• Banner

Zhvillime urbane, Alfred Halilaj

Ndryshimi i vendbanimit nuk do të thotë ndryshim i menjëhershëm kulturor dhe shkëputje e prerë me të shkuarën. Ky studim synon të krahasojë dhe analizojë përvijimin ose jo të lidhjeve farefisnore të banorëve të ardhur. Kamza gjatë këtyre 27 viteve u popullua kryesisht me banorë të zonave veriore dhe verilindore, por duhet thënë se ky vendbanim mban bashkë banorë që vijnë nga rreth 34 qytete të Shqipërisë. 

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zhvillime urbane: Tradita dhe Risi

Origjinali: Zhvillime urbane: Tradita dhe Risi 

Gjinia: Sociologji

Autori: Alfred Halilaj

Shtëpia botuese: Pika pa Siperfaqe

Viti: 2021

Fq. 446

Pesha: 0.479 kg

ISBN: 978-1-56581-231-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi  librin

Në këtë libër trajtohet farefisnia në zonat paraurbane. Lëvizjet e mëdha demografike në Shqipëri pas vitit 1990 u shoqëruan me ndryshimin e vendbanimit të 34-tave të popullsisë duke zgjeruar periferitë e qyteteve të mëdha, por më së shumti Tiranës dhe Durrësit. Një prej zonave më tipike ku u vendosën banorët e rinj është Kamza.

Ndryshimi i vendbanimit nuk do të thotë ndryshim i menjëhershëm kulturor dhe shkëputje e prerë me të shkuarën. Ky studim synon të krahasojë dhe analizojë përvijimin ose jo të lidhjeve farefisnore të banorëve të ardhur. Kamza gjatë këtyre 27 viteve u popullua kryesisht me banorë të zonave veriore dhe verilindore, por duhet thënë se ky vendbanim mban bashkë banorë që vijnë nga rreth 34 qytete të Shqipërisë. Autori duke marrë pjesë në jetën e përditshme në komunitet përmes punës etnografike në terren, si dhe studimit të asaj çfarë ndodh në të tashmen në jetën e banorëve të rinj, synon të shqyrtojë objektivisht gjithë dinamikat sociale..

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9781565812314
ean13
9781565812314
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Unë kam vrarë, Eni Vasili

Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.

Çmimi 126,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Estetika, Benedetto Croce

Sapo u botua (më 1902), "Estetika si shkencë e shprehjes dhe e gjuhësisë së përgjithshme: Teoria dhe Historia”, u prit në mënyrë të atillë që do e shndërronte atë në një ngjarje të paharrueshme, periodizuese në historinë e kulturës italiane dhe, shumë shpejt, një pikë referimi e domosdoshme në diskutimin e problemeve estetike në kulturën ndërkombëtare.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Edhe një shqip, 31 intervista, Rudina Xhunga

Unë mendoj se ia vlen, së pari sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2675

Botuesi: Te tjere

Elemente teorik te stabilitetit te anijes, Perparim Zaimi, Albert Koco

Para fillimit të ngarkimit e deri në momentin që arrin në portin e shkarkimit, komanda e anijes kryen një sërë veprimesh të tilla si: llogaritjen e stabilitetit statik (të peshës) dhe stabilitetin dinamik (të formës) për të nxjerrë një lartësi metaqëndrore (GM) të pranueshme sipas llojit të ngarkesës që transporton anija, përpilimin e planit të lundimit etj.

Çmimi 287,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Njeriu dhe lini, Theodore K. Kaliva

Ky libër ka qëllimin e një mjeti edukativ për të pajisur lexuesin me metodat alternative për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve degjeneruese. Përmes arsyetimeve, shpjegimeve dhe analizës shkencore të materialeve dhe literaturës shkencore botërore, lexuesi ka përpara një platformë të qartë mbi shëndetin dhe përgjegjësinë e tij.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)