• Banner

  • Ka mbaruar
Profile letrare,  Milaim Nelaj
  • Profile letrare,  Milaim Nelaj

Profile letrare, Milaim Nelaj

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,38  Up to 13,15 

Titulli Profile letrare Autori Milaim Nelaj Gjinia Studime Redaktor Sokol Jakova Shtëpia Botuese OMSCA-1, janar 2009 Faqe: 160 Pesha: 0.18 kg   Për autorin: Studiuesi Melaim Nelaj ka l

4,44 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli Profile letrare Autori Milaim Nelaj Gjinia Studime Redaktor Sokol Jakova Shtëpia Botuese OMSCA-1, janar 2009 Faqe: 160 Pesha: 0.18 kg   Për autorin: Studiuesi Melaim Nelaj ka lindur në Kukës, më 1946. Jeton në Tiranë që nga viti 1951. Ka botuar herë pas here në shtypin periodik shkrime studimore, por edhe krijimtari letrare dhe publicistike.   Ky është libri i parë me studime letrare, ku janë përfshirë studime për 20 krijues. Me këtë libër autori vjen si një studiues i formuar, një qëmtues i pjekur i dukurive letrare dhe vlerave më të mira të shkrimtarëve të ndryshëm të letërsisë për fëmijë e të rinj.   Për librin: Letërsia shqipe për fëmijë e të rinj në ditët e sotme, megjithëse më e përhapuara dhe më e lexuara, sepse Shqipëria ka me mijëra lexues të vegjël nëpër shkolla, biblioteka e kudo, fatkeqësisht, ka mbetur më pak e vlerësuar dhe në njëfarë mënyre disi e harruar në raport me letërsinë për të rritur. Kjo edhe për faktin se kritika dhe studiuesit letrarë kanë heshtur me kohë dhe për këtë letërsi me rëndësi të veçantë në edukimin e brezave të rinj, rrallë e për mall shkruhet dhe botohet ndonjë artikull në “malin” e gazetave të ndryshme, që dalin përditë në tregun mediatik të vendit.   Në këtë mjedis të amullt të studimit të kësaj letërsie, nisma e sudiuesit Milaim Nelaj, që me punën e tij të përkushtuar e pasionante, më se dyvjeçare, arriti të na japë këtë libër me portrete shkrimtarësh - përfaqësues të letërsisë së sotme për fëmijë e të rinj, është vërtet për t’u përgëzuar. Autori në rrjedhën e viteve ka botuar herë pas here shkrime të kësaj natyre në shtypin periodik, por edhe krijimtari letrare dhe publicistike.   Puna disavjeçare si mësues i ka krijuar mundësinë të njihet edhe më shumë me jetën dhe botën e fëmijëve, njëherësh i ka rritur dashurinë për letërsinë në tërësi e veçanërisht për atë për fëmijë, si edhe respektin e konsideratën ndaj krijuesve të saj. Dhe frytin e kësaj pune studimore sot e kemi në duar, e shfletojmë, e lexojmë dhe gjykojmë për të.   Milaim Nelaj, me këtë libër studimor, vjen si një studiues i formuar, një qëmtues i pjekur i dukurive letrare dhe i vlerave më të mira të autorëve të ndryshëm të letërsisë për fëmijë e të rinj, portretet e të cilëve, sipas rendit alfabetik, i ka përmbledhur në libër, por edhe si nuhatës i mprehtë i dobësive e mangësive që hasen në krijimtarinë e tyre, si dhe në tërë letërsinë tonë për të fëmijë e të rinj. Ai analizon me logjikë veprat letrare, zgjedh për ilustrim pasazhet e tyre më të goditura, duke përdorur një stil aspak të thatë, të zvarrisur, proliks, por plot “lëng”, të gjallë, që nxit kërshërinë për ta lexuar librin nga fillimi në fund. Autori e njeh mrë procesin e analizës letrare për ta zbërthyer krijimin artistik, për të zbuluar idetë e mesazhet që ai përcjell, njëherësh për të vënë në dukje edhe veçoritë e poetikës në krijues të ndryshëm, duke u ndalur jo vetëm tek elementet kryesore të formës, po deri te detajet dhe imtësitë shprehëse. Prandaj lexuesi i librit do ta bëjë menjëherë dallimin midis individualiteteve krijuese dhe portreteve të shkrimtarëve që janë përmbledhur në libër.          Mund të themi pa e tepruar se disa prej këtyre portreteve përbëjnë një shtrat të mirë, me themele të forta, që në të ardhmen studiuesi Milaim Nelaj mund ta shfrytëzojë për të hartuar edhe monografi të veçanta për këta autorë. Ky libër vjen si një ndihmesë me vlerë edhe në procesin mësimor të lëndës së letërsisë dhe në leximet jashtëshkollore. Prej tij do të përfitojnë mjaft si mësuesit e këtij profili, ashtu edhe nxënësit e shkollave, për të njohur në mënyrë të plotë jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarëve të sotëm për fëmijë e të rinj, si dhe veçoritë e karakteristikat individuale të kësaj krijimtarie.             Me librin e tij, studiuesi Milaim Nelaj shton bindshëm radhën e studiuesve të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, si: Bedri Dedja, Odhise Grillo, Klara Kodra, Xhevat Syla, Agim Deva, Astrit Bishqemi, Ramazan Çadri etj., dhe pa dyshim, në të ardhmen prej këtij autori do të kemi edhe vepra të tjera studimore. Sokol Jakova

Detajet e librit
SKU000837
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Unë kam vrarë, Eni Vasili

Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

12 mentalitete, Bilal Kola

Nis që nga marrëdhënie me pasqyrën e gjithsecilit, rrek konceptet e faljes, pranimit, forcës për të ndryshuar, inteligjencës emocionale, sociale, të gjithë përpjekjes për ta parë veten protagonist në të shkruarit të fatit tënd.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Triumfi mbi kancerin, Taulant Hatia

Si matet suksesi kundër kancerit? Me gjatësinë e jetës? Mirëqenien dhe mungesën e dhimbjes? Aftësinë për të jetuar çdo ditë normalisht? Këto kritere përdorin mjekët e terapive ushqimore, kurse mjekësia tradicionale përqendrohet te kanceri dhe madhësia e tij.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Në pritje të një bebeje, Orion Gliozheni

Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.

Çmimi 27,75 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Cabej

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)