• Banner

  • Ka mbaruar

Mbi luften civile, Jul Cezari

Jul Cezari konsiderohet si një prej gjenive ushtarake, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë. Në vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, "Zoti Romak".Jul Cezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë.

6,94 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mbi luftën civile
Origjinali: Commentarii de Bello Civili
Gjinia: Histori
Autori: Julius Caesar
Shqipëroi: Nermin Basha
Shtëpia botuese: Bargjini
Viti: 2007
Fq. 365
Pesha: 0.451 kg.

Mbi Jul Cezarin

Gaius Julius Caesar, shkurt njohur si Jul Cezari lindi më 12 korrik 100 p.e.s. në Romë dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s.. - ushtarak dhe burre shteti i Perandorisë romake, u vra nga kundërshtarët e tij politikë.Gai Jul Cezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Mbretërinë Romake. Marshimi romak ne Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul Cezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik.

Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarake, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë. Në vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, “Zoti Romak”.Jul Cezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë. Ai ka qenë një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it, Cezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të Lucius Cornelius-in Cinna, mbështetësit më të madh të Mariusit dhe armikut te Sullasit.

Në vitin 82 p.e.s., kur Cezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma.Pas vdekjes së Sullasit, Cezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne 74 p.e.s., ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të Pompeit.

Si shkrimtar Cezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale "De bello Gallico" ai përshkruan ngjarjet ushtarake kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.

Cezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë.

Detajet e librit
Te tjere
SKU000843
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2214

Botuesi: Botart

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Biseda rreth seksit, Vannesa Marin, Xander Marin

Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t'i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Çelësi i talentit, Daniel Coyle

Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe....

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pasioni për Thethin

Thethi është një vendbanim i vogël në Luginën e Shalës në Alpet e Shqipërisë së Veriut. Në vijë ajrore, ai nuk është larg nga qyteti bregdetar i Shkodrës, por në realitet është një botë larg. Për të shkuar atje duhet të kalosh një qafë mali të lartë nëpër një rrugë plot kthesa. 

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Në botën e arbëreshëve të Italisë, Eqrem Çabej

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.

Çmimi 8,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Cabej

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001883

Botuesi: Te tjere

Lidhjet letrare shqiptare - arabe, Muhamed Mufaku (Arnauti)

Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t'u shërbente shumë.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Minuta e parë, Chris Fenning

Komunikimi duhet të jetë sa më i qartë dhe i përmbledhur dhe shpesh na duhet të dalim menjëherë te thelbi. Problemi është se, jo gjithmonë dimë si ta bëjmë këtë. Çfarë do të thotë të shprehesh në mënyrë të përmbledhur? Si mund të përmblidhet një temë e ndërlikuar në vetëm pak rreshta?

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë Atdheut, Gjovalin Shkurtaj, Enver Hysa

Në radhë të parë, autorët kanë mëtuar që baza e nisjes të jetë sa më e thjeshtë. Gjithashtu, është pasur parasysh që ky tekst t'u shërbejë lexuesve dhe mësimdhënësve të shqipes: ai mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare dhe arbëreshe, pra, për t'u mësuar lexim e shkrim shqiptarëve dhe arbëreshëve e për t'i bërë ata të...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Pse flemë?, Matthew Walker

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)