- Ka mbaruar

Banner
Sasia | Zbritja për njësi | Ju kurseni |
---|---|---|
3 | 395 Lekë | Deri në 1 185 Lekë |
Titulli Profile letrare Autori Milaim Nelaj Gjinia Studime Redaktor Sokol Jakova Shtëpia Botuese OMSCA-1, janar 2009 Faqe: 160 Pesha: 0.18 kg Për autorin: Studiuesi Melaim Nelaj ka l
Titulli Profile letrare Autori Milaim Nelaj Gjinia Studime Redaktor Sokol Jakova Shtëpia Botuese OMSCA-1, janar 2009 Faqe: 160 Pesha: 0.18 kg Për autorin: Studiuesi Melaim Nelaj ka lindur në Kukës, më 1946. Jeton në Tiranë që nga viti 1951. Ka botuar herë pas here në shtypin periodik shkrime studimore, por edhe krijimtari letrare dhe publicistike. Ky është libri i parë me studime letrare, ku janë përfshirë studime për 20 krijues. Me këtë libër autori vjen si një studiues i formuar, një qëmtues i pjekur i dukurive letrare dhe vlerave më të mira të shkrimtarëve të ndryshëm të letërsisë për fëmijë e të rinj. Për librin: Letërsia shqipe për fëmijë e të rinj në ditët e sotme, megjithëse më e përhapuara dhe më e lexuara, sepse Shqipëria ka me mijëra lexues të vegjël nëpër shkolla, biblioteka e kudo, fatkeqësisht, ka mbetur më pak e vlerësuar dhe në njëfarë mënyre disi e harruar në raport me letërsinë për të rritur. Kjo edhe për faktin se kritika dhe studiuesit letrarë kanë heshtur me kohë dhe për këtë letërsi me rëndësi të veçantë në edukimin e brezave të rinj, rrallë e për mall shkruhet dhe botohet ndonjë artikull në “malin” e gazetave të ndryshme, që dalin përditë në tregun mediatik të vendit. Në këtë mjedis të amullt të studimit të kësaj letërsie, nisma e sudiuesit Milaim Nelaj, që me punën e tij të përkushtuar e pasionante, më se dyvjeçare, arriti të na japë këtë libër me portrete shkrimtarësh - përfaqësues të letërsisë së sotme për fëmijë e të rinj, është vërtet për t’u përgëzuar. Autori në rrjedhën e viteve ka botuar herë pas here shkrime të kësaj natyre në shtypin periodik, por edhe krijimtari letrare dhe publicistike. Puna disavjeçare si mësues i ka krijuar mundësinë të njihet edhe më shumë me jetën dhe botën e fëmijëve, njëherësh i ka rritur dashurinë për letërsinë në tërësi e veçanërisht për atë për fëmijë, si edhe respektin e konsideratën ndaj krijuesve të saj. Dhe frytin e kësaj pune studimore sot e kemi në duar, e shfletojmë, e lexojmë dhe gjykojmë për të. Milaim Nelaj, me këtë libër studimor, vjen si një studiues i formuar, një qëmtues i pjekur i dukurive letrare dhe i vlerave më të mira të autorëve të ndryshëm të letërsisë për fëmijë e të rinj, portretet e të cilëve, sipas rendit alfabetik, i ka përmbledhur në libër, por edhe si nuhatës i mprehtë i dobësive e mangësive që hasen në krijimtarinë e tyre, si dhe në tërë letërsinë tonë për të fëmijë e të rinj. Ai analizon me logjikë veprat letrare, zgjedh për ilustrim pasazhet e tyre më të goditura, duke përdorur një stil aspak të thatë, të zvarrisur, proliks, por plot “lëng”, të gjallë, që nxit kërshërinë për ta lexuar librin nga fillimi në fund. Autori e njeh mrë procesin e analizës letrare për ta zbërthyer krijimin artistik, për të zbuluar idetë e mesazhet që ai përcjell, njëherësh për të vënë në dukje edhe veçoritë e poetikës në krijues të ndryshëm, duke u ndalur jo vetëm tek elementet kryesore të formës, po deri te detajet dhe imtësitë shprehëse. Prandaj lexuesi i librit do ta bëjë menjëherë dallimin midis individualiteteve krijuese dhe portreteve të shkrimtarëve që janë përmbledhur në libër. Mund të themi pa e tepruar se disa prej këtyre portreteve përbëjnë një shtrat të mirë, me themele të forta, që në të ardhmen studiuesi Milaim Nelaj mund ta shfrytëzojë për të hartuar edhe monografi të veçanta për këta autorë. Ky libër vjen si një ndihmesë me vlerë edhe në procesin mësimor të lëndës së letërsisë dhe në leximet jashtëshkollore. Prej tij do të përfitojnë mjaft si mësuesit e këtij profili, ashtu edhe nxënësit e shkollave, për të njohur në mënyrë të plotë jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarëve të sotëm për fëmijë e të rinj, si dhe veçoritë e karakteristikat individuale të kësaj krijimtarie. Me librin e tij, studiuesi Milaim Nelaj shton bindshëm radhën e studiuesve të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, si: Bedri Dedja, Odhise Grillo, Klara Kodra, Xhevat Syla, Agim Deva, Astrit Bishqemi, Ramazan Çadri etj., dhe pa dyshim, në të ardhmen prej këtij autori do të kemi edhe vepra të tjera studimore. Sokol Jakova
Botuesi: Bota Shqiptare
Marcus Tullius Cicero, lindi më 3 janar të vitit 106 p.e.s dhe vdiq më 7 dhjetor të vitit 43 p.e.s. Ishte historian, filozof, politikan, orator dhe teoricien i Romës antike i lindur pranë Arpinos. Studioi në Romë për drejtësi dhe retorikë. Njohuritë e tij në artin e oratorisë dhe të filozofisë i plotësoi veçanërisht pas një udhëtimi që kishte bërë në...
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Analizë e serialit televiziv "The Wire"
Botuesi: Akademia e Shkencave
Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
Referenca: SKU000542
Botuesi: OMSCA-1
TitulliFjalë të arta të njerëzve të mëdhenjMbledhur ngaArian PutoShtëpia botueseOMSCA-1, 2002f. 152Pesha: 0.14 kg. Shënim: Ky titull bën pjesë në listën me <a href="http
Referenca: SKU000827
Botuesi: Ideart
Në këtë vëllim janë paraqitur kritikat mbi veprat: Prometeu i lidhur, Lutëset, Persët, Të shtatë kundër Tebës dhe Orestia.
Referenca: 2764
Botuesi: Aeditions
Kalendari është në format katror me përmasa 45x45cm dhe përmban 12 foto shumë cilësore me pamje nga qytete dhe zona turistike nga Shqipëria.
Alexey Stepanovich Suetin ka qenë një nga shahistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë si dhe autor i shumë librave mbi këtë lojë.
Botuesi: Poeteka & Ideart
“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.
Botuesi: Botimet Dudaj
Përgjatë dy dekadave të fundit, vendeve të rajonit u kanë dalë përpara sfida që kanë të bëjnë me emërtimet kolektive: nevoja për të emërtuar shtetet e reja të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë, afirmimi identitar i minoriteteve etnike apo kombëtare, si edhe dalja në skenë e kategorive të reja të popullsisë.
Referenca: SKU000985
Botuesi: Dituria
Një paraqitje e fakteve të gjuhës, e parimeve dhe metodave të gjuhësisë me shumë realizëm e më pak formalizëm, në vështrime sinkronike, por herë-herë edhe diakronike.
Referenca: 2173
Botuesi: Te tjere
Atlas i anatomisë së njeriut sjell një vështrim tërësor mbi makinën e mrekullueshme që është trupi ynë. Nga koka tek këmbët, figura tërheqëse me shpjegime të saktësisë së lartë, të krijuara me teknologjinë imazheriste të kohëve më të fundit, sjellin pamje të jashtëzakonshme të pjesëve kryesore të trupit.
Botuesi: UET Press
Për herë të parë nga një studiues shqiptar të drejtat e njeriut trajtohen me një qasje kritike, duke dhënë përgjigje për çështje të filozofisë juridike, si dhe të praktikës konstitucionale.
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Konotacionet përgjithësisht pozitive që lidhen me ironinë shpjegojnë në një masë të konsiderueshme, suksesin aktual të këtij termi në diskursin e shkencave humane.
Botuesi: Fan Noli
Librin "Shëndetësia në Skrapar" e vlerësoj si një punë kërkimore – studimore serioze me nivel shkencor. Aty përmblidhen materiale me përmbajtje mjaft të zgjedhur, që interpretojnë dhe konceptojnë në mënyrë dinjitoze rrjedhën historike të mjekësisë në krahinën e Skraparit.
Titulli Profile letrare Autori Milaim Nelaj Gjinia Studime Redaktor Sokol Jakova Shtëpia Botuese OMSCA-1, janar 2009 Faqe: 160 Pesha: 0.18 kg Për autorin: Studiuesi Melaim Nelaj ka l