Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë Atdheut, Gjovalin Shkurtaj, Enver Hysa

Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë Atdheut, Gjovalin Shkurtaj, Enver Hysa

Në radhë të parë, autorët kanë mëtuar që baza e nisjes të jetë sa më e thjeshtë. Gjithashtu, është pasur parasysh që ky tekst t'u shërbejë lexuesve dhe mësimdhënësve të shqipes: ai mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare dhe arbëreshe, pra, për t'u mësuar lexim e shkrim shqiptarëve dhe arbëreshëve e për t'i bërë ata të zotërojnë normën e sotme letrare të shqipes së njësuar.

16,65 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë Atdheut

Origjinali: Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë Atdheut

Gjinia: Gjuhësi

Autori: Gjovalin ShkurtajEnver Hysa

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2020

Fq. 448

Pesha: 0.732 kg.

ISBN: 978-9928-327-11-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër synon t'u japë njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare, në radhë të parë atyre që shqipen e kanë gjuhë të nënës, por nuk i kanë sot mundësitë për ta nxënë në shkollë me program të rregullt si lëndë mësimore.

Pavarësisht nga rrethanat dhe kushtet në të cilat ndodhen, ata dëshirojnë ta njohin dhe ta mësojnë shqipen, duan të lexojnë dhe të flasin shqip. Ky libër u shërben dhe u drejtohet, gjithashtu, edhe atyre që shqipen nuk e kanë gjuhë të nënës, porse dëshirojnë ta nxënë atë, duan të jenë në gjendje të lexojnë dhe të flasin në gjuhën shqipe.

Në radhë të parë, autorët kanë mëtuar që baza e nisjes të jetë sa më e thjeshtë. Gjithashtu, është pasur parasysh që ky tekst t'u shërbejë lexuesve dhe mësimdhënësve të shqipes: ai mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare dhe arbëreshe, pra, për t'u mësuar lexim e shkrim shqiptarëve dhe arbëreshëve e për t'i bërë ata të zotërojnë normën e sotme letrare të shqipes së njësuar.

Ky libër, natyrisht, nuk është një gramatikë e shqipes, ndonëse aty jepen, në fakt, njohuritë kryesore rreth sistemit fonetik e morfosintaksor të shqipes, gjithashtu është edhe një udhë drejt gjuhës letrare shqipe, qoftë për ata që nisen nga një dialekt i shqipes apo nga një gjendje sado e larguar prej saj, qoftë për ata që shqipen nuk e kanë gjuhë amtare; për të gjithë, synimi ka qenë që nëpërmjet këtij libri të mund të marrin gjithçka që i duhet një njeriu për të lexuar e kuptuar dhe për të folur shqip.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928327116
ean13
9789928327116
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2925

Botuesi: Plejad

Ndikimi i dietes, mjekesise popullore dhe ushtrimeve fizike ne shendetin e njeriut, Naun Tole

Përshkrimi i vlerave ushqyese dhe kuruese të frutave, perimeve e produkteve të tjera ushqimore si dhe përdorimi i tyre, në rast nevoje si ilaçe popullore të ngjall mjaft interes. Gjithashtu rekomandimi i recetave që janë mjaft praktike për t'u zbatuar (vetëm kërkohet durim dhe vullnet) dhe për të parë efektin e tyre për çdo sëmundje e organ përkatës.
Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Europë, ik eja, Majlinda Bregu

Ndihem krenare që jam mike me Majlindën dhe jam e bindur që libri i saj, i shkruar mes ironisë dhe vetironisë, do të jetë ngacmues për idetë që hedh, se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur më shpejt për në Europë, por edhe një analizë se si Europa duhet të gjejë ide të reja për ta mbajtur gjallë interesin e qytetarëve pro zgjerimit.
Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: 2502

Botuesi: Pegi

Sekrete bukurie dhe mireqenieje

Për të gjithë femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre.• Më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara për të arritur formën ideale.• Këshilla dietike dhe disa menu "dietash të veçanta" (me tregues të ulët glicemik, dieta bimore, me shumë proteina...).
Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.
Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Follow us on Facebook