• Banner

  • Ka mbaruar
Enciklopedi Teatri &  Kinematografia Shqiptare, Josif Papagjoni
  • Enciklopedi Teatri &  Kinematografia Shqiptare, Josif Papagjoni

Enciklopedi Teatri & Kinematografia Shqiptare, Josif Papagjoni

Kjo enciklopedi përfshin individualitetet e spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare në hapësirën mbarëkombëtare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj, sikundër dukuri e procese të zhvillimit të tyre historik, vlerësime për gjedhe, lloje e komponentë të veçantë të këtyre dy arteve, pajisur me burimet e domosdoshme bibliografike.

14,86 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Teatri & kinematografia shqiptare
Origjinali: Teatri & kinematografia shqiptare
Gjinia: Art, enciklopedi
Autori: Josif Papagjoni
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2009
Fq. 560
Pesha: 0.947 kg.
ISBN: 978-99943-1-456-0

Mbi librin

Kjo enciklopedi përfshin individualitetet e spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare në hapësirën mbarëkombëtare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj, sikundër dukuri e procese të zhvillimit të tyre historik, vlerësime për gjedhe, lloje e komponentë të veçantë të këtyre dy arteve, pajisur me burimet e domosdoshme bibliografike.

Në të përfshihen mbi 800 njësi sikundër edhe foto përfaqësuese. Si parim prijës është patur parasysh që zërat, artikujt, njësitë enciklopedike të zotëroheshin nga kahu sintetizues mbi vlerat, veçantitë, stilin, profilin dhe anët mëvetësuese të këtij apo atij artisti, institucioni, lloji, gjinie e zhanri teatror e kinematografik, deri te mëtimi për përvijime sa më lakonike mbi vepra përfaqësuese (filma, drama, shfaqje teatrore, role, zgjidhje skenografike etj).

Diferencimi i kontributeve dhe i individualiteteve, përpos meritave të drejtpërdrejta, është realizuar edhe falë volumit shkrimor që zë çdonjëri syresh, me rrekjen për të krijuar një hierarki sa më pranë të vërtetës.

Nga ana tjetër, për të përfshirë në lëndën e kësaj enciklopedie edhe vlera në afirmim e sipër, janë sjellë gjithëpoaq emra artistësh të cilët kanë dhënë apo japin ndihmesën e tyre në zhvillimet e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, posaçërisht këtyre të fundme.

Detajet e librit
SKU000896
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000388

Botuesi: Albin

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

Çmimi 29,73 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Erotizmi, Georges Bataille

Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.

Çmimi 7,43 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Sistemi partiak në Shqipëri, Anjeza Xhaferaj

Ky studim synon të kapë thelbin e marrëdhënies ndërmjet organizimit partiak dhe elektoratit. Ai kalon nivelin e analizës nga sistemi partiak te partia, duke investiguar se ç'ndodh brenda sistemit. Partitë politike përfaqësojnë njësitë bazike të ndërveprimit dhe ndryshimit në një sistemi politik.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000388

Botuesi: Albin

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Çelësi i talentit, Daniel Coyle

Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe....

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Fuqia e mendimit pozitiv, vol.1-2, Norman Vinsent Peale

Ky libër - i cili është shitur mbi 10 milionë ekzemplarë - tregon filozofinë e thjeshë, efelctive të jetës, të mendimit pozitiv, metodat dhe shembujt praktikë se si të tejkalohen vështirësitë, mossukseset, si arrihen vlerat krijuese të dobishme në jetë, për të arritur pagen shpirtërore, shëndetin e mirë, energjinë e plotë, famën, pasurinë, forcën.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albin

Nafta në Albanide, Vangjel Kici

Vangjel Kici u lind në Bubullimë të Lushnjës në vitin 1935. Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniku i naftës) në Kuçovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Pragës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1956 – 1961). U diplomua gjeolog – paleontolog në Universitetin e Tiranës (1963).

Çmimi 1,98 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001431

Botuesi: UET Press

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)