjë. Pas DEA në Paris në Ecole Normale Supërieure dhe në Universitë Paris VII, Jussieu, ka ndjekur master për Komunikim në Shkencë, në Sissë të Triestes. Jep leksione fizike dhe punon si redaktore dhe konsulente shkencore. Është autore doracakësh dhe tekstesh të fizikës.

Detajet e librit
SKU000986
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Extra

Bimët mjekësore në familje, Petrit Kokalari, Zef Sima, Pavli Xinxo

Fitoterapia dmth mjekimi me bimë, edhe sot e kësaj dite gjen ende mbështetje të gjerë në shumicën e popujve të botës. Nisur nga kjo, edhe populli ynë ka një traditë të hershme në njohjen, përgatitjen e përdorimin e bimëve mjekësore, për shërimin e një numri të madh sëmundjesh siç janë ato të rrugëve të frymëmarrjes, të aparatit tretës, të plagëve të...
8,50 GBP
More

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.
42,50 GBP
More

Botuesi: Pegi

Arti për t'u bërë i paharrueshëm, Dale Carnegie

Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme në trajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disa cilësi e aftësi për t'u bërë njeri i dashur dhe i suksesshëm me njerëzit.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000016

Botuesi: Cabej

Poetika, Aristoteli

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.
3,40 GBP
More

Referenca: 2925

Botuesi: Plejad

Ndikimi i dietes, mjekesise popullore dhe ushtrimeve fizike ne shendetin e njeriut, Naun Tole

Përshkrimi i vlerave ushqyese dhe kuruese të frutave, perimeve e produkteve të tjera ushqimore si dhe përdorimi i tyre, në rast nevoje si ilaçe popullore të ngjall mjaft interes. Gjithashtu rekomandimi i recetave që janë mjaft praktike për t'u zbatuar (vetëm kërkohet durim dhe vullnet) dhe për të parë efektin e tyre për çdo sëmundje e organ përkatës.
5,10 GBP
More

Hapa të vegjël, arritje të mëdha, Nil Gun

Të gjithë kemi shprehi të shëndetshme që duam t’i fitojmë ose shprehi të dëmshme, prej të cilave duam të çlirohemi. Këshillat nga ky libër janë shumë të lehta për t’u zbatuar dhe me rezultate shumë të mëdha.
5,95 GBP
More

Botuesi: Pema

Wabi Sabi, Nobuko Suzuki

Wabi Sabi është filozofia japoneze që tregon se të gjitha gjërat janë të papërsosura, të papërfunduara dhe të përkohshme – ashtu sikundër duhet të jenë – dhe që përfshin të gjitha aspektet e jetës, nga kreativja te spiritualja.
8,50 GBP
More

Botuesi: Albas

Manifesti i heroit të përditshmërisë, Robin Sharma

Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejnë në rezultate të përditshme.
10,20 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Racizmi shpjeguar vazjës sime, Tahar Ben Jelloun

Një fëmijë është kureshtar. Ai bën shumë pyetje dhe pret përgjigje të sakta dhe bindëse. Nuk bëhen hile me pyetjet e një fëmije. Kur po më shoqëronte në një manifestim kundër një projektligji për emigracionin, vajza ime, dhjetë vjeçe, më pyeti për racizmin. Ne biseduam gjatë. Fëmijët janë në gjendje të të kuptojnë më mirë se kushdo tjetër se njeriu nuk...
6,38 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Si përhapet pandemia, Paolo Giordano

Pandemia e CoViD-19-s mund të jetë emergjenca shëndetësore më e rëndësishme e epokës sonë. Na zbulon kompleksitetin e botës që popullojmë, të logjikave të saj sociale, ekonomike, ndërpersonale dhe psikike. Kjo që po kalojmë ka karakter mbiidentitar dhe mbikulturor. Kërkon një përpjekje fantazie që në një regjim normal nuk jemi mësuar ta kryejmë: ta shohim...
4,25 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.
6,38 GBP
More

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
25,50 GBP
More